Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Bashkëshorti vrau gruan me thikë,viktima varroset në Levan, mbyllet shtëpia e çiftit
9 Shkurt 2022, 10:36Nga DOSJA
FIER – Valentina Mamaj, gruaja që u vra dje me thikë nga bashkëshorti i saj në fshatin Sheq i Madh do të varroset në Levan, vendlindje e prindërve të saj. Mediat zbuluan se banesa ku jetonte viktima dhe bashkëshorti i saj është mbyllur pas ngjarjes tronditëse.
Fqinjët e çiftit Mamaj folën për mediat duke thënë se nuk i njihnin si njerëz problematikë dhe konfliktualë. Njëri prej tyre thotë se e njihte Petritin si njeri i qetë.
“Më është dukur i mirë, por nuk është se i njoh i mirë, kemi folur rrugës, por se çfarë kishte brenda se dinim. Ai nuk pinte se i thoja herë pas here”, tregon banori i Sheqit të Madh.
Çfarë ka ndodhur? 50-vjeçarja Valentina Mamaj u godit me thikë në zemër nga bashkëshorti i saj. Pas ngjarjes, ai telefonoi vëllanë e tij duke thënë se gruaja e tij kishte vrarë veten me thikë. Ai tha fillimisht para forcave të rendit se kishte dalë për xhiro në mëngjes dhe më pas e gjeti në banesë gruan të vdekur. Efektivët e rendit nuk u bindën nga rrëfimi i Petrit Mamajt. Hetimet e thelluara treguan se ai kishte qëlluar gruan me thikë në zemër dhe më pas shkoi në lokal. Para provave të pakundërshtueshme, 56-vjeçari tha se e vrau gruan e tij për arsye xhelozie. Ngjarja tronditëse ndodhi pasi djali i familjes u nis për në Gjermani.
LAJMI KRYESOR: E vrau burri,50-vjeçarja varroset në fshatin e prindërve! Familjarët:Kishte probleme
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Në një burg me kapacitet prej 600 të burgosurish dhe 180 të paraburgosurish, do të qëndrojë për 3 vite e 4 muaj ish-ministri i Brendshëm Saim...
FIER – Petrit Mamaj, autori i vrasjes së bashkëshortes së tij Valentina Mamaj dje në Sheqin e Madh të Fierit, pretendohet se ka probleme mendore. Një i af...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka depozituar në padi në Prokurorinë e Tiranës dhe në SPAK për Kuvendin e Shqipërisë, me akuzën e falsifikimit të dokume...
TIRANË– Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë ndërsa tre janë shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Policia njofton se në pranga ka rën...
TIRANË– Ambasada amerikane ka njoftuar zyrtarisht detajet e një takimi me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama, par...