Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
NJU JORK/SHBA – Prestigjiozja amerikane ‘Bloomberg’ i ka kushtuar një artikull të zgjeruar krizës energjitike me të cilën po përballet Kosova ditët e fundit. Sipas mediumit amerikan, Evropa po përjeton situatën më të keqe si pasojë e krizës energjetike të këtij dimri, duke cituar Kosovën, e cila po fillon ta ndërpresë furnizimin me energji për shumicën e popullsisë së vet 2-milionëshe.
“Shteti ballkanik, një ndër vendet më të varfra të Evropës, do të vendosë ndërprerje dyorëshe për shumicën e konsumatorëve nga e enjtja, tha përmes një deklarate distributori i energjisë, KEDS. Sfida vjen pasi Serbia u detyrua t’ua ndalte rrymën disa konsumatorëve dy javë më parë dhe operatori i rrjetit në Britani më herët këtë muaj e lëshoi paralajmërimin e tij të parë të dimrit. Situata e vështirë me energjinë e Evropës është duke u përkeqësuar, pasi çmimet në rritje të gazit dhe rrymës po i detyrojnë industritë që ta frenojnë prodhimin dhe të shkaktojnë kolaps të furnizuesve. Jeremy Weir, shef ekzekutiv i kompanisë “Trafigura Group”, muajin e kaluar paralajmëroi se Evropa mund të përjetojë ndërprerje rryme në rast të një dimri të ftohtë. Kjo ishte para se “Electricite de France SA” të thoshte se do t’i ndalte reaktorët që përbëjnë 10 për qind të kapacitetit bërthamor të vendit. Gjermania gjithashtu pritet ta mbyllë gati gjysmën e kapacitetit të energjisë bërthamore para fundit të vitit, duke vënë trysni të mëtejme në rrjetet evropiane. Sistemi energjetik i Kosovës është i stërngarkuar, sipas KEDS-it, që bëri thirrje për kursim maksimal të energjisë. Mosfunksionimi i një njësie në termocentralin kryesor të energjisë në Kosovë, që punon me thëngjill, e shtoi mungesën e zakonshme të energjisë në dimër, duke kërkuar importim “jashtëzakonisht të kushtueshëm”, u tha gazetarëve në Prishtinë javën e kaluar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Prodhimi vendës i rrymës tani mbulon më pak se një të tretën e konsumit”, shkruhet ndër të tjera në artikullin e Bloomberg.
Importimi i energjisë elektrike
Katër nga pesë njësitë e termocentralit 800-megavatësh me thëngjill janë duke operuar, sipas të dhënave nga shoqata e rrjetit, Entso-E. Importet – nga vendet fqinje, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore – ra nga kulmi prej mbi 750 megavatësh të mërkurën në rreth 469 megavatë në orën 13 të enjten, tha kjo shoqatë. Reduktimet vijnë pasi çmimet e gazit në bursë në Evropë u rritën para sezonit dimëror. Kërkesa globale në rritje për thëngjill gjithashtu i ka rritur çmimet e lëndës më të pistë djegëse.
“Konsumatorët duhet ta përdorin energjinë elektrike në mënyrën më racionale, duke e marrë parasysh prodhimin e brendshëm të pamjaftueshëm për ta mbuluar konsumin dhe krizën energjetike globale”, tha përmes një deklarate menaxheri i rrjetit elektrik të Kosovës.
Marrë nga Bloomberg.com
(E.H/Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
SHBA- Rreshjet e dendura gjatë natës në Kaliforninë Veriore lanë dy persona të vdekur në një makinë të zhytur në ujë. Mediat e huaja raportojnë se dy persona të...
JANINË – Një tërmet 4.4 ballë i shkallës rihter ka goditur sërish Greqinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas Institutit grek të Meteorologji...
SHBA- Ish-zyrtarja e policisë në SHBA, Kim Potter është shpallur fajtore për vrasjen e 20-vjeçarit me ngjyrë, Daunte Wright. BBC raporton se prokurorët e...
PRISHTINË – Ndërprerja e energjisë elektrike në Prishtinë ka shkaktuar bllokim të rrugëve në qendër të qytetit, konkretisht të Katedralja “Nënë Terez...
ATHINË – Konfirmimi i dy rasteve të para të variantit Omicron të SARS-CoV-2, që u njoftua dje nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka tërhequ...
MBRETËRIA E BASHKUAR- Pasi gjykata e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar vendosi ekstradimin e Julian Assange në SHBA, avokatët e tij kanë apeluar vendimin. Me...
ATHINË – Një vilë dykatëshe është përfshirë nga flakët në qytezën greke të Kamatero, në rrugën ‘Agias Triados’, por fatmirësisht pa viktima në njerëz...
AMERIKA E JUGUT– Ekuadori ka deklaruar se vaksinimi kundër Covid-19 do të bëhet i detyrueshëm. BBC raporton se vaksinimi i detyrueshëm në Ekuador është i ...
GREQI- Nga dita e sotme në Greqi hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese anticovid. Mediat e huaja raportojnë se maska bëhet e detyrueshme në të gjitha ambientet e...
LONDËR – Dy persona janë dënuar me 33 vjet burg për shkak se drejtonin një skemë pastrimi parash prej 70 milion paundësh. Ata pastruan 10 milion paun...