LIVE UPDATES
Aktualitet

ATENTATI/ Biznesmeni Hekuran Billa u ekzekutua nga një vrasës me pagesë’, plumbi në kokë i mori jetën, e shkuara e errë

12 Qershor 2020, 07:15 Nga DOSJA
ATENTATI/ Biznesmeni Hekuran Billa u ekzekutua nga një vrasës me

TIRANË– Biznesmeni Hekuran Billa u ekzekutua në zonën e Komunës së Parisit gjatë mbrëmjes së djeshme. Një plumb në kokë dhe të tjerë në trup, i morën jetën 40-vjeçarit. Burime për Dosja.al nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshohet që vrasja është kryer nga një vrasës me pagesë, i cili e ka ndjekur hap pas hapi viktimën, për mbi 5 ditë.

40-vjeçari Billa, i njohur ndryshe edhe si Hernand Bilali, emër që e përdorte gjatë kohës që ishte në Angli, u vra teksa kishte shkuar të takonte të motrën. Ai ishte nisur nga Durrësi për në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit, për të takuar të motrën, kur rruga i është prerë nga atentatori.

Makina BMW X6 ka vijuar që të ecë, ndërsa atentatori ka qëlluar me MP5 me silenciator, në xhamin e shoferit, në automjetin me timon anglez. Pasi e ka qëlluar disa herë nga jashtë, atentatori, që mbante një kapele dyshohet se ka hyrë brenda në makinë me viktimën. Aty e ka qëlluar sërish me një plumb në kokë për t’u siguruar që shënjestra u ekzekutua. Më pas është larguar dhe ka hipur sërish në mjetin tip Benz me portobagazh që u gjet i djegur në Pezë të Vogël.

Atentati mafioz, nga të rrallët që shihet në vendin tonë për nga forma e ekzekutimit, fillimisht u mendua si një aksident. Kjo për shkak të silenciatorit. Dëshmitarët i thanë Dosja.al se kur dëgjuan zhurmë, nuk e kuptuan se ishte një ekzekutim, pasi vëmendjen e mori tingulli i BMW X6, teksa u përplas me disa mjete që qëndronin parkuar para dyqaneve tek Qendra Kristal.

Pasi janë afruar ata kanë parë trupin e 40-vjeçarit të mbuluar në gjak dhe menjëherë kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Ndërkohë që makina e autorëve, që u gjet e djegur në Pezë të Vogël, me targat e vjedhura nga një automjet tip “Renault”, kishte brenda edhe armën e ekzekutimit, një automatik tip “MP5”, por që nuk rezulton i regjistruar në Shqipëri megjithëse është e ngjashme me ato që përdor Garda e Republikës. 

 

 

Por kush ishte Hekuran Billa, ose siç njihej ndryshe Hernand Bilali? 

Pista kryesore që po hetohet është ajo e të shkuarës së Billës. Ai rezulton si anëtar i një bande shqiptare, që përveçse me trafikun e femrave dhe drogës, kishte gjetur një tjetër mënyrë për të bërë para. Banda ku bëntë pjesë Billa dhe një tjetër me anëtarë nga Kosova, vidhin paratë nga vendet e parkimit duke i shkaktuar bashkisë 1,243,000 £ dëm.

Pikërisht për këtë biznes të ri dhe të pa ‘lëvruar’ më parë, Billa vrau një të pafajshëm. Më 2006 ai qëlloi me armë zjarri brenda një klubi, duke lënë të vrarë një 22-vjeçar të identifikuar si Prel Marku, i cili ishte kalimtar i rastit. Për vrasjen e tij, Billa u dënua me 34 vite burg, por u la i lirë nga Gjykatat shqiptare. E njëjta ‘dorë’ që liroi Endrit Doklen, vendosi që të nxirrte nga burgu edhe Billën, për të cilin drejtësinë e vendosi dikush tjetër. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha e Krujës me një vendim të sajin vendosi lirimin e Billës më shkurt 2019, dhe i dha atij kartën për një jetë të lirë, që nuk do të zgjaste shumë. 

Pas daljes nga burgu, Billa nuk kishte lidhje më me “Herland Bilalin”.  Sipas kërkimeve në faqet zyrtare të QKR-së, biznesmeni Hekuran Billa rezulton të ketë aktiv një biznes të tijin në Tiranë “Car rent Albania”, ku jep makina me qira. 

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne tirane ekzekutohet hekuran billa hekuran billa komuna e parisit vrasje tek komuna e parisit atentat ne tirane ekzekutohet hekuran billa hekuran billa komuna e parisit vrasje tek komuna e parisit


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen