LIVE UPDATES
Politike

Bashkëqeverisje PD-PS? Kim nuk përfshihet: S’kam këshilla për askënd, ta vendosin vetë partitë

18 Maj 2021, 20:39 Nga DOSJA
Bashkëqeverisje PD-PS? Kim nuk përfshihet: S’kam këshilla

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i shtriu dorën e bashkëpunimit Partisë Demokratike pas fitores së mandatit të tretë qeverisës në zgjedhjet e 25 Prillit. Por si e komenton ambasadorja amerikane Yuri Kim një deklaratë të tillë dhe mundësinë e një qeverie me bazë të gjerë?

E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ambasadorja e SHBA thotë se kjo është zgjedhje e partive politike dhe janë ato që vendosin.

Por thekson se nga Parlamenti i ri që do të mblidhet në Shtator kur fillon sesioni i ri, ka pritshmëri të mëdha.

Blendi Fevziu: Pas zgjedhjeve, kam parë Kryeministrin Rama ose kreun e PS Rama që kërkon bashkëpunim me PD. E fton PD për një bashkëpunim të madh, pa kufi, siç thotë ai. Mendoj se përfshihet një qeveri e madhe, një qeveri me pjesëmarrjen e PS dhe PD. Çfarë mendoni për këtë ide?

Ambasadorja Kim: Mendoj se është diçka që duhet ta diskutojnë vetë partitë mes tyre dhe të vendosin.

Blendi Fevziu: Po për komunitetin ndërkombëtar, si do shihej një qeveri e madhe?

Ambasadorja Kim: Mendoj se janë partitë që e vendosin.

Blendi Fevziu: Nuk përbën ndryshim për imazhin e Shqipërisë?

Ambasadorja Kim: Mendoj se janë partitë që e vendosin.

Blendi Fevziu: Dhe, cilat janë pritshmëritë tuaja nga parlamenti tjetër?

Ambasadorja Kim: Pritshmëria nga parlamenti tjetër është…

Blendi Fevziu: …është shumë më i balancuar tani…

Ambasadorja Kim: Është i balancuar dhe është i plotë dhe kjo është vërtet me rëndësi. Shiko, Shqipëria ka shumë gjëra të rëndësishme në horizont. Ka zhvillime, ka hapa që duhen ndërmarrë. Partia Socialiste si dhe Partia Demokratike kanë qenë të rëndësishme. Kanë luajtur një rol kyç në disa nga çastet më historike për Shqipërinë…

Blendi Fevziu: Disa nga më të rendësishmet…

Ambasadorja Kim: …saktë, disa nga më të rëndësishmet…

Blendi Fevziu: …rënia e komunizmit, anëtarësimi në NATO…

Ambasadorja Kim: …e saktë…

Blendi Fevziu: …heqja e vizave …

Ambasadorja Kim: Kur shoh për shembull Partinë Demokratike, arsyeja pse e festoj kthimin e tyre është që ata përfaqësojnë një pjesë të rendësishme të elektoratit. Por më shumë se kjo, përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të historisë së Shqipëriaë. Dhe, akoma më e rëndësishme, përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të së ardhmes së Shqipërisë. Pra, ashtu si PD ishte në krye të tranzicionit të Shqipërisë nga diktatura në demokraci; siç ishin në krye të anëtarësimit në NATO, tani janë gati për të luajtur një rol të rëndësishëm për ta çuar Shqipërinë plotësisht në familjen europiane, pra ky është lajm i mirë. 

Blendi Fevziu: Ambasadore Kim, nëse ju kërkoj një këshillë për Ramën dhe për Bashën, cila do ishte? Së pari, për Ramën.

Ambasadorja Kim: Nuk kam ndonjë këshillë.

Blendi Fevziu: Jo?

Ambasadorja Kim: Jooo…

Blendi Fevziu: As për Bashën?

Ambasadorja Kim: Jooo… E di që doni të jap këshilla personale por detyra ime është të përfaqësoj pikëpamjet e vendit tim dhe të presidentit tim.

Blendi Fevziu: Çdo deklaratë që bëni është pikëpamja e Shteteve të Bashkuara, politika zyrtare?

Ambasadorja Kim: E bëj shumë të qartë nëse jam duke folur në mënyrë joformale apo personale, por, po, detyra ime është të flas në emër të Shteteve të Bashkuara.

Blendi Fevziu: Kam parë disa ditë më parë, le të themi dy ditë përpara fushatës zgjedhore, një fjalim nga Elez Biberaj, një nga zyrtarët e lartë të VOA. Tha se nëse Rama fiton zgjedhjet, do të ketë një hendek në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Është e vërtetë?

Ambasadorja Kim: Mendoj që secili ka të drejtë të ketë opinionin e vet. Ai po fliste në cilësinë e tij si…

Blendi Fevziu: A është pikëpamja zyrtare e Shteteve të Bashkuara?

Ambasadorja Kim: Jooo…

Blendi Fevziu: Jo?

Ambasadorja Kim: Hajde tani! Ju e njihni realitetin këtu. I vetmi ent që flet në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është Ambasada e SHBA. Kaq.

Marrë nga tvklan.al

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit