11 Mars 2025, 13:25
Nga N.F
Foto ilustruese
TURQI- Vitet e fundit rakia dhe alkooli turk ka sjellë rritje alarmante të vdekjeve për shkak të helmimeve. Problemin më të madh e kanë qytetet e mëdha, si Stambolli, Ankaraja Izmiri, si dhe zonat turistike. Këtë vit, numri i vdekjeve nga alkooli i falsifikuar është rritur në mënyrë dramatike. Që nga fillimi i vitit në Turqi kanë humbur jetën të paktën 160 persona.
Sipas ministrit të Brendshëm turk, Ali Yerlikaya deri në fund të shkurtit, 648,000 litra pije alkoolike të prodhuara ilegalisht ishin sekuestruar, duke përfshirë raki turke, por edhe pije "ndërkombëtare" si vodka, uiski dhe xhin. Në lidhje me këto raste janë arrestuar rreth 560 të dyshuar.
Çmimet e pijeve alkoolike në Turqi janë rritur ndjeshëm vitet e fundit për shkak të taksave të larta. Një shishe raki tani kushton rreth 35 euro. Me një pagë minimale prej rreth 572 euro në muaj, kjo është një shumë e paarritshme për shumëkënd.
Shkaku kryesor i helmimit nga alkooli është përdorimi i metanolit të lirë, i cili i shtohet pijeve të përgatitura ilegalisht në vend të alkoolit të pijshëm, etanolit. Cagin Tan Eroglu nga platforma e monitorimit të politikave të alkoolit thekson se alkooli i falsifikuar nuk mund të dallohet nga alkooli i zakonshëm në erë, ngjyrë apo shije. Metanoli është jashtëzakonisht toksik dhe mund të shkaktojë probleme me shikimin, të vjella, marramendje dhe dështim të organeve, ndërsa në rastin më të keq mund të çojë edhe në vdekje.
Pas vdekjeve të fundit nga alkooli i falsifikuar, shoqatat profesionale të ekspertëve të industrisë ushqimore turke i kanë bërë thirrje vazhdimisht qeverisë. Ata besojnë se taksat tepër të larta nuk kanë çuar në uljen e konsumit të alkoolit, por përkundrazi e kanë bërë situatën edhe më të rrezikshme për shëndetin publik.
Në të njëjtën kohë, ata bëjnë thirrje për intensifikimin e kontrolleve për të luftuar prodhimin e paligjshëm të alkoolit. Së fundi, ata i bëjnë apel qeverisë që të ulë taksat e tepërta, të cilat tashmë janë shumëfish të kostos së prodhimit, në mënyrë që qytetarët të mos i drejtohen tregut të zi.
turqi helmim nga alkooli
Bota
11 Mars 2025, 13:30
r.ll
trump jr dhe vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të martën se ka zhvilluar një bised...
Bota
11 Mars 2025, 13:13
N.F
Foto
PAKISTAN- Anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Balochistanit, BLA ditën e sotme kanë hapur zjarr në një tr...
Bota
11 Mars 2025, 13:08
r.ll
ursula von der leyen
STRASBURG- Evropa nuk mund ta marrë më paqen si të mirëqenë, ajo ka humbur iluzionet e saj për mundë...
Bota
11 Mars 2025, 13:07
N.F
Homazhe
GJERMANI- Magdeburg, Mynih, Mannheim: brenda pak muajsh, kriminelët kanë vrarë njerëz me automjete. Pse shumëfishohen akte...
Bota
11 Mars 2025, 12:11
r.ll
vucic, trump jr
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar zhvillimin e një takim me Donald Trump Jr, djali...
Bota
11 Mars 2025, 11:54
r.ll
donald trump jr
SERBI- Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Donald Trump Jr., ka mbërritur dit&...
Bota
11 Mars 2025, 11:31
N.F
Nuuk
GROENLANDË- Groenlanda ka shumë pak banorë dhe burime të mëdha minerale. Papritur edhe Donald Trump tani interesohet për...
Bota
11 Mars 2025, 11:30
r.ll
foto ilustruese
ARABI SAUDITE- Bisedimet e nivelit të lartë mes delegacioneve të Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara për p&eum...
Bota
11 Mars 2025, 11:07
r.ll
tulsi gabbard
SHBA- Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard, ka njoftuar se presidenti Donald Trump ka urd...
Bota
11 Mars 2025, 10:48
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Tregjet financiare botërore po përballen me një tronditje të fortë, pasi frika për një recesion t&...