Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
VD-Bashën e shkarkoi! Berisha: Ndeshje e jashtëzakonshme, s’flas për peng-kryetarin
11 Dhjetor 2021, 17:16Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur para mediave vetëm pak minuta pasi e shkarkoi me 4 mijë e 491 vota kryedemokratin Lulzim Basha në Kuvendin që mbajti sot. Para gazetarëve, Berisha tha se ajo që ka ndodhur sot në stadiumin “Air Albania” ishte një ndeshje e jashtëzakonshme. I pyetur nëse druhet se kryedemokrati Basha mund ta përjashtojë nga Partia Demokratike bashkë me deputetët e tjerë, Berisha tha se sot preferon të mos flasë sot për Bashën që e konsideroi kufomë politike.
Pjesë nga biseda:
Sali Berisha: Demokrate dhe demokratë shqiptarë kudo që ndodheni, për këtë ngjarje më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve që ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të Partisë Demokratike. I pari në historinë e pluralizmit në Shqipëri, por mundet dhe në Evropë e botë. Triumfi më magjik më mahnitës, më madhështor. Sot në 8 orë pa pushim mbi 4 mijë e 934 delegatë vendosën firmat e tyre në këtë monument madhështor të rikthimit të rivendosjes së pluralizmit politik. Nuk largohem dot pa përshëndetur ekipin kombëtar por në veçanti dhe tifozët kuqezi që i dua shumë sepse për mua ata janë atdhetarë të vërtetë. U them që sot në stadiumin e tyre të dashur u zhvillua ndeshja më e mahnitshme mes lirisë dhe të shkuarës. Takimi më i bukur mes lirisë dhe të ardhmes.
Pyetje: Mendoni se do t’ju përjashtojnë nga PD? Apo deputetët e tjerë?
Sali Berisha: Nuk do të doja që të flisja për të sot. Peng Basha është një kufomë politike.
GJIROKASTËR – Reshjet e shumta të shiut po shkaktojnë probleme në shumë zona të Gjirokastrës. Përroi i Sopotit ka bërë që bllokohet rruga lidhëve mes...
FIER – Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi u shpreh se do të kërkohet ndihma e ushtrisë në rast se përkeqësohet situata e përmbytjeve në Fier. P...
KURBIN– Policia e Kurbinit ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me arrestimin e autorëve të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli. Në njoftim sqarohet se p...
KURBIN– Policia e Kurbinit ka publikuar pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli. Në video shihet momenti i prangosjes së Llej ...
SHQIPËRI – Sindikata e Policisë në Burgje reagoi sot për përgjigjet e qeverisë ndaj kërkesave të tyre financiare. Nëpërmjet kryetarit Valentin Macaj...
ELBASAN – Reshjet e vazhdueshme të shiut në Elbasan kanë bllokuar fshatin Benë. Sipas informacioneve të fundit, fshati Muriqan ka pësuar përmbytje të mëdh...
TIRANË– Shkarkohet kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha! Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ...