Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
VD-Bardhi: Rama nuk i ka shqiptarët në librin e llogarisë!Nuk ka rritje reale pagash
16 Nëntor 2021, 09:25Nga DOSJA
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh ditën e sotme në seancën plenare se qeveria do të rrisë taksat dhe çmimet për shqiptarët. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai u shpreh se Rama nuk i ka shqiptarët në librin e llogarisë, e se nuk po mendon që të bëjë rritje pagash. Ndër të tjera, Bardhi shtoi se vitin që vjen qeveria do të rrisë dhe çmimin e gazit.
‘Paketa fiskale punon për një grup njerëzish të kryeministrit. Qeveria do rrisë taksat dhe çmimet për shqiptarët. Është një qeveri që thyen rekord kur vjen puna për të zhvatur dhe plaçkitur njerëzit. Nuk ka asnjë rritje reale rrogash, pensionesh, nuk ka rritje investimesh. Merr 1 miliard borxh për të paguar koncesionet. Fasadat e disa banesave të Elbasanit do të jepen me koncesion, do të jepet dhe bari i qytetit. Diferenca është e qartë dhe e dhimbshme. Fond qesharak se nuk ka rritje reale pagash, ka vetëm ulje. Rritja është më pak se 10 mijë lekë të vjetra në muaj për mësuesit. Rama nuk i ka shqiptarët në librin e llogarisë. Me një dorë merr pak me një tjetër merr shumë më shumë. Vitin tjetër do të rritet gazi. PD do të votojë kundër paketës fiskale, nuk është votë kundër thjesht për të votuar kundër qeverisë, por kundër atyre që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme.‘- u shpreh Bardhi.
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri e quan mision të pamundur rritjen e pagave të mjekëve. Ditën e sotme, në foltoren e Kuvendit,...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku citoi gjatë seancës së sotme të Kuvendit fjalët e thëna nga Linda Rama për etikën. Teksa tha f...
TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja doli ditën e sotme në një deklaratë për mediat, aty ku bëri të ditur se do të kallëzohen 7 persona në SPAK,...
TIRANË– Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla deklaroi ditën e sotme se deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka marrë masë di...
TIRANË– Ministrja Belinda Balluku kërkoi nga deputetet e opozitës që të reagojnë dhe kur ato marrin ofendime. Balluku përmendi në sallë rastin kur de...
TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzoi ditën e sotme Erion Braçen duke i thënë se ka dalë në përgjimet e antimafias italiane q...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është kapur nga kamerat e Kuvendit të Shqipërisë duke komunikuar me deputeten e PD në Krujë, Meri...