6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Zelensky e dha këtë deklaratë në ditën kur bëhen tre vjet prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt, 2022.
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se është krenar për vendin e tij, për “tre vjet të rezistencës” dhe për “tre vjet të heroizmit absolut të ukrainasve”. Zelensky e lëshoi këtë deklaratë në ditën kur bëhen tre vjet prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt, 2022.
“Faleminderit për të gjithë ata që e mbrojnë dhe e ndihmojnë Ukrainën. Për të gjithë ata që punojnë për Ukrainën. Dhe, qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për shtetin dhe popullin tonë”, tha Zelensky.
Për të shënuar këtë ditë, ai thirri një samit ndërkombëtar të sigurisë në Kiev. Udhëheqës të Bashkimit Evropian, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të marrin pjesë.
“Ne jemi sot në Kiev, sepse Ukraina është Evropë. Në këtë luftë për mbijetesë, nuk është vetëm fati i Ukrainës që është në rrezik. Është fati i Evropës”, shkroi von der Leyen në rrjetet sociale.
Ka, gjithashtu, plane për një konferencë të përbashkët shtypi. Në Londër, Qeveria britanike pritet të shpallë një rund të ri sanksionesh kundër Rusisë. Protesta pro Ukrainës pritet të zhvillohen jashtë ambasadave ruse në mbarë botën, përfshirë: Holandën, Kanadanë, Japoninë, Lituaninë, Suedinë dhe Shtetet e Bashkuara.
Në frontin e luftës, Ushtria e Ukrainës tha se ka rrëzuar 113 nga 185 dronët sulmues rusë, që u hodhën gjatë natës në 12 rajone, përfshirë kryeqytetin Kiev. Shtatëdhjetë e një dronët tjerë u zhdukën nga radarët pasi u bllokuan. Dronët ukrainas, ndërkohë, goditën një rafineri nafte në qytetin rus Rijazan, në jug të Moskës. Lufta trevjeçare shkaktoi vdekjen e dhjetëra mijëra ushtarëve dhe civilëve dhe shkatërroi zona të tëra të Ukrainës.
Sipas shifrave të cituara nga Zelensky, së paku 46.000 ushtarë ukrainas janë vrarë dhe rreth 380.000 janë plagosur. Ndërkaq, viktimat ruse - përfshirë të vrarët dhe të plagosurit - i kalojnë 700.000, sipas vlerësimeve të Perëndimit në muajin dhjetor./ REL
Von der Leyen në Kiev UKRAINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbërriti sot në Kiev me tren me rastin e p&...
Friedrich Merz GJERMANIA- Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me shënimin 3-vj...
putin, zlensky UKRAINË- Kievi nuk duket më si një qytet në luftë, siç ishte tre vjet më parë. Dyqanet janë t...
Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi kërkesën për çmilitarizimin e plotë të Sirisë...
Foto ilustruese GJERMANIA- Kandidati për kancelar i unionit CDU/CSU, Friedrich Merz, dëshiron ta formojë qeverinë e re f...
foto ilustruese KIEV- Sot është përvjetori i tretë i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, duke filluar një...
Foto ilustruese GJERMANI- Gjermania është parë prej kohësh si “kombi i domosdoshëm” i BE-së&...
Lideri i CDU-së, Friedrich Merz. GJERMANIA- Titujt e lajmeve tregojnë se partia e ekstremit të djathtë, AfD, siguroi rezultatin e saj m...
Zjarri ne rafineri RUSI- Një rafineri në jug të Moskës u përfshi nga flakët nga një sulm ukrainas, ndërsa mbro...
Foto UKRAINË- Një raport i publikuar nga Qendra për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër, Krea në p&e...