LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka Botërore: Rritja ekonomike e Shqipërisë 7.2% në 2021, pritet 3.8% këtë vit

12 Janar 2022, 06:12 Nga DOSJA

SHQIPËRI – Rritja ekonomike në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore parashikohet të ngadalësohet në 3 për qind në vitin 2022 pasi politika më të rrepta makroekonomike dhe shpërthimet e përsëritura të COVID-19, përfshirë dhe atë të Omicron, rëndojnë mbi kërkesën konsumatore, thuhet në raportin më të fundit të Bankës Botërore për Perspektivat Ekonomike Globale.

Sipas këtij raporti, rritja ekonomike për Shqipërinë në 2022 parashikohet të jetë 3.8 për qind.

“Ekonomia botërore po përballet njëkohësisht me COVID-19, inflacionin dhe pasigurinë e politikave, me shpenzimet e qeverive dhe politikat monetare në territore të paeksploruara. Rritja e pabarazisë dhe sfidave të sigurisë janë veçanërisht të dëmshme për vendet në zhvillim. Vendosja e më shumë vendeve në një rrugë të favorshme rritjeje kërkon veprim të bashkërenduar ndërkombëtar dhe një seri gjithëpërfshirëse politikash kombëtare”, tha presidenti i Grupit të Bankës Botërore, David Malpass.

Për vitin 2021 rritja në vend vlerësohet të ketë qenë 7.2%, ose 2.8 pikë për qind më e lartë sesa parashikimi i qershorit 2021. Nga vendet e rajonit, Shqipëria kishte në 2021 rritjen e dytë më të lartë pas Malit të Zi (me 10.8%, por ky shtet shënoi dhe rënien më të lartë në 2020), e ndjekur nga Kosova (7.1), Serbia me 6%, Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia e veriut me nga 4%.

Në krahasim me parashikimin e qershorit, për vitin 2022, pritshmëria për ekonominë shqiptare është rishikuar lehtë me 0.1 pikë përqindje më shumë.

Sipas raportit, rritja në afatin e mesëm e Shqipërisë, dhe Maqedonisë së Veriut mund të nxitet nga përshpejtimi i reformave strukturore në kuadër të përgatitjeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke marrë parasysh që ky proces nuk shtyhet më tej.

Raporti thekson se bota po hyn në vitin e tretë të pandemisë dhe pavarësisht rritjes është e rrethuar me shumë rreziqe dhe pasiguri. Tre rreziqet kryesore me të cilat po përballen vendet në zhvillim, sipas bankës Botërore janë:

-Zhbalancimet makroekonomike, që kanë ardhur si rrjedhojë e rritjes së borxhit qeveritar .

-Bota po përballet me rritje të pabarazive, teksa Covid-19 bëri që të shënoheshin hapa pas në progresin për uljen e varfërisë.

-Rritja e pasigurive, pas shfaqjes së variantit Omicron që tregon se pandemia nuk ka mbaruar. Variantet e reja mund të vënë në rrezik edhe vendet që kanë nivele të larta vaksinimi, ndërsa mund të rrezikojë më shumë ato me nivel të ulët.

Inflacioni është një shqetësim tjetër që mund të ndikojë në furnizimin me ushqime, sidomos në vendet që janë në konflikte.

Banka thotë se është e qartë do të përballemi me kohëra sfiduese për ekonominë globale – dhe veçanërisht për vendet në zhvillim -teksa stimujt ekonomikë po ngadalësohen dhe kushtet e kreditimit po shtrëngohen. (monitor)

(e.h/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi kryesore banka boterore rritja ekonomike e shqipërisë banka boterore rritja ekonomike e shqipërisë


Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë