LIVE UPDATES
Politike

Boiken Abazi: Anëtarët e KAS janë bërë pjesë e banalitetit të së keqes në Shqipëri

27 Maj 2021, 13:56 Nga DOSJA
Boiken Abazi: Anëtarët e KAS janë bërë pjesë e

TIRANË– Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka reaguar pas vendimit të KAS ditën e sotme. Ai shkruan në ‘Facebook’ se seancat dëgjimore të KAS janë të ngjashme me pjesët e teatrit të Absurdit.

REAGIMI:

Fjalimi përmbyllës që pata mundësi të mbaja sot në KQZ/KAS për ankesën në lidhje me zgjedhjet në Qarkun Tiranë:Jemi para një situate absurde. Absurdi në kuptimin muzikor lidhet me prishjen e harmonisë. Në kuptimin logjik, absurdi lidhet me shvlerësimin dhe boshatisjen e akteve dhe veprimeve nga idealet. Këto seanca dëgjimore, i ngjajnë pjesëve të Teatrit të Absurdit, të cilat kanë një formë rrethore. Pika e përfundimit është e njëjta me pikën e fillimit. Logjika dhe argumentet i lënë vendin përfundimeve irracionale, duke çuar në konkluzionin e pashmangshëm: heshtja.

Ne depozitojmë ankesa të cilat rrëzohen në tërësinë e tyre ende pa u trajtuar. Argumentet dhe provat nuk merren parasysh. As pamjet filmike të numëruesve që vendosin X-a në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit nuk mjaftojnë. As fotografitë e fletëve të manipuluara nuk merren parasysh. Mohohet ekspertiza mbi fletët e votimit që janë manipuluar. Mohohet marrja e informacioneve shtesë nga organet e tjera shtetëtore. Të gjitha këto bëhen me synimin që vendimi i marrë prej fillimit për ta rrëzuar ankesën, pa marrë parasysh faktet dhe argumentet, të konfirmohet edhe në fund. Pra, që rrethi të marrë formën e plotë si në Teatrin e Absurdit dhe të vendoset heshtja.
Ndërkohë, jashtë kësaj salle Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, hesht prej katër ditësh. Ai që kishte për detyrë t’i mbronte zgjedhjet nga krimi elektoral, duket se ka komunikuar pikërisht me numëruesin që ka kryer krimin elektoral. Ministri nuk jep asnjë shpjegim. Nuk bën asnjë distancim, asnjë denoncim. Dhe kështu edhe ai tenton të vendos heshtjen.

Anëtarët e KAS-it që kanë vendosur prej fillimit ta rrëzojnë ankesën tonë pavarësisht fakteve dhe argumenteve kanë një detyrë të vështirë nga ana morale: të mbrojnë absurdin. Në këto seanca është faktuar përtej çdo dyshimi se në Tiranë, dhe jo vetëm, ka ndodhur deformimi i vullnetit të qytetarëve që ka ndikuar te fitorja e pandershme dhe e jashtëligjshme e një ose më shumë mandateve. Anëtarët e KAS-it që kanë vendosur prej fillimit të mbrojnë argumentin absurd se manipulimi dhe shkeljet ligjore në këto zgjedhje mbase duhen trajtuar nga organet e drejtësisë, por nuk duhen marrë parasysh si fakte që ndikojnë te rezultati. Anëtarët e KAS-it që kanë vendosur prej fillimit ta rrëzojnë këtë ankesë po përgatiten të na thonë në mënyrë absurde se vjedhja, blerja dhe manipulimi i votës nuk ndikon te rezultati i zgjedhjeve. Se përdorimi i jashtëligjshëm i fondeve publike dhe i punësimeve në admnistratë, bashkë me shkeljet e procedurave, nuk ndikojnë te rezultati. Pa bërë asnjë ekspertizë të mbi 18.000 votave të pavflefshme në Tiranë, duan të na thonë se ato janë të gjitha gabime njerëzore dhe jo manipulime, siç dëshmojnë videot dhe fotografitë. Nuk ka rëndësi për ta databaza e bërë publike e patronazhistëve me të dhënat e vjedhura të 900.000 qytetarëve të Tiranës. Nuk ka rëndësi që KQZ-ja nuk ua mundësoi votimin në spitale apo në vendet e karantinimit mbi 17.000 qytetarëve të Qarkut Tiranë.

Anëtarët e KAS-it që kanë vendosur prej fillimit ta rrëzojnë këtë ankesë, pa marrë parasysh faktet dhe argumentet, janë duke u bërë pjesë e banalitetit të së keqes që ka kapluar Shqipërinë. E keqja në këtë vend nuk rri vetë në këmbë. Ajo mbahet në këmbë përmes bashkëpunimit, përmes zbatimit të urdhërave që bien ndesh me konceptin e së drejtës dhe me ndërgjegjen tonë. Unë i bëj thirrje ndërgjegjes tuaj, që të dalim nga banaliteti i së keqes. Thyeni rrethin e absurdit ku jemi futur dhe filloni të vendosni drejtësi duke shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun Tiranë.
***
30 minuta pas këtij fjalimi, KAS-i e rrëzoi ankesën tonë për Qarkun Tiranë.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike boiken abazi boiken abazi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë