6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Banka Botërore njoftoi se do të ndihmojë Shqipërinë që të forcojë transparencën dhe qëndrueshmërinë e financave të veta, të zgjerojë burimet për rimëkëmbje e rritje dhe të mbështesë sektorë kyc që ofrojnë mundësi për rritje të qëndrueshme në të ardhmen.
Projekti i miratuar sot për Financimin e Politikave Zhvillimore (DPF) për Qëndrueshmëri Fiskale dhe Rritje Ekonomike, me vlerë 80 milionë dollarë, synon mbështetjen e reformave ristrukturuese dhe rimëkëmbje të qëndrueshme të Shqipërisë. Ky financim është pjesë e një programi më të gjerë të ofruar nga Grupi i Bankës Botërore dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë për të ndihmuar Shqipërinë në menaxhimin e sfidave të krijuara pas tërmetit të fundit dhe krizës aktuale të COVID-19.
Ndërsa godita e dyfishtë nga tërmeti dhe COVID-19 e ka zhvendosur vëmendjen drejt masave emergjente afatshkurtra, qëllimi i këtij financimi është të mbështesë Shqipërinë në ruajtjen e fokusit tek reformat afatgjata që synojnë rritjen e qëndrueshme të bizneseve dhe krijimin e vendeve të punës përmes forcimit të politikave, institucioneve dhe investimeve.
“Konsolidimi i politikave dhe institucioneve për qëndrueshmëri fiskale dhe zhvillim ekonomik është element kyç për të siguruar rimëkëmbjen e fuqishme të ekonomisë dhe rindërtim më të mirë menjëherë pasi të hiqen gradualisht kufizimet në jetën ekonomike që kanë si qëllim ruajtjen e shëndetit publik,” tha Maryam Salim, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri.
Projekti i sapoaprovuar ka mbështetur miratimin e reformave kyçe në Shqipëri për forcimin e transparencës dhe qëndrueshmërisë së financave publike. Publikimi i rregullt i raporteve për shpenzimet tatimore dhe reformat që lidhen me administratën tatimore mbështesin mobilizimin efektiv të të ardhurave. Forcimi i procesit të përzgjedhjes dhe monitorimit të Partneriteteve Publike Private (PPP-ve) do të çojë në rritjen e përfitimeve nga këto projekte.
Projekti gjithashtu ka ofruar mbështetje ndaj reformave thelbësore në sektorin financiar.
Miratimi i kuadrit për zgjidhje jashtë gjyqësore të kredive problemore mundëson ristrukturimin e firmave dhe zgjidhjen e kredive me probleme.
Ligji modern për shërbimet e pagesave lehtëson transaksionet dhe nxit shqiptarët të marrin pjesë në sistemin formal financiar. Kuadri i ri ligjor për tregun e kapitaleve dhe fondet e investimeve mund të çojë në katalizimin e një sistemi financiar më të gjallë dhe të larmishëm, duke ofruar më shumë mundësi për investime në ekonominë shqiptare.
Së fundmi, projekti mbështet mundësitë kryesore sektoriale për rritje të qëndrueshme. Zgjerimi i aksesit në internet me shpejtësi të lartë në zonat rurale do të bëjë që më shumë shqiptarë të kenë mundësi të marrin pjesë në ekonominë dixhitale. Përmes forcimit në administrimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore të Shqipërisë, projekti ofron gjithashtu mbështetje në mbrojtjen e pasurive natyrore, të cilat janë jetike për sektorët kryesorë ekonomikë, përfshirë turizmin dhe bujqësinë.
Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me Bankën Botërore, kanë zhvilluar konsultime me grupet e interesit në lidhje me masat specifike që mbështeten nga kjo hua, përfshirë përfaqësues të sektorit financiar, sektorit privat, rregullatorë, njësi të qeverisjes lokale, shoqata të biznesit, agjenci të mbrojtjes së mjedisit, universitete, OJQ, shoqata të përdoruesve të pyjeve, deputetë dhe partnerë të zhvillimit.
Projekti për Financimin e Politikave Zhvillimore për Qëndrueshmërinë Fiskale dhe Rritjen Ekonomike është një hua e BNRZH-së me spread fiks, me një periudhë faljeje 3.5-vjet dhe afat shlyerjeje 12 vjet.
(MONITOR)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Familjarët e disa personave të arrestuar dhe shoqëruar dje nga Policia e Durrësit kërkojnë lirimin e fëmijëve të tyre. Ata kanë qënë të pranishëm q...
ELBASAN– Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Elbasan , ndërsa janë vënë nën hetim 3 të tjerë, pasi iu gjet kokainë në makinën me të cilën po u...
DURRËS– Tre shtetas janë përfshirë në një sherr që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrës. Pas një konflikti për arsye që ende nuk bëhen të ditu...
TIRANË – Përplasje me policinë, akte dhune, përdorim i gazit lotsjellës, ujit me presion karakterizuan edhe ditën e tretë të protestave, të zhvilluara në m...
DURRËS-Policia e Durrësit ka arrestuar 7 persona si dhe ka proceduar 15 te tjerë pasi ishin pjesmarrës në protestën që u zhvillua për 25 vjeçarin Kl...
DURRËS– Ditën e sotme është grabitur një farmaci e cila ndodhet në qendër të qytetit bregdetar. Farmaci “Drilona” e cila ndodhet pas godinës së bashkisë ës...
TIRANË– Më shumë se 100 persona janë shoqëruar nga policia e Tiranës pasi ishin pjesmarrës në protestën për vrasjen e Klodian Rashës. Po ashtu në Durrës ja...
TIRANË– Pas protestës së djeshme, dhjetra të rinj janë shoqëruar me forcë në komisariat. JOQ ka bërë publike një video ku shihet një i riu në ambulancë. Bë...
DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë në pranga disa persona pasi ishin prezentë në protestën që u zhvillua ditën e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës.Mes t...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e ditës së shtunë duke ndarë në profilin e tij të Facebook, një video nga puna e përditshme e skuadrës së ...