All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Bashkëpunim me PS për ‘territorialen’, Rushaj: Nuk kemi marrë propozim nga askush

12 Tetor 2021, 12:23 Nga DOSJA
Bashkëpunim me PS për ‘territorialen’, Rushaj: Nuk kemi
All - Paragraf - 1

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar demokrat Alfred Rushaj ka folur pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ku është diskutuar në lidhje me komisionet hetimore parlamentare të kërkuara nga opozita. Ai deklaroi se opozita nuk ka marrë asnjë propozim deri më tani për zgjatjen e afateve të vettingut.

Rushaj: Ka një dakordësi për objektin e hetimit për Komisionin Hetimor për Zgjedhjet sipas propozimit që ne bëmë. Nuk ka dakordësi për inceneratorët. Duket që pala tjetër është duke shqyrtuar propozimet tona dhe do të vijë përpara seancës sot dhe nesër, për të shkuar në një objekt të dakordësuar. Ndërkohë, duket që ka një vendim të palës tjetër për të mos pranuar ngritjen e Komisionit Hetimor “Becchetti”. Justifikimi për këtë është një letër që paska sjellë Avokati i Shtetit dhe socialistët thonë që ngritja e Komisiionit Hetimor “Bechetti”, që do të hetonte përse shqiptarët do të paguajnë thuajse 120 milionë euro, është kundër interesit të Shqipërisë. Në fakt mosngritja e këtij Komisioni është në interes të Edi Ramës. Është e turpshme që PS barazon interesin e shqiptarëve me interesin e Edi Ramës dhe disa nëpunësve të tij. Kjo në shkelje të plotë Kushtetutës, në shkelje të plotë të vendimeve të qarta të Gjykatës Kushtetuese të cilët kanë krijuar jurisprudencë të qartë për çdo aspekt të këtij Komisioni. Natyrisht ne nuk do e pranojmë këtë pjesë, do të bëjmë çfarë ne kemi në dorë, çfarë ne kemi mundësi të bëjmë që ky Komision të ngrihet dhe shqiptarët ta dinë se përse do të paguajnë 120 milionë euro.

Pyetje: Z. Rushaj, ju jeni mandatuar nga z.Basha për çështjen e vetingut. A është PD e gatshme të diskutojë si çështje të vetme apo do të negocioni në një paketë për të tjera ndryshime kushtetuese?

Rushaj: Ne nuk kemi marrë asnjë propozim nga askush deri tani për vetingun.  Kjo është një çështje që nuk është diskutuar me asnjë partner dhe asnjë forum deri tani.

Pyetje: Ju çfarë dëshironi?

Rushaj: Ne do të kemi një qëndrim atëherë, kur të kemi një propozim konkret. Mbi atë do të flasim dhe padyshim do të jetë pjesë e një strategjie tonës më të madhe, por e rëndësishme për ne është që mbi të gjitha të vihen interesat e shqiptarëve dhe jo nevoja që ka Partia Socialiste apo Edi Rama.

Pyetje: Pra nuk jeni të gatshëm për ta votuar? Sepse e kërkojnë partnerët?

Rushaj: E para ne nuk kemi asnjë kërkesë nga partnerët deri tani. Po e ripërsëris edhe një herë, nuk kemi marrë asnjë kërkesë nga askush deri tani. Unë jam i ngarkuar për këtë si pjesë e një procesi më të madh, pra ne jemi të gatshëm të diskutojmë për çështje shumë më të rëndësishme, siç është ndryshimi i Kodit Zgjedhor, ndryshime të tjera që kanë të bëjnë me interesin e shqiptarëve, por jo për çështje që i takojnë Edi Ramës.

Pyetje: Duke e kushtëzuar me vetingun apo duke i lënë të ndara?

Rushaj: Strategjitë se si do të negociojmë se çfarë do të bëjmë do të paraqiten kur të kemi diçka konkrete.

Pyetje: Z. Rushaj çfarë mendimi keni për vendimin e z.Basha për përjashtimin e z.Noka si n/kryetar i Komisionit të Sigurisë?

Rushaj: Vendimi që mori z.Basha është një vendim i marrë në përputhje me kompetencën që kryetari ka, sidoqoftë është një vendim i brendshëm i Partisë Demokratike, padyshim do të respektohet çdo procedurë.

Lexo dhe:

Akuzat e Bylykbashit për pazar PS-PD, Balla: Jemi të hapur për të diskutuar…

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alfred rushaj alfred rushaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen