LIVE UPDATES
Aktualitet

Borizanë-Krujë/ Dy vjet nga prishja e shkollës nga tërmeti, nxënësit enden rrugëve

28 Shtator 2021, 19:20 Nga DOSJA
Borizanë-Krujë/ Dy vjet nga prishja e shkollës nga tërmeti,

KRUJË- 477 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Haxhi Qira” në fshatin Borizane të qytetit të Krujës, që pas tërmetit të nëntorit 2019 kanë mbetur pa një ambjent studimi, pasi shkolla që ata kishin po ndërtohet nga fillimi. Këta nxënës të ndarë me dy turne duhet t’i drejtohen një shkolle tjetër më të afërt që është ajo e Thumanës.

Për të kryer këtë proces transporti, ZVA e qytetit të Krujës ka vënë në dispozicion disa mikrobuzë, por mesa duket as kjo nuk i kënaq prindërit e këtyre nxënësve. Arsyeja është se grumbullimi i fëmijëve bëhet në rrugë kryesore dhe për më tepër, për të mundësuar shoqërimin e tyre duhet patjetër që një prind. Kjo do të thotë që njëri prej prindërve duhet të vihet në shërbim të fëmijëve dhe të lërë punën, për të shmangur pasiguritë.

Ata thonë se është viti i dytë që procedojnë në këtë mënyrë, janë ankuar por ankesat e tyre kanë shkuar në vesh të shurdhët. Këtë vit mësimi për të gjithë këta nxënës do të jetë me turne. Një javë mësimi do të mbahet në turnin e pasdites në ambjentet e shkollës “ Ramazan Jangozi” në Thumanë, ndërsa një javë online. Askush nuk mori masa për gjetjen e një ambjenti me qira që keta 477 nxënës të kryejnë orët mësimore deri në përfundimin e shkollës së re. Drejtori i kësaj shkolle, zoti Maliq Xhafa pasi ishte informuar nga të tjerë se gazetarët e Fiks Fare kishin mbërritur në Borizane, u dërgon stafit pedagogjik një mesazh informues duke u thënë që të kishin kujdes pasi Fiks-i do t’i monitoronte hap pas hapi. Të gjithë duhej të kishin maska, asnjë nxënës nuk mund të lejohej pa maskë dhe secili mësues duhej të shoqëronte klasën që do të kishte mësim.

Pas disa lëvizjeve shmangëse nga ana e tij, drejtori u intervistua pranë një mikrobuzi në momentin e nisjes. Ai u shpreh se nuk e kishte idenë se për çfarë i drejtoheshin gazetarët dhe se asnjë prind nuk i është ankuar që zëri i tyre të shkonte më lart. Sipas tij ky proces transporti ishte sipas çdo rregulli anticovid dhe se mundësi tjetër zgjedhje për organizimin e mësimit nuk kishin, pasi shkolla e Thumanës ishte e vetmja më e afërt që mund t’u vihej në dispozicion.

Por edhe pse kanë kaluar dy vjet nga prishja e shkollës nga tërmeti ende nuk është bërë asgjë për përfundimin në kohë të saj dhe që nxënësit të zhvillonin mësim në shkollën e tyre.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shkolla ”ramazan jangozi” shkolla haxhi qira shkolla ”ramazan jangozi” shkolla haxhi qira

Sondazh

Poll
Aktualitet 28 Shtator 2021, 16:17

TIRANË– Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau efektivin e policisë Saimir Hoxha ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë. I intubuar dhe i mbuluar...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen