"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Kush u largua nga Tom Doshi? Dy ambasadoret që vizituan Shkodrën para zgjedhjeve, për kë po fliste Lulzim Basha
19 Maj 2021, 09:57Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri një deklaratë të fortë ditën e sotme nga Shkodra. Basha tha se Doshi ka detyruar një ambasadore të një vendi perëndimor që të largohej nga një takim që ka qenë duke zhvilluar në Shkodër, pasi pa një grabitje që i ndodhi një të riu i cili ishte duke denoncuar se Tom Doshi po blinte vota në Shkodër.
“Dhe në fakt e pamendueshmja ndodhi këtu në Shkodër, ku për herë të parë në 30 vite Tom Doshi dhe banditët e tij detyruan të largohet dhe të mbyll mbledhjen një ambasadore perëndimore, pasi grabitën në sy të saj një të ri shkodran i cili pati guximin të ngrihej në këmbë dhe të thoshte: këtu po blen vota Tom Doshi”, tha Basha.
Por kush është ambasadorja për të cilën po flet Basha?
Në një kërkim elementar që Dosja.al bëri në axhendën e ambasadorëve të huaj gjatën fushatës zgjedhore, rezulton se janë dy ambasadore të huaja që kanë vizituar Shkodrën përpara zgjedhjeve. Ambasadorja suedeze në Shqipëri Elsa Hastad ka qenë në qytetin verior më 9 prill 2021 në një vizitë në këtë qytet, ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim ka qenë në Shkodër dy herë. Njëherë përpara zgjedhjeve më 23 mars 2021 dhe në vizitën e dytë më 25 prill, që përkonte me ditën e zgjedhjeve.
Por “armiqësia” e saj me Doshin është e njohur sulmi me deklarata kundrejt kreut të PSD ka nisur që në janar 2021. A ishte një nga këto dy emra, ambasadorja që vendosi të reagonte ndaj Tom Doshit? Mbetet për të parë nëse Lulzim Basha do e zbulojë këtë emër.
(f.g;a.b/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS– Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka folur sot nga Durrësi për zgjedhjet e 25 prillit. Në fjalën e tij, ai ka kërkuar të d...
SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka denoncuar sot se Tom Doshi dhe disa nga “të fortët” e tij, kanë detyruar një ambasadore të një vend...
TIRANË- Kërkesa e anëtarit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, Ilir Rusmajli nuk është mbështetur as nga përfaqësuesit e partive politike. Kreshnik ...
TIRANE– Nënkomisionerja Shtetërore e Zgjedhjeve, Lealba Pelinku e vendosur në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve falë propozimit të Partisë Demokratike, rrëzoi pre...
TIRANE- Një debat i fortë vazhdon prej orësh në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sanksioneve dhe Ankesave, (KAS). Anëtari i Partisë Socialiste në KAS, Ilir Ru...
TIRANË– Debati në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve është nxehur mes anëtarit Ilir Rusmajli dhe relatorit Ledio Braho. Ky i fundit ka pretenduar se Rus...
TIRANË– Debat në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve mes nënkomisioneres Lealba Pelinku dhe anëtarit Ilir Rusmajli. Ky i fundit ka kërkuar të dijë identi...
TIRANË– Nënkomisionerja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku ka sqaruar skemën sesi është verifikuar parregullsia në votimin e bërë në Gjirok...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka theksuar edhe njëherë mesazhin e saj, të përcjellë dje lidhur me situatën post-zgjedhore në Shqipëri...
TIRANË– Analisti Baton Haxhiu ka komentuar deklaratën e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim lidhur me elementët kriminalë në Kuvendin e Shqip...