LIVE UPDATES
Editorial

Berisha, Basha, Rama, Meta dhe partitë politike!

2 Tetor 2021, 17:54 Nga DOSJA
Berisha, Basha, Rama, Meta dhe partitë politike!

Ne, të pavarurit, jemi moralisht superior ndaj anëtarëve të partive politike sepse mund të themi gjithçka që mendojmë pa përdorur korniza kryetarësh e kufizime partiake, përveç kornizave të etikës dhe moralit për të respektuar tjetrin në lirinë e mendimit dhe të zgjedhjes së tij politike. Në këto kushte, edhe unë, në lirinë time, sot do të shkruaj për katrahurën që ka ndodhur dhe po ndodh tek tre partitë më të mëdha politike në Shqipëri dhe së fundmi tek Partia Demokratike.

Shumë prej nesh, sidomos ata me prirje të majta, sot janë duke u kënaqur për çka është duke ndodhur me partinë më të madhe opozitare sepse, pas dobësimit të saj, të majtët shohin veten në pushtet të përjetshëm. Por a i duhet kujt kjo?

Në kushtet e sistemit tonë politik, demokracia nuk mund të funksionojë pa partitë politike. Nëse partitë dobësohen, nuk duhet të habitemi aspak kur edhe demokracia, që jemi përpjekur të ndërtojmë, të dobësohet. Asnjë individ, qoftë ky i varuar ose jo, asnjë grupim i cili nuk është parti politike, nuk mund të zëvendësojë rolin vendimtar të partive në demokraci. Nëse një ditë partitë politike do të zhduken, pa atë ditë do të zhduket edhe demokracia. Pra ne nuk na duhet sistemi një partiak, jemi të tej ngopur pesëdhjetë vjet me të.

Por çfarë ka ndodhur dhe është duke ndodhur me partitë politike në Shqipëri?

Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, lufta politike nuk ishte më lufta me programe dhe ide, por u bë luftë kulisash, luftë pas shpine, luftë meskine dhe partitë politike të ndihmuara dhe nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, u kthyen në organizata pronarësh me anëtarë pa vizion, pa integritet, pa profesonializëm dhe pa personalitet.

Qëllimi i Edi Ramës nuk ishte mundja e “armiqve” politikë me ide dhe program por tek asgjesimi fizik i tyre (e kam fjalën për asgjesim politik) por dhe tek asgjesimi i mendimit (jo vetëm të mendimit ndryshe, por të krejt mendimit) brenda partisë së tij. Qëllimin për asgjesimin e mendimit brenda partisë së tij, ai e arriti pa shumë vështirësi (kujtojmë këtu të vetmen rezistencë “Lëvizja për Mendimin Ndryshe”) dhe e mbushi partinë me lepe-peqës të paskrupuj, me servila pa shtyllë kurrizore, me kopjues të këqijë të cilët mendojnë se duke lëvizur edhe gishtat si shefi do të mund t’i pëlqejnë atij, e kështu partia socialiste nga një parti shumëmendimshe u kthye në një parti unimendim. Anëtarët e saj tashmë kishin dhe kanë një “diell” që i ndriçon, një “Skënderbe” që i udhëheq, e që ta kënaqin liderin e tyre ata të gjithë mund të hanë edhe bar.

Qëllimin për eleminimin e kundërshtarëve politik, Edi Rama, filloi ta “qëndis” dalëngadalë me moton “përça e sundo”, duke goditur së pari LSI-në derisa e uli në gjunjë, e tani e ka radhën PD-ja.

Ku është PD-ja dhe si do jetë ajo pas betejës që po bëhet brenda saj?

Debati është i thjeshtë, në njërin krahë është është Berisha, të cilit të gjithë ia njohim aftësinë që ka për të ngritur masat, pak apo shumë këtë do ta shohim, dhe në anën tjetër Basha i cili, gjithmonë sipas mendimit tim, është njeriu që nuk mundi të krijojë asnjë frymë në parti.

Ai njësoj si Rama, po përpiqet ta kthej PD-në, në parti pa mendim, ta mbush me servilë dhe njerëz të paaftë, me figura të kopjuara keq me letër kalk jo me fotokopje të cilët nuk japin besim dhe as siguri tek elektorati as i PD-se e aq më tepër tek elektorati gri.

Shumë prej nesh mund të jemi velur e nginjur me kaq shumë politikë, me kaq shumë polarizim ndërkohë që jetët tona nuk përmirësohen, është e vërtetë edhe unë jam një prej këtyre njerëzve por, sot mendoj se ne duhet t’i kuptojmë partitë politike në të njëjtën mënyrë siç kuptojmë për shembull agjentët imobiliar, të cilët edhe pse mund t’i kemi inat e përqindjet e tyre të na duken të larta, ata do të vazhdojnë të na ofrojnë një shërbim që na duhet, ne do të vazhdojmë t’iu drejtohemi kur të kemi nevojë për të blerë një shtëpi sepse e kemi të pamundur të gjejmë aq shumë kohë sa të vlerësojmë të gjitha ofertat dhe të bëjmë negociatat për çmimin. Njësoj duhet të mendojmë edhe për partitë.

Edhe pse në Shqipëri partitë gjithmonë janë më të shqetësuara për veten sesa për votuesit e tyre, politika funksionon shumë më mirë kur ka disa parti, demokracia është më e sigurt me praninë e tyre.

Për këtë arsye, unë dua që Partia Demokratike pas kësaj beteje, me apo pa Sali Berishën, me apo pa Lulëzim Bashën, të dal më e fortë, dua që ajo të ngrihet në nivelin e një opozite luftarake e cila të mos i japë asnjë moment qetësie qeverisë. Po për arsyen e sigurisë së demokracisë, unë dua që LSI-ja të ringrihet, me apo pa Ilir Metën, me apo pa Monika Kryemadhin, kjo pak rëndësi ka por, të ngrihet dhe të jetë poli i tretë politik në Shqipëri.

Në vendin tonë me një demokraci të dobët, kur kryetarët e partive politike sapo marrin pushtetin nisin vrapimin drejt autokracisë, është e domosdoshme ekzistenca e partive të forta politike opozitare. Numri i madh i partive politike (131 parti) nuk na siguron demokracinë, por qoftë edhe vetëm një parti e fortë përballë pushtetit jep siguri se pushteti nuk mund të kthehet në dikataturë.

Partitë politike gjithmonë janë konsideruar një e keqe e domosdoshme, për këtë arsye, në vend që të festojmë dobësimin e Partisë Demokratike, ne duhet të kuptojmë se, kur partitë pushojnë së ekzistuari edhe demokracia është e destinuar të vdes.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial meri lika partite politike ne shqiperi meri lika partite politike ne shqiperi

Sondazh

Poll
Editorial 29 Shtator 2021, 11:49

Beteja e pashmangshme e Lulzim Bashës

Nga Blendi KajsiuHeshtja duket se është strategjia kryesore e kryetarit të PD-së përballë fushatës që ka nisur Berisha… në bazë. Synimi i tij është të evitojë p...

Editorial 28 Shtator 2021, 18:59

Zvicra i thotë ‘PO’ martesës brenda gjinisë

ZVICËR- Votuesit zviceranë mbështetën me vendosmëri martesat e të njëjtit seks në referendumin mbarëkombëtar këtë të diele. Parashikimet e para treguan se ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë