Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat për Detin, anijeve që bëjnë “kalime paqësore” nëpër ujërat territoriale të një shteti, nuk mund t’iu vendoset taksë.
Mes raportimesh se Irani dhe Shtetet e Bashkuara janë duke e konsideruar vendosjen e një takse për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, njohës të çështjeve detare paralajmërojnë se një vendim i tillë mund të ketë efekt zinxhir edhe në shtetet tjera.
“Ky është kalim ndërkombëtar falas”, ka thënë Olav Myklebust, menaxher norvegjez i cisternave të naftës, prandaj, sipas tij, "rregullat janë shumë të qarta”.
Sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat për Detin, anijeve që bëjnë “kalime paqësore” nëpër ujërat territoriale të një shteti, nuk mund t’iu vendoset taksë.
Por, ndonëse ekzistojnë këto parime, në Konventën e OKB-së mbi të Drejtat për Detin përmendet edhe që anijet mund të detyrohen të paguajnë për “shërbime specifike”.
Kështu, Irani mund të organizojë konvoje nëpër Ngushticë dhe të kërkojë tarifa për këtë shërbim.
Mirëpo, Myklebust vlerëson se “Iranit nuk i ka mbetur asnjë anije shoqëruese”, pasi marina i është shkatërruese pothuajse tërësisht në ditët e para të konfliktit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.
Më 8 prill, pas arritjes së një armëpushimi të përkohshëm në luftë, presidenti amerikan, Donald Trump u ka thënë gazetarëve se Amerika është duke e konsideruar mundësinë që bashkë me Teheranin të vendosë tarifë për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabdi ka deklaruar më parë se Teherani është duke punuar në një protokoll me Omanin për të kërkuar “leje” për anijet që dëshirojnë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Mirëpo, Omani e ka mohuar se është në kërkim të taksave.
Dimitris Ampatzi, menaxher në kompaninë MarineTraffic, i ka thënë Radios Evropa e Lirë që nëse kompanitë transportuese detyrohen të bashkëpunojnë me ushtrinë iraniane për të kaluar Ngushticën e Hormuzit, atëherë “ne mund të shohim vonesa dhe në disa raste edhe hezitim të pronarëve të anijeve që të hyjnë nëpër atë zonë”.
Myklebust, i cili ka kaluar disa herë me cisterna në Ngushticën e Hormuzit, ka thënë se pavarësisht nëse taksat janë ligjore “besoj se momentalisht, kompanitë transportuese do të duhet të pranojnë të paguajnë këtë taksë të raportuar prej 2 milionë dollarësh”.
Sipas tij, kompanitë me siguri do të paguajnë, për shkak se kompanitë e sigurimeve do të insistojnë që të gjitha rreziqet të shmangen sa më shumë që është e mundur para se t’i mbulojnë shpenzimet e anijeve që kalojnë nëpër ngushticë.
Myklebust ka thënë se taksa që mund të shkojë deri në 2 milionë dollarë për anije, mund të konsiderohet e vogël në disa raste, pasi shumë cisterna që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit janë në gjendje që të bartin naftë në vlerë të qindra miliona dollarëve gjatë një kalimi të vetëm.
Për anijet më të vogla, Myklebust beson se është e mundshme që të shmangen ujërat iraniane duke kaluar nëpër pikën më jugore të Ngushticës së Hormuzit, në ujërat e Omanit.
Shumë anije kanë kaluar nëpër ngushticë në ditët e fundit dhe disa raportohet të kenë paguar taksë në Iran. Rreth 22 anije tashmë janë sulmuar nga Irani në Gjirin Persik, prej nisjes së sulmeve amerikano-izraelite më 28 shkurt.
Pavarësisht optimizmit në tregjet e naftës pas arritjes së armëpushimit, Ampatzidis beson se çdo sistem taksash në Ngushticën e Hormuzit do të vërehet nga konsumatorët.
“Nëse transiti nëpër ngushticë bëhet më pak efikas ose më i kushtueshëm, kjo gjë mund të rrisë presionin mbi tarifat e transportit dhe çmimet e energjisë”.
Megjithatë, sipas tij, “shkalla e ndikimit do të varet nga ajo se sa stabile do të jenë aranzhimet në praktikë”./REL
PAKISTAN- Pakistani feston suksesin e tij në ndihmën për të negociuar një armëpushim dyjavor midis SHBA-së dhe Iranit, nd&e...
Viktima me familjen dhe xhakuzi ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 12-vjeçar nga San Benedetto del Tron...
Foto ilustruse GJERMANI- Ministri i Jashtëm, Johan Vandeful i ka kërkuar homologut të tij iranian Abbas Araghchi, me të cilin...
Kur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, doli në skenë në Institutin Reagan më 9 prill, ai përcolli një mesa...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se vendet që zhvillojnë luftë dip...
Foto ilustruse LIBAN- Hezbollahu ka sulmuar forcat izraelite në kufirin me Libanin. Ai njoftoi në orët e para të mëngjes...
jd vance SHBA- JD Vance para se të hipte në Air Force Two për bisedime midis delegacioneve amerikane dhe iraniane në Pakistan, th...
Kryeparlamentarja serbe, Ana Bërnabiç, dhe komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Bruksel, 18 mars 2026. Komisionarja evropiane p&...
SHBA- Inflacioni në SHBA u përshpejtua muajin e kaluar në nivelin më të lartë në gati dy vjet, ndërsa ç...
Selia e ambasadës amerikane në Irak, 8 mars 2026 Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se e thirri në takim të enjten ambasadorin e I...