LIVE UPDATES
Bota

Biden njofton të martën anëtarët e parë të Kabinetit të tij

23 Nëntor 2020, 07:22 Nga DOSJA
Biden njofton të martën anëtarët e parë të

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka në plan të caktojë anëtarët e parë të kabinetit të tij të martën, tha një prej ndihmësve të tij kryesorë të dielën edhe pse Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje republikanëve ta ndihmojnë atë në përpjekjen e tij ligjore për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

Në një intervistë për rrjetin televiziv ABC, Ron Klain, i cili do të shërbejë si shef i kabinetit i zotit Biden në Shtëpinë e Bardhë, nuk pranoi të thotë se drejtuesit e cilave agjenci pritet të caktojë zoti Biden. Por presidenti i zgjedhur tha javën e kaluar se kishte marrë vendim rreth sekretarit të ri të Thesarit dhe se përzgjedhja e tij përfaqësonte “të gjithë elementët e Partisë Demokrate, nga ato progresiste tek ato të moderuara”. Ndërsa zoti Biden pritet të bëhet presidenti i 46-të i vendit me inaugurimin e tij më 20 janar, zoti Trump ka refuzuar të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Të dielën, udhëheqësi në largim i SHBA-së shkruante për ndjekësit të tij në Twitter se: “ne do të gjejmë një numër masiv votash të manipuluara… Republikanë, luftoni me forcë“.

Por lufta ligjore e zotit Trump ka qenë e pafrytshme deri më tani. Zyrtarët e fushatës së tij kanë humbur ose janë tërhequr nga 34 procese gjyqësore ku ngrinin pretendime për manipulim me votat si dhe gjatë procesit të numërimit në shtetet kyçe, në të cilat ishte parashikuar të fitonte zoti Biden. Zoti Trump nuk ka arritur të ndryshojë rezultatin në asnjë shtet, duke lënë të paprekur shumicën e votave elektorale ende jozyrtare të fituara nga zoti Biden, gjithsej 306, kundrejt 232 që ka fituar zoti Trump.

Humbja më e fundit ligjore e zotit Trump lidhej me garën në Pensilvani, Zoti Biden fitoi 20 votat elektorale të këtij shteti me një diferencë prej 81,000 votash. Pasi u njoftua vendimi, një mbështetës kryesor republikan i zotit Trump në këtë shtet, senatori Pat Toomey, nxiti zotin Trump të pranonte humbjen në zgjedhje.

Pas një rinumërimi me dorë të 5 milionë votave, shteti i Xhorxhias çertifikoi të premten fitoren e zotit Biden, ndërsa Pensilvania dhe shteti i Miçiganit mund të bëjnë të njëjtën gjë të hënën. Ndërkohë zyrtarët e fushatës së zotit Trump kanë kërkuar një tjetër rinumërim votash në Xhorxhia.

Pavarësisht dështimit të disa padive ligjore, zoti Trump ka refuzuar të autorizojë administratën e tij për të bashkëpunuar me zotin Biden për kalimin e pushtetit.

Zoti Klain kritikoi drejtuesen e Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme, Emily Murphy, e cila është emëruar nga zoti Trump, për refuzimin deri më tani siç tha ai, për të njohur zotin Biden si fituesin e këtyre zgjedhjeve. Një gjë e tillë do të mundësonte që fondet federale të viheshin në dispozicion për transferimin e kontrollit të qeverisë. “Shpresoj që administratorja e GSA-së të bëjë punën e saj”, tha zoti Klain, duke iu referuar zonjës Murphy.

Ai tha se përpjekjet e presidentit republikan për të përmbysur rezultatet ishin të turpshme “dhe anti-demokratike”.

Një numër rekord amerikanësh refuzuan presidencën e Trumpit dhe që nga ajo kohë Donald Trumpi ka refuzuar demokracinë“, tha zoti Klain.

Ai shtoi se me rritjen e rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, inaugurimi i zotit Biden do të jetë ngjarje më e vogël krahasuar me atë që zhvillohet tradicionalisht, një ngjarje e madhe në shkallët e Kongresit, pasuar nga një drekë me ligjvënësit kryesorë, një paradë që nis në bulevardin Pensilvania deri në Shtëpinë e Bardhë si dhe një mbrëmje gala. Por ai tha se planet nuk janë finalizuar ende.

Do të festojmë, por thjeshtë duam ta bëjmë atë në një mënyrë të sigurt“, tha ai.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota #zgjedhjet presidenciale 2020 joe biden #zgjedhjet presidenciale 2020 joe biden

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen