Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Bellind Këlliçi ‘shpërthen’ keq: Partia Demokratike të paguajë rrogat
8 Dhjetor 2021, 21:58Nga DOSJA
TIRANË-Deputeti Belind Këlliçi ka kërkuar që Partia Demokratike të paguaje rrogat e punonjësve. I ftuar në “Open”, teksa debatonte me Roland Bejkon, Këlliçi la të kuptohej se punonjësit e PD-së nuk kanë marrë as rrogat. Gjithçka nisi kur Bejko e konsideroi të shtrenjtë ‘Foltoren’ referuar 10 milionë lekëve që do të paguhen për stadiumin “Air Albania” më 11 dhjetor.
Këlliçi e kundërshtoi këtë gjë duke e krahasuar me tarifën që mund të ketë shpenzuar kryedemokrati Lulzim Basha për aktivitetin e sotëm me rastin e 8-dhjetorit. Kur Bejko tha se PD merr para nga shteti ndryshe nga folroeja, atëherë deputeti Këlliçi tha se do të ishte mirë që selia blu të jepte dhe pagat.
Pjesë nga biseda:
Roland Bejko: Kjo ‘Foltorja’ e shtrenjtë’
Belind Këlliçi: Më e shtrenjtë se ajo e sotmja s’është njëherë
Roland Bejko: Merr para nga shteti
Belind Këlliçi: Po mos më trego mua ti se i di mirë aktivitetet unë
Roland Bejko: Merr para nga shteti partia
Belind Këlliçi: Atëherë partia të japë rrogat se ka disa muaj…
Roland Bejko: Këto s’i di unë
Belind Këlliçi: I di unë këto, të japë rrogat e punonjësve partia.
TIRANË – N/kryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaroi se PD-ja do të dalë më e fortë pas Kuvendit të 18 dhjetorit. Në lidhje direkte me e...
BRITANI E MADHE – Kryetari i Partisë Demokratikë Shqiptare në Britaninë e Madhe Naim Hasani u shpreh në mbështetje të Kuvendit të 18 dhjetorit. Në një pos...
TIRANË– Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Taulanda Jupi është përfshirë në një debat të fortë këtë të mërkurë në emisionin Open në Top Channel, ndërsa po...
TIRANË– Taulanda Jupi ka debatuar ashpër me Lisandër Hoxhën. Të ftuar në “Opinion”, teksa diskutonin për situatën në Partinë Demokratike, gjërat u as...
TIRANË– Roland Bejko dhe Lisandër Hoxha, të ndarë përkatësisht njëri krah kryedemokratit Lulzim Basha e tjetri ish-kryeministrit Sali Berisha janë pë...