LIVE UPDATES
Bota

Biden: Moska mban përgjegjësi megjithëse nuk kemi prova për rol direkt në sulmin ndaj tubacionit

11 Maj 2021, 06:32 Nga DOSJA
Biden: Moska mban përgjegjësi megjithëse nuk kemi prova për

Sulmi kibernetik ndaj tubacionit më të madh të transportit të naftës në SHBA, për të cilin amerikanët fajësojnë individë të lidhur me Rusinë, është “qartazi një akt kriminal,” tha Presidenti Biden të hënën.

“Në mbarë qeverinë federale, institucionet po punojnë për të neutralizuar ndikimin në furnizimet me naftë,” shtoi presidenti në hapje të fjalës mbi axhendën e tij ekonomike.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse ka prova se Rusia ishte e përfshirë në sulm, pasi kishte përmbyllur komentet e para-përgatitura, presidenti tha “Do të takohem me Presidentin Putin. Deri tani, nga zbulimi ynë nuk ka prova se Rusia ishte e përfshirë”.

Ai shtoi se provat që programe kompiuterike keqbërëse e kanë origjinën në Rusi bëjnë që Moska “të jetë përpara përgjegjësisë”.

Ligjvënësi demokrat Ruben Gallego, tha, “Qeveria ruse nuk mund të strehojë terroristë kibernetikë dhe të mos ndjejë pasojat e këtyre akteve”.

Tiubacioni Colonial që e ka qendrën në shtetin amerikan Xhorxhia, mbylli operacionet si masë mbrojtëse të premten, pasi hakerët depërtuan në sistemin e tij, sipas zyrtarëve amerikanë.

“Colonial po punon me konsulentë privatë për të përllogaritur dëmin dhe për të vendosur kur mund të kthehet përsëri në funksionim,” tha këshilltarja për sigurinë kombëtare Elizabeth Sherwood-Randall në komente për gazetarët para se ta merrte fjalën presidenti.

“Situata mbetet e paqartë, por ekipi i kompanisë Colonial po zbaton një plan me hapa graduale për të bërë të mundur kthimin në funksionim me etapa,” tha kompania në një deklaratë të nxjerrë të hënën.

Çmimi i karburantit në SHBA arriti nivelin më të lartë në shtatë vjet.
“Nuk parashikojmë probleme me furnizimin,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Colonial transporton afërsisht 2.5 milion fuçi në ditë karburant dhe lëndë djegëse të tjera nga rafineritë në zonën e Gjirit të Meksikës tek konsumatorët në pjesën qendrore në brigjet e Atlantikut dhe shtetet juglindore.

Rrjeti i gjerë i tubacioneve u shërben aeroporteve kryesore amerikane, përfshirë Aeroportin Hartsfield Jackson të Atlantës, më i ngarkuari në botë përsa i takon trafikut të udhëtarëve.

Një grup që e prezanton veten me emrin “Darkside”, që operon si një bandë e krimit kibernetik, nxori një deklaratë të hënën ku thotë se synimi i sulmit është “të bëjnë para dhe jo të krijojnë probleme për shoqërinë”.

Deklarata nuk përmendte sa para kanë kërkuar autorët e këtij akti, por shton se do të sigurohej që kriminelë të tjerë që veprojnë në hapësirën kibernetke nuk do të “shkaktojnë pasoja sociaale në të ardhmen” duke shtuar se ky grup është “apolitik dhe nuk është i lidhur me ndonjë qeveri të caktuar.

Të dielën, qeveria amerikane nxori një deklaratë të pazakontë emergjente lidhur me sulmin që ka paralizuar transportin e naftës në SHBA.

“FBI-ja konfirmon se programe të dëmshme kompiuterike të grupit Darkside janë përgjegjëse për kompromentimin e tubacionit Colonial,” tha Byroja Federale e Hetimeve në një deklaratë të hënën në mesditë. “Po vazhdojmë hetimet në bashkëpunim me qeverinë dhe kompaninë”.

FBI-ja më parë kishte këshilluar që të mos u paguhej shpërblim autorëve të sulmit për të ndalur këtë akt. Por të hënën Shtëpia e Bardhë tha se vendimi i takon kompanisë dhe nuk pranoi të komentonte nëse është paguar ndonjë shumë.

Disa ligjvënës kanë bërë thirrje për masa më të forta mbrojtëse për infrastrukturën energjetike të Amerikës përballë kërcënimeve kibernetike. Administrata Biden njoftoi muajin e kaluar një nismë private-publike për të përmirësuar sigurinë kibernetike të sektorit të energjisë elektrike.

“Do ta pasojmë me nisma të ngjashme për tubacionet e gazit, ujit dhe infrastrukturë të ngjashme,” tha presidenti të hënën.

Deklarata e gjendjes emergjente, e nxjerrë nga Departamenti i Transportit, e cila vazhdon deri më 8 qershor, bën thirrje për shtimin e planeve dhe pistave alternative për transportin e naftës e gazit dhe zbuti rregulloret që kufizojnë numrin e orëve që mund të udhëtojnë pa pushim shoferët e cisternave të naftës në 17 shtete në jug dhe lindje të vendit.

VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota joe biden moska shba joe biden moska shba

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës