Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Bejruti nuk do të jetë më kurrë i njëjti
5 Gusht 2020, 20:28Nga DOSJA
LIBAN– Bejruti ka qenë prej kohësh sinonim i fjalës shpërthim. Qyteti ishte pika kryesore e luftës civile 15-vjeçare në Liban, një nga më të gjatat në botë. Dhe vetëm në 15 vitet e fundit, ajo ka dëshmuar një varg atentatesh, një konflikt civil për një ditë, një luftë ndërkombëtare një mujore dhe vite të trazirave ekonomike dhe politike.
Përgjatë këtyre dekadave, banorët e Bejrutit u përpoqën t’i tregojnë botës se ato ishin më shumë sesa tërësia e krizave të tyre. Miliona libanezë dhe qindra mijëra refugjatë që jetojnë atje, mburreshin për shtëpitë me kodra të gjelbërta buzë një sfondi bregdetar të kaltër. Ato lidhje të thella komunale u ndërtuan atje, edhe ndërmarrjet, edhe arti u shumuan në rrugët e ankthit. Ai qytet ishte shembulli më i mirë se si njerëzit me aftësinë dhe forcën e tyre arritën të përballonin një sërë problemesh që rrodhën nga një prej linjave më të tensionuara gjeopolitike në botë.
Por, pas shpërthimit masiv në portin kryesor të vendit, duket sikur njerëzit dhe rrethinat e Bejrutit ishin dorëzuar dhe tashmë ishin të pafuqishëm. Shpërthimi, i cili shkaktoi dëme në rreth 10 kilometra larg (6 milje) larg, ishte ngjarja më e keqe dhe e dhunshme që qyteti kishte parë ndonjëherë. Lagje të tëra u kthyen në fantazma. Qindra mijëra banorë të qytetit u shpërngulën. Rrugët ishin të mbuluara me copa qelqi. Njerëzit uleshin në trotuare jashtë shtëpive të tyre të shkatërruara dhe fytyrat e tyre mbyteshin nga lotët. Duke bërtitur dhe duke kërkuar furishëm të dashurit e tyre nën rrënoja. Klithmat e foshnjeve të përgjakura mbushën repartet spitalore plot me të plagosur. Disa nga mjekët kryen operacione tek të mbijetuarit nën dritat e celularëve, pasi qyteti nuk kishte as energji elektrike.
Në këtë qytet që kishte për një kohë të gjatë dallime politike, fetare dhe ekonomike, dëmi nuk kurseu askënd. Të paktën 135 njerëz kanë vdekur, me dhjetëra të tjerë janë zhdukur, sipas ministrit të shëndetësisë. Ndërsa më shumë se 4,000 njerëz janë plagosur.
Porti i Bejrutit – rruga kryesore për jetën e Libanit me botën e jashtme – u zhduk dhe shumica e banorëve të qytetit e gjetën veten të bllokuar në një sekuencë në dukje të pafund të skenave dëshpëruese, apokaliptike. Heshtja ra mbi banorët e stinës së konfliktit. Ngjarja misterioze nxiti spekulime, por trishtimi dukej se kishte eklipsuar tërbim.
Duke iu përgjigjur një përfaqësuesi të KB në ngushëllimet për Libanin, profesorja e asociuar e Universitetit Amerikan të Bejrutit Carmen Geha tha në Tëitter: “Faleminderit, ngushëllimet e vetme që pranojmë aktualisht janë ato me angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare për drejtësi dhe ndihmë. Ne ende po numërojmë të vdekurit tanë dhe po tërheqim trupat nën rrënoja.”
Bejruti nuk do të jetë më i njëjti, mësohet të kenë thënë edhe banorët e qytetit dhe analistët.
“Unë nuk mendoj se Bejruti do të jetë i njëjti pas kësaj. Ishte një shok i madh psikologjik. Ai është shkatërruar në kuptimin e parë të fjalës dhe në kuptimin metaforik,”– tha Karim Makdisi, një profesor tjetër i asociuar në Universitetin Amerikan të Beirut.
“Shpërthimi ishte i pabesueshëm, solli dhunën e tij të plotë dhe simbolikën që lë pas dhuna,”– shton ai më tej.
Porti i Bejrutit mbeti një nga disa qendrat aktive në veprimtarinë tregtare. Edhe pse monedha u ngurtësua dhe varfëria u rrit, dërgesat e mallrave vazhduan. Libani mbështetet shumë në importe për të përmbushur nevojat e tij themelore. Por tashmë ‘ura’ e vendin u shkatërrua, duke ngritur frikën e mungesës së madhe të grurit në javët në vazhdim.
Autoritetet po përpiqen të devijojnë dërgesat në portin shumë më të vogël të qytetit verior të Tripolit, por ka shqetësime që këtij porti i mungon aftësia për të marrë anije të mëdha.
“Sapo të largohet pikëllimi dhe tronditja, njerëzit do të derdhen në protesta dhe do të kërkojnë që këta politikanë gjatë dy ose tre dekadave të fundit të japin llogari në një farë mënyre. Ose përndryshe, do të nënshtrohemi ndaj pushtetit,”- tha Makdisi.
Teoritë që aktualisht qarkullojnë pas kësaj ngjarjeje tragjike, flasin për një neglizhencë të autoriteteve.
Kryeministri Hassan Diab, i cili e ka paraqitur veten si një person kundër reformave të qeverisë, ka premtuar se do t’i vendosë fajtorët përpara drejtësisë, duke treguar se depoja që shpërtheu ka qenë në rrezik shpërthimi prej gjashtë vitesh. Kreu i doganave libaneze Badri Daher tha që ai i njoftoi organet e drejtësisë, dhe i paralajmëroi se substanca të rrezikshme po mbahen në port.
Ushtria ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme dyjavore, ndërsa banorët e qytetit përpiqen të rindërtojnë. Shpërthimi erdhi vetëm disa orë pasi zyrtarët e shëndetësisë ngritën alarmin në lidhje me mënyrën se si qeveria e Libanit për reagonte ndaj shtimit të rasteve me Covid-19, kohët e fundit.
Të martën në mëngjes, kreu i spitalit kryesor publik të vendit që trajtonte pacientët me koronavirus njoftoi se vendi ishte pothuajse në tejkalim të kapaciteteve.
Ishte një deklaratë që dukej sikur parashtronte skenarin më të keq për sistemin e kujdesit shëndetësor në Liban, që tashmë ka peshën e katastrofës ekonomike. Disa orë pas njoftimit, shpërthimi dërgoi mijëra njerëz në spitalet e Bejrutit.
Një grua që ishte duke bërë dush në atë moment u soll rreth e qark san ë një spital në tjetrin, sa më në fund, një fshat malor i dha ndihmë mjekësore dhe e pranoi pas sorollatjeve.
Një qytetar amerikan në Bejrut i tha CNN se ai vizitoi Spitalin e Shën Gjergjit në Bejrut – një nga dy spitalet e dëmtuar në shpërthim – duke dhuruar gjak. Roja e sigurimit e largoi. “Ne nuk kemi nevojë për gjak, sepse nuk ka spital. Ne jemi zero,”– tha roja.
Ministria e shëndetësisë në Liban ka thënë se do të krijojë spitale në terren për të trajtuar mijëra të plagosur, por është e paqartë se si planifikon të trajtojë rastet me Covid-19 në mes të shkatërrimit.
“Shumica e njerëzve po rindërtojnë shtëpitë e tyre dhe dy spitale janë shkatërruar. Kush do të bëjë PCR?”- tha Makdisi, duke iu referuar testeve Covid-19.
“Duket sikur koronavirus është zhdukur, por nuk është zhdukur. Duket sikur financiare është zhdukur, por nuk është zhdukur,”- tha Makdisi. “Si i vendosni këto kriza mbi njëra-tjetrën…..Njerëzit kanë një ndjenjë humbjeje dhe pafuqie, dhe të gjithë duan të largohen dhe të dalin nga vendi. Ata kanë hequr dorë nga ky vend.”
Megjithatë, disa protestues besojnë se protestat mund të përcaktojnë edhe një herë një të ardhme të re politike.
“Sot, ne jemi të pikëlluar por po ndihmojmë. Nesër, ne varrosim të vdekurit dhe të afërmit tanë,”- shkroi një aktiviste dhe komediane, Shaden Fakih në faqen e saj të Facebook të marten, “më vonë do të bëjmë gati trekëndëshat e varjes.”
SHBA- “Ne jemi të fokusuar që të mbështesim procesin e drejtuar nga Bashkimi Europian që do të çojë në një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë...
LIBAN- Të tjera pamje janë bërë publike nga tragjedia e ndodhur dje në Bejrut. Sot mediat ndërkombëtare kanë publikuar një video, ku shihet se si është përjetua...
MIKRONEZI– Tre burra janë shpëtuar falë një shenje SOS (sinjali i emergjencës), të cilën e shkruajtën me shkronja gjigante në rërën e ishullit ku kishin ngecur....
LIBAN– Disa zyrtarë, punonjës të portit në Bejrut ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm dhe la pas të paktën 135 viktima, janë vënë në pranga. Mësohet se zyrtarët, të...
LIBAN-Numri i viktimave në kryeqytetin libanez si shkak i shpërthimit të fuqishëm të së martës ka shkuar në 135.Ndërkohë nga mediat e huaja është raportuar se 5...
LIBAN– Janë publikuar pamje të reja të shpërthimit në kryeqytetin libanez. Ndryshe nga videot e publikuara deri më tani në këtë video të re duket më afër moment...
PODGORICË– Një grup i madh me harabela të ngordhur janë parë mëngjesin e kësaj të mërkure në Bllokun Pesë në Podgoricë, në Malin e Zi.Harabelat e ngordhur...
SERBI-Me betimin e deputetëve të rinj është konstituuar parlamenti i Serbisë në përbërje të re, por të martën nuk u arrit të zgjidhej kryetari i parlamentit. De...
KOSOVË- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e përkrah një dialog ku pjesë e tij nuk janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas anëtarit të AAK i cili ësh...
JAPONI– Prej më shumë se 6 mujash në mbarë botën po punohet për një vaksinë kundër Covid-19. Ndërkohë ende nuk ka një vaksinë të prodhuar, ndërkohë që bilanci i...