LIVE UPDATES
Politike

10 Shkurt 2021, 08:55 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar ditën e sotme  planin e PD-së, për turizmin. Basha premtoi se do të dyfishojë kapacitetet akomoduese, për t’i hapur kështu dyert për më shumë turistë. Basha tha se plani i tij për turizmin do të sjellë 15% më shumë turistë të huaj.

Në fjalën e tij kryedemokrati tha se pikat që ofron PD-ja në të gjitha planet e saj nuk janë premtime boshe. Ai tha se në muajt e fundit kanë punuar me specialistët më të mirë në industrinë e turizmit, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga bota, për t’i sjellë Shqipërisë një plan pune konkret që do të ndryshojë të ardhmen e turizmit shqiptar.

Basha tha se programi për turizmin garanton rritjen e kontributit të drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonominë nga 8 në 10% si dhe do të dyfishojmë kapacitetet akomoduese.

DEKLARATA E PLOTË- 

Kemi folur për ekonominë dhe se si Shqipëria më në fund mund të fitojë.
Kemi folur për shëndetësinë dhe se si Shqipëria do të fitojë.
Javën e shkuar folëm për arsimin, çështjen më të rëndësishme për familjet tona, për fëmijët tanë dhe tani është e qartë për të gjithë se si Shqipëria do të fitojë.
Shqipëria fiton kur ka një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj.
Shqipëria fiton kur qeveria angazhohet ndaj njerëzve për të zbatuar planet e saj.
Shqipëria fiton kur qeveria në fakt ka një plan konkret.
Shqipëria fiton kur të sjellim 110.000 vende pune!
Fiton kur të ngremë pagat e mjekëve dhe infermierëve tanë të palodhur!
Pagat e arsimtarëve dhe pedagogëve.
Shqipëria fiton kur fëmijët tanë të marrin arsimin më të mirë të mundshëm!
Të dashur miq,
Sot ju prezantoj me krenari planin tonë për turizmin!
Ne jemi të bekuar me vendin më të bukur në botë.
Kemi plazhe të mrekullueshme.
Kemi peisazhe madhështore, që nuk gjenden askund tjetër.
Kemi kaq shumë për t’i ofruar botës, por që i japim kaq pak.
Nëse ne arrijmë potencialin tonë të vërtetë, do mund të bëjmë shumë gjëra të mëdha së bashku.
Turizmi është një nga bazat e ekonomisë tonë
Si shumë fusha të tjera, edhe ai është lënë pas dore. Kur nuk ecën para, nuk mbetesh në vendnumëro, por rrëshqet prapa.
Shikoni vetëm vendet e Ballkanit rrotull nesh.
Shikoni si lulëzon industria e tyre e turizmit.
Ata kanë kuptuar pikërisht atë që kjo qeveri nuk e ka bërë kurrë: nëse investon në mënyrën e duhur, nëse vendos të kujdesesh për njerëzit dhe jo për veten, mund të arrish gjëra të mëdha!
Niveli i punësimit në industrinë e turizmit,
të ardhurat mesatare nga turistët
dhe kohëzgjatja e sezonit turistik,
janë të ardhurat më të ulëtat në rajon!
Kjo duhet të ndryshojë!

Siç ju kam thënë gjatë javëve të fundit, këto që po ju prezantojmë nuk janë premtime boshe fushate.

Janë angazhimet tona, janë angazhimi im ndaj jush.

Nëse dikush nuk i plotëson angazhimet, nuk meriton të rrijë në detyrë pas 4 vitesh dhe jo më të kërkojë një mandat të dytë apo të tretë. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë sepse ata nuk janë të pashpresë.

Të dashur bashkëqytetarë,
Në muajt e fundit kemi punuar me specialistët më të mirë në industrinë e turizmit, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga bota, për t’i sjellë Shqipërisë një plan pune konkret që do të ndryshojë të ardhmen e turizmit shqiptar.
Më lejoni tani shkurtimisht t’ju prezantojë vetëm disa nga pikat se si Shqipëria do ta fitojë turizmin:
Unë angazhohem se ne do ta trajtojmë turizmin si një projekt madhor kombëtar. Çdo projekt i lidhur me turizmin, çdo investim i lidhur me të, do të marrë përparësi nga qeverisja jonë. Kjo është rruga për ta vendosur Shqipërinë të parën.

Unë angazhohem të rrisim kontributin e drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonominë tonë nga 8 në 10%

Angazhohem të dyfishojmë kontributin në punësim nga rritja e turizmit në ekonomi 40.000 në 80.000 vende pune. Kjo do ta ndryshojë ekonominë tonë. Do t’u japë njerëzve punë dinjitoze dhe shpresë.

Angazhohem të dyfishojmë kapacitetet akomoduese. Duke hapur kështu dyert për më shumë turistë. E për pasojë do të kemi më shumë vende të reja pune.

Angazhohem të punoj për të rritur kohëzgjatjen e sezonit turistik, përmes diversifikimit të ofertave turistike:
Bregdetare
Malore
Rurale
Kulturore
Kështu ne do të dyfishojmë kohën e qëndrimit të turistëve të huaj në vendin tonë.
Do t’u japim atyre më shumë arsye stimuluese për ta vizituar Shqipërinë.
Si rrjedhojë e këtyre masave qeveria e re angazhohet të rrisë numrin e turistëve të huaj me 15% në vit!

Turizmi është një nga bazat e gjithë ekonomisë tonë kombëtare. Ne mund të marrim shumë më shumë prej tij. Mundemi dhe me ndihmën tuaj, do ta marrim!
Shqipëria do të fitojë!
Ne mund të jemi më mirë dhe të bëhemi më mirë!
Më 25 prill ne do ta largojmë qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë dhe bashkë do ta ndryshojmë të ardhmen e vendit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha plani i pd-se per turizmin lulzim basha plani i pd-se per turizmin

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë