Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Borrell: Me 11 maj presim vazhdimin e bisedimeve Kosovë – Serbi
26 Prill 2021, 15:05Nga DOSJA
BRUKSEL– Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të hënën se shpreson që takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mbahet me 11 maj në Bruksel.
Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili po qëndron për një vizitë në Bruksel, ku gjatë javës pritet të qëndrojë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Unë shpresoj se do të kemi një raund të ri të këtyre bisedimeve më 11 maj”, tha zoti Borrell, duke nënvizuar rëndësinë e tyre si rrugë e vetme për të kërkuar “një zgjidhje që është ligjërisht e detyrueshme dhe e pranueshme për të dyja palët”.
Ai tha se përkushtimi ndaj bisedimeve, reformat në sundimin e ligjit dhe harmonizimi me politikat e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, janë të domosdoshme për përparimin e Serbisë në rrugën e saj evropiane.
Serbia aspiron integrimet evropiane ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të politikave të saj në Ukrainë.
Presidenti serb tha se harmonizimi i politikës së jashtme është sfidë e vështirë për Serbinë, ndërsa ritheksoi sic tha përkushtimin ndaj bisedimeve me Prishtinën.
“Shpresojmë se do të jemi në gjendje të arrijmë përparim me Prishtinën, që është me rëndësi thelbësore për të dyja palët në rrugën tonë evropiane”, tha ai.
Procesi i bisedimeve që shënoi një rifillim në korrik të vitit të kaluar, u pezullua sërish për shkak të zgjedhjeve në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar disa herë se bisedimet nuk janë përparësi e qeverisë së tij, por nuk u shmanget atyre.
Rifillimi i bisedimeve ndodhë në një periudhë debatesh të nxitura nga një dokument i përfolur fillimisht dy javë më parë në mediet kroate e boshnjake që përmban propozimin për ndryshimin e kufijve ne Ballkan.
Zoti Borrel tha të hënën se nuk e ka parë dhe nuk e sheh si çështje ekzistencën apo jo të një dokumenti të tillë, por ritheksoi siç tha mbështetjen e vazhdueshme dhe të pamëdyshje të Bashkimit Evropian për tërësinë taksore dhe sovranitetin e Bosnjës si dhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor. Ai tha se qëllimi kryesor i mandatit të tij është integrimi i plotë i rajonit në Bashkimin Evropian.
Marrë nga VOA
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
EUROPA– Krahu legjislativ i Bashkimit Evropian ka ndërmarrë veprime ligjore kundër AstraZeneca për vonesat në shpërndarjen e vaksinave të saj Covid-19 në ...
Zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian Eric Mamer, ka thënë të hënën në një konferencë për media se qëndrimi i Bashkimit Evropian rreth ideve për ndryshimin e ...
KOSOVË– Këngëtarja e njohur Rona Nishliu, ka komentuar me anë të një postimi në Facebook votimin e kosovarëve me pasaporta shqiptare. Ajo gjithashtu ka hed...
SHBA- 20 modele të zhveshura ishin pjesë e një video që qarkulloi në një faqe interneti nga Izraeli. Playboy amerikan që realizoi setin fotografik ka reaguar pë...
AUSTRI– Dy shqiptarë raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Austri. Ndërkohë po dy shqiptarë të tjerë dhe një rumun dyshohet se janë...
KOSOVË– Një shtetas kosovar i quajtur Bedri Rexhepi është zhdukur që nga mbrëmja e 8 prillit rreth orës 21:00 në rrethana të paditura.Një person me inicial...