Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Omicron në Shqipëri, mediat greke ngrenë alarmin: Virusi ‘pushton’ vendin fqinj!
24 Dhjetor 2021, 08:14Nga DOSJA
ATHINË – Konfirmimi i dy rasteve të para të variantit Omicron të SARS-CoV-2, që u njoftua dje nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e mediave greke, të cilat i kanë kushtuar një artikull kësaj çështjeje.
Sipas cnn.gr, varianti i ri i virusit ka ‘pushtuar’ Shqipërinë, edhe pse për momentin janë vetëm dy raste të konfirmuara. Mediat citojnë konferencën e djeshme të Komitetit Teknik të Ekpsertëve, që dha edhe lajmin e konfirmimit të dy rasteve të para me Omicron në vendin tonë.
“Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e komisionit, Mira Rakatsoli, gjatë një konference për shtyp siguroi se për momentin, përhapja epidemiologjike në vend mbetet i qëndrueshëm. Eugenia Tomini, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, theksoi se varianti Delta vazhdon të jetë dominues. Përfaqësuesit e Komitetit u bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për COVID-19, duke kujtuar se të gjithë ata mbi 18 vjeç kanë të drejtë të marrin një dozë përforcuese nëse e kanë marrë të dytën gjashtë muaj më parë. Sipas epidemiologes Silva Bino, përqindja e popullsisë që është vaksinuar është 40% , pasi ka pasur një rritje të vogël në dy javët e fundit. Ministria shqiptare e Shëndetësisë tha dje se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 343 raste me SARS-CoV-2. Numri i përgjithshëm i infeksioneve të regjistruara arriti në 206,616; numri zyrtar i vdekjeve ishte 3,180.”, thuhet në artikullin e cnn.gr.
Lajmin për konfirmimin e dy rasteve të para me variantin Omicron në vendin tonë e bëri me dije shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, pas rezultateve të ardhura nga laboratori në Gjermani, ndërsa shtoi se varianti Delta ishte mbizotërues në vend. 2 ditë para festës së Krishtlindjeve, Komisioni i Ekspertëve doli në një konferencë për mediat, duke njoftuar se natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor, në vend nuk do të ketë orë policore. Ndërsa ditët e tjera, situata do të jetë e njëjtë, vendi do të “mbyllet” që në orën 23:00-06:00.
MBRETËRIA E BASHKUAR- Pasi gjykata e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar vendosi ekstradimin e Julian Assange në SHBA, avokatët e tij kanë apeluar vendimin. Me...
ATHINË – Një vilë dykatëshe është përfshirë nga flakët në qytezën greke të Kamatero, në rrugën ‘Agias Triados’, por fatmirësisht pa viktima në njerëz...
AMERIKA E JUGUT– Ekuadori ka deklaruar se vaksinimi kundër Covid-19 do të bëhet i detyrueshëm. BBC raporton se vaksinimi i detyrueshëm në Ekuador është i ...
GREQI- Nga dita e sotme në Greqi hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese anticovid. Mediat e huaja raportojnë se maska bëhet e detyrueshme në të gjitha ambientet e...
LONDËR – Dy persona janë dënuar me 33 vjet burg për shkak se drejtonin një skemë pastrimi parash prej 70 milion paundësh. Ata pastruan 10 milion paun...
BANGLADESH – Të paktën 32 persona u vranë sot, kur një zjarr shpërtheu në një traget që lundronte në një lumë në jug të Bangladeshit. Incidenti ndodhi he...
SHBA – Zëdhënësja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha sot se Presidenti Joe Biden nuk ka rënë dakord për kohën dhe vendin e bisedimeve të reja me...
BETLEHEM – Krishtlindja e vitit 2021 pritej të ishte një festë e madhe në qytetin palestinez të Betlehemit. Ndryshe nga bllokimi i vitit të kaluar dhe mby...