"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Përmbytjet në Shqipëri/ Basha viziton Lezhën, Shkodrën dhe Fushë- Krujën: Nuk është koha për politikë, duhet t’u vi
10 Janar 2021, 19:52Nga DOSJA
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha, ditën e sotme ka qenë në Lezhë, Shkodër, dhe Fushë- Krujë për të parë nga afër situatën e përmbytjeve për shkak të motit të keq.
Ndërkohë në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha krahas fotove që ka postuar me banorët shkruan se sot nuk është koha për politikë por sipas tij është koha për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Ai ka thënë ndër të tjera se tani duhet që situata të menaxhohet dhe jo të bëhet propagandë.
Postimi i Plotë i Bashës:
Isha sot pranë banorëve të zonave të përmbytura në Shkodër, Lezhë dhe Fushë Krujë të cilët prej ditësh përballen me vështirësi për shkak të rreshjeve të mëdha. Këto janë kohë të vështira për Shqipërinë, që po përballet si me dëmet nga moti, kriza ekonomike ashtu edhe nga pandemia. Qytetarët sot e kanë edhe më të pamundur për t’a përballuar këtë situatë të rënduar. Kriza ekonomike ua ka bërë të pamundur krijimin e rezervave ushqimore apo të kursimeve monetare. Fshatra të tërë janë të izoluar prej ditësh pa asnjë komunikim me qendrat administrative, spitalet dhe tregjet. Ndërsa ndihma nga qeveria ka munguar. Sot nuk është koha për politikë, por është koha t’u vihet në ndihmë qytetarëve, me ushqime, ujë të pijshëm e medikamente pasi shumë prej tyre kanë dhe probleme shëndetësore. Duhet menaxhim i situatës dhe jo propagandë boshe, ndërsa shqiptarët vuajnë çdo ditë e më shumë. Për fat të keq, qeverisë nuk i bëhet vonë për qytetarët. Në ditën më të keqe është shtruar në darka në restorantët më luksozë në Dubai. Partia Demokratike dhe unë do të bëjmë çdo gjë që mundemi për të dhënë ndihmën tonë. Ne do të përballemi me këtë situatë bashkë dhe do të dalim prej saj bashkë. Pas 25 prillit, të gjithë bashkë do të ndërtojmë një qeveri që kujdeset për qytetarët dhe jo per vete. Do të sjellim shpresë për të gjithë dhe ndryshimin që presin të gjithë shqiptarët.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Fiks në kohën kur rrjetet sociale po zienin nga talljet dhe ironitë për darkën luksoze të ministrave në Dubai dhe opozita akuzon qeverinë për një k...
FUSHË KRUJË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar fshatin Murqin, Njësia Administrative Bubq, ku dhe ka biseduar me banorët që janë prekur nga përmb...
TIRANE– Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar darkën e ministrave të qeverisë Rama me biznesmenin Samir Mane në Dubai. Në një shkrim në rrjetet sociale, Meh...
ATHINË– Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias është optimist se Shqipëria dhe Greqia janë në rrugën e duhur për të zgjidhur mosmarrëveshje...
TIRANË– Moti i keq dhe përmbytjet në Shqipëri janë kthyer në kryefjalë të ditës, duke marrë gjithë vëmendjen e politikës, mediave por edhe qytetarëve...
TIRANE- Një reagim i gazetarit Dritan Hila se delegacionet zyrtare nuk mund të ushqehen me “sufllaqe”, referuar darkës së ministrave të qeverisë me biznesmenin ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme u ka kthyer përgjigje disa nga komentuesve në lidhje me darkën e qeveritarëve në restorantin e kuzhinierit tur...
TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha e sheh si të papranueshme darkën e ministrave të qeverisë Rama në restorantin e kuzhinierit turk Nusret në Dubai. Berisha ...
LEZHË– Kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme, pasi ka parë nga afër banorët e zonave të përmbytura në Shkodër është ndalur edhe në Torovicë të Lezhës, ...