LIVE UPDATES
Politike

“Bëra zërin e Agron Xhafajt për 100 mijë euro”, reagon PD për dosjen Babale: Çfarë tha në seancë Alizoti, s’ka bi

24 Shtator 2019, 09:29 Nga DOSJA
“Bëra zërin e Agron Xhafajt për 100 mijë euro”,

Tiranë- Një ditë më parë në gjykatën e Tiranës u zhvilluar seanca për dosjen e ashtuquajtur Babale. I pandehuri Fredi Alizoti dha dëshminë e tij duke deklaruar dhe njëherë se ai ka qenë një aktor në audio-përgjim, dhe ka hedhur akuza mbi ish-deputetin e PD, Ervin Salianjin. Fredi Alizoti deklaroi se i ishin premtuar 100 mijë euro për të bërë zërin e  Agron Xhafajt.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i PD-së, ku janë deklaruar Fredi Alizoti në seancën e djeshme ka gënjyer për njohjen me Agron Xhafajn. Sipas PD-së , Alizoti ka deklaruar në gjykatë se s’ka biseduar ndonjë herë për lekët me Salianjin dhe vetëm njëherë e ka takuar në selinë e PD-së.

Nga selia blu theksohet se në seancë Fredi Alizotin nuk e kanë që të flasë për njohjen e tij me Taulant Ballën.

Reagimi i plotë i PD-së:

1. FREDI ALIZOTI GËNJEN PË KOHËN E KRYERJES SË PËRGJIMIT NGA ALBERT VELIU ME AGRON XHAFAJ, I CILI, SIÇ DËSHMOJNË DOKUMENTAT NGA PROKURORIA E KRIMEVE TË RËNDA, ËSHTË KRYER NË TETOR.

Fredi Alizoti: Nga fillimi i janarit e vendosëm. Realizimin e detyrës e kishte marrë ai (Albert Veliu) përsipër, po kishte frikë ta bënte me njerëzit e gruas, se mos i dilnin llafe në Vlorë, e merrte vesh Agroni dhe e vriste.

2. FREDI ALIZOTI GËNJEN PËR NJOHJEN MES AGRON XHAFËS DHE ALBERT VELIUT. TABULATET TELEFONIKE DHE DESHMIA E AGRON XHAFAJT PROVOJNË NJOHJEN MES TYRE

Avokat Ledio Braho: A njihej realisht Albert Veliu me Agron Xhafën?
Fredi Alizoti: Jo, me sa di unë vetëm numrin e telefonit i kishte, nuk kishte lidhje.

3. FREDI ALIZOTI GËNJEN PËR TAKIMIN. NUK KA PATUR KURRË KONTAKT ME SALIANJIN APO GAZMENT BARDHIN.

Avokat Ledio Braho: E ke takuar ndonjehere Ervin Salianjin? Ne çfare kushtesh jeni takuar dhe ka pasur bisede mes jush? Pra nuk te ka thene gje per 200,000€?
Fredi Alizoti: E kam takuar te Partia Demokratike, ka qënë së bashku me Gazment Bardhin, thjesht ça bën si kalove, si i ke nga shtëpia. S’kemi biseduar ndonjë herë për lekët, s’më ka thënë asgjë.

4. KUNDËRTHËNIE E FREDI ALIZOTIT ME DEKLARATËN PËR NJOHJEN ME ERVIN SALIANJIN.

Avokat Ledio Braho: Personalisht a ke biseduar ndonjehere me Salianjin qofte dhe me telefon? Nese ke telefonuar Taulant Ballen, si eshte e mundur qe nuk e ke telefonuar asnjehere Salianjin qe supozohet qe ishte dhe ne borxh kundrejt teje e për më tepër nuk rezulton që të kesh kërkuar as numrin e tij të telefonit?
Fredi Alizoti: E kam telefonuar, po nuk ma ka hapur.

Avokat Ledio Braho: Pas regjistrimit të bisedës, çfarë verpimesh keni kryer? I bie ka qenë data 16 janar 2018 sipas jush. Rreth çfarë ore keni shkuar tek selia e PD që Albert Veliu ka takuar Ervin Salianjin?
Fredi Alizoti: Kam ardhur në Tiranë, po nuk e mbaj mend mirë, nga mbasditja, dhe kemi shkuar në selinë e PD. Unë kam ndenjur në lokalin e PD. Unë personalisht s’e kam takuar ndonjëherë Ervin Salianjin. (Ka përplasje me deklarimet e mëparshme ku ka deklaruar që atë ditë ai ka shkuar në Fier, kurse Albert Veliu ka qendruar në Vlorë)

5. GJYKATA NUK LEJON FREDI ALIZOTIN TË PËRGJIGJET PËR TAULANT BALLËN DHE DISA EPISODE TË TJERA PËR NJOHJEN ME BALLËN.

Avokat Ledio Braho: Si ka mundësi që ju nuk keni kërkuar paratë në Janar kur pretendoni se bëtë regjistrimin? Si ka mundësi që s’ka asnje kontakt mes jush dhe PD gjatë kësaj periudhe por vetem pasi ke telefonuar nr e Taulant Ballës ke folur ne cel për “aktrimin”?”
Gjykatësi nuk lejon Fredi Alizotin të përgjigjet.
Avokat Ledio Braho: Nese emrin e Taulant Balles e permendje vetem per te vene ne levizje perfaqesuesit e PD per marre shumen e premtuar, pse e ke kerkuar numrin e Taulantit dhe pse e ke marre dhjetra here ne telefon perpara takimit ne seline e PD ku dhe je regjistruar duke pranuar qe kishe marre para nga Taulant Balla?
Fredi Alizoti: E kërkova numrin e Taulant Ballës për mbrojtje se ndjehesha i rrezikuar, vetëm ai më shkoi në mend.
Avokat Ledio Braho: Deri ne momentin qe bere telefonaten te 129 kur dhe u rrefeve per rolin si aktor ne audiopergjim, ka pasur persona te tjere qe kane qene ne dijeni te ketij fakti?
Fredi Alizoti: Asnjeri, përveç shokut tim nga Elbasani që e përmenda dhe në seancën e kaluar (personi është Çelik Biba, që sipas Alizotit, ka qEnë dhe ndërmjetesi me Ballën)
PËRGJIGJE TË TJERA INTERESANTE NGA SEANCA GJYQËSORE
Avokat Ledio Braho: Pasi audiopergjimi u be publik, ishit kurioz per te ndjekur ecurine e fatit te Agron Xhafes e vellait te tij Fatmir Xhafa dhe vete ceshtjes se audiopergjimit ne pergjithesi? Kryeministrin Edi Rama (ne daten 16.05.2018) e keni degjuar kur beri deklaraten se zeri tjeter nuk ishte ai i Agron Xhafes, por i nje aktori?
Fredi Alizoti: S’e kam dëgjuar fare, me tetë klasë shkollë jam unë.
Avokat Ledio Braho: Cili eshte shefi i madh qe ke takuar ti dhe kerkoje ta takoje serish?
Fredi Alizoti: Për Ardi Veliun e kisha, drejtorin e përgjithshëm.

Avokat Ledio Braho: Ti ke deklaruar me zë dhe me figurë se në një moment të ka marrë me makinë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu dhe të ka dërguar te një kafë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda ku je takuar me Taulant Ballën, vendndodhje kjo që përputhet edhe me vendbanimin e Taulant Ballës gjatë kësaj periudhe. Po ashtu telefonatat e tua në drejtim të Taulant Ballës që janë dhjetra, janë bërë para datës 01.06.2018 dhe ndërkohë në fillim të qershorit 2018, në lidhje me takimin me Ardi Veliun dhe Taulant Ballën, ke deklaruar se “po, ore më vdekshin të dy pleqtë po të betohem që është e vërtetë”, “po ore, po vlla. Ore unë po të them kështu tani. Po ju betohem edhe një herë më vdekshin ça kam në shtëpi, në ju gënjej”, “unë s’të gënjej vlla”, “po ka ardhë ore, se më vjen shumëkeq, po betohem për pleqtë”, “unë s’ju gënjej ore”, “ore mos tëgjej ça kam në shpi. Unë u habita o vlla”. Si e shpjegon që data e takimit me Ardi Veliun dhe Taulant Ballën përputhet edhe me datën që je rrëfyer në lidhje me faktin që ke qenë ti zëri i Agron Xhafës?
Fredi Alizoti: Këto muhabete i kam bërë me Sali Lushën;
Avokat Ledio Braho: Jo, i ke bërë me Florenc Hoxhën në Qershor, pasi ke komunikuar me Ballên;
Fredi Alizoti: E kam bërë për t’i nxitur, i kam thënë me qëllim që t’i nxisja t’i vija në lëvizje;
Avokat Ledio Braho: Domethënë kanë qënë të vërteta takimi me Ardi Veliun dhe Taulant Ballën afër banesës së tij;
Fredi Alizoti: – Jo jo, nuk jam takuar ndonjëherë, kanë qënë thjesht për t’i nxitur, këtë kisha qëllim.
Avokat Ledio Braho: Pra në njërin nga rastet ke gënjyer. Po numrin e Taulantit ku e gjete?
Fredi Alizoti: Numrin e Taulantit ja kam marrë një shokut tim nga Elbasani, isha në rrezik nga PD, nga Ervin Salianji dhe nga njerëzit e tij të PD;
Avokat Ledio Braho: Të kanë kërcënuar ndonjëherë?
Fredi Alizoti: Jo, e mendoja unë se jam i zgjuar, ndihesha i rrezikuar;
Avokat Ledio Braho: Telefonatat e tua ndaj Taulant Ballës kanë ndodhur një javë më parë se të regjistroheshe të video në PD, nga se ndiheshe i kërcënuar dhe përpara se të bëje rrëfimin në polici?
Fredi Alizoti: – E dinin krahu tjetër, e morën vesh të gjithë;
Avokat Ledio Braho: Citove disa herë se ke bërë 18 vite burg deri tani. Për çfarë veprash je dënuar me parë?
Fredi Alizoti: S’të jap shpjegime o vlla. (e ndërpreu gjykata pyetjen)

Çfarë është dosja “Babale”? 

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej.  Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.

Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja babale ervin salianji gjyqi për dosjen babale pd për dosjen babale dosja babale ervin salianji gjyqi për dosjen babale pd për dosjen babale

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen