LIVE UPDATES
Bota

Pasojat e popullaritetit! Ana negative e bumit të turizmit në Kroaci

Pasi hyri në Eurozonë dhe Shengen në fillim të vitit, Kroacia po përjeton dyndje të madhe pushuesish. Por rritja e popullaritetit të vendit ka edhe pasoja negative.

26 Shtator 2023, 09:00 Nga A.B

Pasojat e popullaritetit! Ana negative e bumit të turizmit në Kroaci

Industria e turizmit e këtij vendi të Evropës Juglindore pritet që këtë vit t’i tejkalojë shifrat e vitit rekord, 2019, vitit të fundit para koronës, kështu njofton Ministria kroate e Turizmit. Arsyeja kryesore për këtë bum është se Kroacia që nga fillimi i vitit është anëtare e zonës Shengen dhe për shumicën e turistëve nuk ka më kontrolle në kufi. Përveç kësaj monedha e mëparshme kuna është zëvendësuar me euron. Dhe kjo lehtëson udhëtimin.

“Krahasuar me vitet e mëparshme dhe me periudhën para pandemisë, në gjysmën e parë të 2023 ka patur rritje të lëvizjes së turistëve”, thotë një zëdhënës i ministrisë. Vitet e fundit turizmi ka sjellë deri në 20 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Kroacisë, duke u bërë një faktor ekonomik vendimtar, sidomos në rajonet bregdetare.

Anëtarësimi në Eurozonë nga ana tjetër ka rritur transparencën e tregut, raporti çmim-ofertë është bërë më i qartë për pushuesit, thotë një zëdhënës i Ministrisë. Po ashtu pasiguritë, që lidheshin me luhatjet e kursit të këmbimit, janë zhdukur. Kjo ua lehtëson turistëve që të planifikojnë udhëtimin dhe buxhetin. “Hyrja në zonën Shengen dhe në Eurozonë do të sjellë përfitime të rëndësishme për turizmin kroat”, bën të ditur ministria. “Vetëm duke marrë parasysh se rreth 80 për qind e pushuesve, që akomodohen në hotele në Kroaci, vijnë nga zona Shengen dhe gati 60 për qind nga Eurozona.”

Situata e re sjell me vete edhe probleme të reja, këtë e pohojnë edhe në Zagreb. Kështu kohët e fundit ka pasur shpesh ankesa për rritjen e madhe të çmimeve. “Ne jemi të vetëdijshëm për këtë, por fajtor nuk është aq ndryshimi i monedhës sa inflacioni global. Analizat kanë treguar se çmimet janë rritur edhe në destinacione të tjera të Mesdheut, të cilat prej një kohe të gjatë janë pjesë e Eurozonës. Për fat të keq ka pasur edhe raste, kur futja e euros është përdorur si pretekst për rritjen e çmimeve. Të tilla “praktika të padrejta” monitorohen nga autoritetet përkatëse”, shprehet zëdhënës i Ministrisë,  duke tërhequr vëmendjen se në Kroaci, për shembull, mund të gjenden ende çmimet më të ulëta të benzinës në BE.

Por megjithatë është e qartë se rritja e popullaritetit të vendit me 1880 kilometra vijë bregdetare, me më shumë se 600 ishuj dhe me pika të nxehta turistike si Dubrovniku ka edhe një anë tjetër të medaljes. Pasojat negative të turizmit masiv janë të pashmangshme. Si në Istria, në veri të vendit, në rajonin me numrin më të madh të pushuesve. Ky zhvillim kritikohet për shembull nga ambientalistët e Zelena Istra (Istria e Gjelbër).

Problemet shkojnë nga infrastruktura e pamjaftueshme, si largimi i mbeturinave, te projektet e paligjshme të ndërtimit, si ngritja e shtëpive që përdoren për t`u dhënë me qira në verë e pastaj mbeten bosh për muaj të tërë, deri te privatizimi i plazheve. Popullsia vendase në këto raste humbet qasjen në bregdet, thotë Dunja Mickov nga Zelena Istra. “Zbukurimi” artificial i plazheve është po ashtu i papranueshëm. Zonat, që në fakt janë shkëmbore, shpesh mbushen me rërë për ta bërë më të lehtë përdorimin prej turistëve.

Humbja e diversitetit biologjik, ndotja e ajrit, detit dhe ujërave nëntokësore janë vetëm disa nga pasojat e turizmit masiv për mjedisin. “Por kush e kontrollon? Kush kujdeset për të? Gjithçka po ndodh shumë shpejt. Autoritetet e kontrollit nuk reagojnë dhe nuk ka dënime për ata, që nuk respektojnë ligjin”, thotë Mickov.

Certifikata për akomodime në përputhje me kërkesat e mjedisit

Edhe organizata ambientaliste Sunce po mendon, se si industria e turizmit të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme në të ardhmen. “Kroacia vitet e fundit ka përjetuar zhvillim të konsiderueshme të turizmit, është një sfidë, që turmat e mëdha t`i vësh në sintoni me ruajtjen e burimeve natyrore dhe të trashëgimisë kulturore”, thekson zëdhënësi i këti grupimi. Së fundmi Sunce ka ngritur projektin e çertifikimit Dalmatia Green, në të cilin vlerësohen sidomos akomodimet turistike të qëndrueshme në rajon. Qeveria në Zagreb e mbështet projektin./DW

kroaci turizem

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë