LIVE UPDATES
Politike

Basha me familjet e vjetra të Elbasanit: Thelbi i ndryshimit, normalitet europian në ekonomi, në shoqëri, në arsim dhe shë

11 Prill 2021, 11:18 Nga DOSJA
Basha me familjet e vjetra të Elbasanit: Thelbi i ndryshimit, normalitet

ELBASAN– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me familje të vjetra të qytetit të Elbasanit.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se edhe pse është një nga qytetet që kulturën e ka pjesë të historisë dhe të krenarisë, Elbasani sot përveç krizës ekonomike, ka dhe shkatërrimin e institucioneve që ruajnë identitetin e kulturës së tij.

Ai deklaroi se plani i PD për arsimin është i harmonizuar me planet e Europës për të na ndihmuar duke premtuar investime të huaja dhe paga dinjitoze për shqiptarët.

Nga qyteti i Normales, Basha theksoi se zotimi i parë është zgjimi ekonomik kombëtar.

Sot jam këtu në mesin e anëtarëve të familjeve të shquara të këtij qyteti me një histori shumë të veçantë, të lasht por dhe pjesën e historisë moderne, pjesën e lindjes së shtetit shqiptar dhe këtu mund të marrim shumë elemente, të kontributeve të familjeve elbasanllijve të Elbasanit, të qytetit të Elbasanit, të intelektualëve të Elbasanit, të patriotëve të Elbasanit. Nga Kostandin Kristoforidhi e deri te patriotët e mëdhenj të pavarësish por shembulli që dua të marrë është shembulli i normales. Shkolla shqiptare e shqiptarisë pa të cilën një zot e di sa kohë do të kishte marrë dhe se si do të kishte shkuar puna e arsimit shqip sepse prej këtu përgatiteshin arsimtarët dhe pedagogët e parë shqiptar dhe shpërndaheshin pastaj anembanë Shqipërisë, që arriti të harmonizojë gegërishten dhe toskërishten, duke na dhënë gjuhën zyrtare shqipe, një pasuri e jashtëzakonshme që na bashkon të gjithëve si shqiptarë, na bashkon të gjithëve si komb. Megjithatë, dua të ndalem te një tjetër metaforë e Normales, se s’ka të bëjë vetëm me shkollën dhe rëndësinë e shkollës për arsimin shqiptar, po ka të bëjë me normalitetin si tipar i elbasanlliut dhe zonjave të Elbasanit. Normalitetin, si tipar i civilizimit, i qytetarisë. Normalitetin, si dëshirë tashmë dhe si aspiratë në një Shqipëri të ç’normalizuar, në një Shqipëri, ku politika e premtimeve të pambajtura ka çuar drejt një gjuhe dhe drejt një sjellje që do të ishte e papranueshme në çdo familje normale shqiptare. Normaliteti në ekonomi, normaliteti në shoqëri, normaliteti në arsim, në shëndetësi, normaliteti si normë e europiane, e qytetares, është thelbi i ndryshimit që ne kërkojmë dhe do të bëjmë realitet nisur nga vota e shqiptarëve në 25 Prill. Por kjo nis vetëm duke normalizuar politikën. Kjo është simptoma e asaj që ka ndodhur këto 8 vite, sepse këto 8 vite s’ka mbajtur asnjë premtim dhe fushata është momente kur ai që ka qeverisur duhet të japë llogari për premtimet, ai që kërkon të qeverisë duhet të zbulojë vizionin, programin dhe mënyrën se si do ti bëjë ato zotime, ato angazhime realitet. Se ai do ta kthejë këtë në betejë midis meje dhe tij. Në fakt koha e tij ka mbaruar. kjo nuk është betejë midis meje dhe tij. Koha e tij ka mbaruar dhe kjo nuk është betejë për ne të dy, nuk është betejë as për kandidatët tanë për deputetë. Kjo është betejë për familjet shqiptare, kjo është betejë për interes kombëtare, kjo është betejë për ekonominë për mirëqenien, për të ndalur emigracionin, për të ringjallur ekonominë në çdo aspekt të saj. Kjo është betejë për të mundësuar që çdo i ri dhe e re e Elbasanit të ketë arsimin e duhur dhe punësimin dinjitoz. Kjo është betejë që shëndetësia shqiptare të fillojë të funksionojë të paktën siç funksionon në Maqedoninë e veriut, të paktën siç funksionon në Kosovë. Kjo është betejë për të pasur një demokraci të vërtet. Kjo është një betejë për të rihapur rrugën drejt bashkimit europian, e cila ka 8 vite që na është bllokuar nga fjalët boshe, nga hipokrizia, nga gënjeshtrat që i simbolizon më mirë se gjithçka tjetër shampanja e derdhur lumë, njësoj si gënjeshtrat e derdhura lumë për negociatat që u premtuan për vitin e parë nuk janë hapur akoma, sepse plani ynë për arsimin e lartë dhe planet e Europës për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor përfshirë Shqipërinë për arsimin e lartë, janë pothuajse të përputhura sepse objektivat tona për të mundësuar investime të huaja, transferim teknologjie, vende pune me paga dinjitoze, janë po kaq ambicia dhe nesër realitet në Shqipëri, sa ç’është edhe dëshira e investitorëve europian sepse forcimi i institucioneve demokratike, përgjegjshmëria e drejtuesve politikë, pozitiviteti, kultura, mirësia, fytyra njerëzore e politikës, janë tipare që e bëjnë Europën, Europë dhe që i bëjnë fëmijët tanë fatkeqësisht të shkojnë drejtë Europës për të zbuluar talentin e tyre, për tu zhvilluar personalisht, për tu punësuar, për të krijuar mirëqenie, për të themeluar familje. Ndërkohë që, këto mundësi ju mungojnë në vatrën e tyre, në vendin e tyre. Askush nuk ikën për qejf. Mund të ikësh për studime siç kam ikur unë, siç kanë ikur sot 30 mijë studentë por është fatkeqësi kombëtare në qoftë se 96% prej tyre nuk duan të kthehen. Normaliteti tipari i Elbasanit më bën krenar që kam qenë deputet i këtij qarku sepse kur kam ardhur këtu ju kam thënë se nga të gjithë, pothuajse nga të gjithë zonat e tjera me qarkun e Elbasanit nuk kisha lidhje. Natyrisht unë dhe prindërit e mi kemi lindur në Tiranë, origjina e prindërve është nga Veriu, ime shoqe i ka nga Jugu, vetëm më Elbasanit nuk kisha një lidhje. Derisa kuptova brenda javës së parë që na lidhte diçka, na lidh normaliteti, na lidhte normalja, qytetaria, tonet qytetare, veprimet qytetare dhe atë që përshkon qytetarinë europiane, një raport të drejtë midis atij që kërkon votën dhe atij që e jep votën por po kaq të drejtë midis atij që ka pushtetin dhe atij të cilit pushteti duhet ti shërbejë sepse në Evropë pushteti i shërben qytetarit dhe me 25 prill vota për ndryshim, vota për Partinë Demokratike, vota për numrin 9 është rivendosja e këtij raporti jo më qytetari që i shërben pushtetit por pushteti dhe qeveria e ardhshme që i shërben qytetarit, i shërben Elbasanit dhe i shërben të gjithë Shqipërisë. Ndaj duke mos harruar zotimin e parë që është zgjim ekonomik kombëtar, zgjim ekonomik për Elbasanin dhe për të gjithë Shqipërinë vende pune, investime me paga më të larta është çelësi për të bërë të mundur gjithçka tjetër, investimet për të bërë të mundur ringjallje n e kulturës, të artit, për të bërë të mundur arsimin normal dhe shëndetësinë që ju shërben njerëzve dhe zgjimi ekonomik kombëtar e Elbasani e i Shqipërisë ecin paralel me rinisjen e asaj rruge që e kemi nisur bashkë më heqjen e vizave rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian” , tha Basha.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha ne elbasan zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha ne elbasan zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 10 Prill 2021, 21:12

TIRANË- Aktivistë nga Vetëvendosja kanë mbërritur sot në Shqipëri së bashku me Ministrin Liburn Aliu për të filluar fushatën elektorale të kandidatëve për ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet