31 Gusht 2025, 16:00
Nga N.F
Foto
IZRAEL- Izraeli tha të dielën se e ka shënjestruar një zëdhënës të Hamasit në Rripin e Gazës, ndërsa spitalet dhe dëshmitarët në të gjithë enklavën raportuan për dhjetëra palestinezë të vrarë nga bombardimet ajrore dhe të shtënat me armë. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ushtria izraelite e sulmoi Abu Obeidan, zëdhënësin e kamotshëm të Brigadave al-Qassam të Hamasit, por nuk e dinte nëse ai është vrarë.
“Shpresoj që ai të mos jetë më në mesin tonë, por vërej se askush nga pala e Hamasit nuk po e trajton këtë çështje”, tha Netanyahu para ministrave në mbledhjen javore të kabinetit të tij.
Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Obeida lëshoi deklaratë për herë të fundit të premten. Ai tha se luftëtarët në Qytetin e Gazës ishin të përgatitur, pasi Izraeli e shpalli qytetin zonë lufte dhe nisi fazat e para të ofensivës së tij.
Hamas do të përpiqej t’i mbante pengjet gjallë, tha ai, duke paralajmëruar se përleshje priteshin në zonat ku disa prej tyre po mbahen. Nëse vdekja e tij konfirmohet, ai do të ishte përfaqësuesi më i fundit i Hamasit i shënjestruar dhe i vrarë nga Izraeli, i cili po përpiqet t’i rrënojë kapacitetet ushtarake të grupit dhe ta parandalojë përsëritjen e sulmit të 7 tetorit 2023, kur militantët rrëmbyen 251 njerëz dhe vranë rreth 1.200 të tjerë, shumica civilë, në Izrael.
Hamas ende nuk ka komentuar mbi gjendjen e Obeidas. Si pjesë e fushatës për shkatërrimin e Hamasit, Izraeli ka vrarë shumë nga drejtuesit e tij kryesorë ushtarakë dhe politikë. Të paktën 43 palestinezë janë vrarë që nga e shtuna, shumica në Qytetin e Gazës, sipas spitaleve lokale.
Spitali Shifa - më i madhi në territor - tha se 29 trupa ishin sjellë në morgun e tij, përfshirë 10 persona të vrarë ndërsa kërkonin ndihmë dhe të tjerë të goditur në pjesë të ndryshme të qytetit.
Të dielën në mëngjes, zyrtarët e spitaleve raportuan edhe 11 viktima nga bombardimet dhe të shtënat. Spitali Al-Awda tha se shtatë prej tyre ishin civilë që përpiqeshin të arrinin tek ndihmat. Dëshmitarët thanë se trupat izraelite hapën zjarr mbi turmat në Korridorin Netzarim, një zonë ushtarake izraelite që përshkon Gazën.
“Po përpiqeshim të merrnim ushqim, por hasëm në plumbat e pushtuesit”, tha Ragheb Abu Lebda, nga Nuseirati, i cili pa të paktën tre persona të gjakosur nga plagët me armë zjarri.
Izraeli prej javësh po operon në periferi të Qytetit të Gazës si dhe në kampin e refugjatëve Xhabalia. Ai gjithashtu ka intensifikuar sulmet ajrore në zonat bregdetare të qytetit.
Të paktën 63.371 palestinezë janë vrarë në Gazë gjatë luftës së Izraelit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila është pjesë e qeverisjes së Hamasit dhe e përbërë nga profesionistë mjekësorë./ REL
izrael lufta ne gaza hamas
Bota
31 Gusht 2025, 15:31
N.F
Foto
SPANJË- Dy aktivistë të klimës hodhën sot bojë të kuqe në fasadën e Bazilikës së Sagrada Famili...
Bota
31 Gusht 2025, 15:17
N.F
Qeni
KIEV- Një qenush është bërë viral në rrjetet sociale ndërsa ka prekur zemrat e ndjekësve. Jesse në video ...
Bota
31 Gusht 2025, 15:04
N.F
Foto
ANGLI- Një foshnjë në Mbretërinë e Bashkuar ka vdekur nga kolla e mirë. Mësohet se kjo është vdekja e par...
Bota
31 Gusht 2025, 14:55
I.A
Foto Ilustruese
UKRAINË- Rusia i ka vazhduar bombardimet e pamëshirshme kundër Ukrainës të dielën, duke i goditur objektet e ...
Bota
31 Gusht 2025, 14:43
I.A
Rexhep Tajip Erdogan dhe Xi Jinping
KINË- Rexhep Tajip Erdogan dhe Xi Jinping u takuan të dielën, përpara një darke...
Bota
31 Gusht 2025, 13:51
I.A
Pata
SUEDI- Një patë me origjinë ruse është bërë burim tensionesh midis Suedisë dhe Norvegjisë. Ambiental...
Bota
31 Gusht 2025, 13:44
V.Ç
Foto nga qendra "Alligator Alcatraz"
SHBA - Kur djali i saj u arrestua nga autoritetet, Yaneisy Fernandez përjetoi frikën më të ma...
Bota
31 Gusht 2025, 13:40
I.A
Xi Jinping dhe Narendra Modi
KINË- Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, janë zotuar të diel&e...
Bota
31 Gusht 2025, 13:20
I.A
LIBAN- Ushtria e Izraelit tha të dielën se i ka sulmuar infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut në jug të Libanit, në vazh...
Bota
31 Gusht 2025, 12:24
V.Ç
Pamje nga protesta
AUSTRALI - Mijëra australianë morën pjesë në protestat kundër emigrantëve në të gjithë...