LIVE UPDATES
Bota

A do ta bëjnë botën të pasur shërbimet?

Arkëtarët virtualë janë një pjesë e dukshme e një prirjeje shumë më të madhe: rritja e eksporteve të shërbimeve nga bota në zhvillim. Eksportet e mallrave janë të njohura tashmë.

28 Korrik 2024, 07:25 Nga r.ll
A do ta bëjnë botën të pasur shërbimet?
foto ilustruese

TIRANË- Mishi i skuqur i pulës në Amerikë tani mund të shërbehet që nga Filipinet, shkruan The Economist. Në prill, një dyqan që shiste mish pule të skuqur në Nju Jork u bë viral në internet. Nuk ishte ushqimi në Sansan Chicken East Village që tërhoqi vëmendjen e botës, por shërbimi. Klientët panë një asistente nga Filipinet që po drejtonte operacionet në distancë, nëpërmjet një lidhjeje me video në internet.

Shërbimi ofrohet nga platforma Happy Cashier, që lidh kompanitë amerikane me punëtorët filipinas. Chi Zhang e ngriti këtë biznes pasi restoranti i tij falimentoi gjatë pandemisë Covid-19.

Ai thotë se punëtorët jashtë shtetit u përgjigjen thirrjeve telefonike dhe vëzhgojnë pamjet e kamerave të sigurisë, për një kosto shumë më të ulët sesa do të kushtonte punësimi i vendasve.

Arkëtarët virtualë janë një pjesë e dukshme e një prirjeje shumë më të madhe: rritja e eksporteve të shërbimeve nga bota në zhvillim. Eksportet e mallrave janë të njohura tashmë.

Fabrikat prodhojnë pajisje shtesë, të cilat u dërgohen klientëve anembanë botës. Megjithatë, përmirësimi i lidhjes ndërkombëtare i ka bërë shumë më të lehta llojet e ndryshme të kontraktimit dhe tregtisë dixhitale.

Për rrjedhojë, eksportet e shërbimeve janë rritur me 60% gjatë dekadës së fundit, duke arritur në 7.9 trilionë dollarë (7.5% të PBB-së globale) në vitin 2023. Tregu për mallrat fizike është edhe më i madh, me vlerë 24 trilionë dollarë, por është rritur shumë më ngadalë, duke zënë të njëjtën pjesë të PBB-së përgjatë viteve.

Çfarë do të thotë kjo për shtetet që shpresojnë të pasurohen? Në vitin 2005, Lee Kuan Yew, kryeministri i parë i Singaporit, tha se “që nga koha e revolucionit industrial, asnjë shtet nuk është bërë një ekonomi e madhe pa u bërë një fuqi industriale”.

Por që nga viti 2005, bota ka ndryshuar. Prodhimi tani kërkon më tepër kapital, duke e bërë më të lehtë që Kina të ruajë rolin e saj si fabrika e botës.

Në vitet e fundit, shtetet perëndimore kanë përqafuar politikën industriale dhe proteksionizmin, në një përpjekje për të nxitur prodhimin vendas. Politikanët në tregjet në zhvillim po debatojnë për të gjetur mënyrën më të mirë për t’ju përgjigjur kësaj qasjeje.

Tani, shërbimet ende eksportohen kryesisht nga shtetet e pasura. Edhe pse Kina ia kaloi Amerikës si eksportuese mallrash në vitin 2009, Amerika ende eksporton dy herë e gjysmë më shumë shërbime se sa rivali i saj kinez.

Britania, e cila ka rënë në vendin e 14-të në renditjen globale për nga eksportet e mallrave, mbetet eksportuesi i dytë më i madh i shërbimeve në botë.

Shërbimet po avancojnë

Por ekonomitë në zhvillim kanë filluar të lënë gjurmë në llojet më të përparuara të shërbimeve që mund të shiten jashtë shtetit. Shumë shtete eksportojnë shërbime audiovizive, kompjuterike dhe telekomunikuese.

Në Bullgari, Estoni, Letoni, Moldavi, Rumani dhe Ukrainë, këto arrijnë në më shumë se 3% të PBB-së. India është shteti aziatik me performancën më të mirë në këtë kategori; eksportet e saj përbëjnë pothuajse 3% të PBB-së.

Në një ekonomi të përmasave të Indisë, kjo është një shifër domethënëse. Pesë firmat më të mëdha të vendit, kanë gjithsej një kapitalizim tregu prej afro 350 miliardë dollarësh.

India është gjithashtu shtëpia e 1600 qendrave globale të aftësive, të cilat janë qendra teknologjike dhe kërkimore për firmat shumëkombëshe, që punësojnë rreth 3 milionë njerëz. Sidoqoftë, eksportet e shërbimeve të Indisë përbëjnë gati 5% të botës, nga 3% një dekadë më parë.

Një tjetër fushë në rritje është kategoria e “shërbimeve të lidhura me biznesin dhe tregtinë”, e cila është më pak teknologjike dhe mbulon degë si kontabiliteti dhe burimet njerëzore.

Në këtë fushë kryesojnë shtete si Estonia dhe Filipinet, ku këto eksporte përbëjnë mbi 5% të PBB-së. Ashtu si India, Filipinet mundësojnë kosto të ulëta pune për kompanitë perëndimore, dhe një popullsi të madhe anglishtfolëse.

Në shumë shtete, punonjësit merren me punë të rastësishme në internet. Këto janë të vështira për t’u matur, por rreth dy të tretat e përkthyesve të pavarur në platformat online anglishtfolëse si Upwork dhe Fiverr, banojnë në ekonomitë në zhvillim.

Formula e suksesit

Një fushë tjetër është turizmi. Jo çdo shtet zotëron tempuj si ato të Japonisë apo plazhe si të Meksikës, ama shumë po gjejnë mënyra për të joshur vizitorët, si për shembull me shërbimet mjekësore.

Stomatologjia, zëvendësimet e ijeve dhe transplantet e flokëve, janë ndër trajtimet më popullore që mundësohen në vendet në zhvillim.

Kosta Rika, Kroacia dhe Moldavia eksportojnë shërbime shëndetësore me një vlerë që shkon midis 0.2% dhe 0.5% të prodhimit të tyre ekonomik. Në Armeni dhe Jordani, kjo vlerë arrin në 1%.

Mjafton të qëndroni disa orë në Aeroportin e Stambollit dhe do të vëreni efektet e një industrie mjekësore që po lulëzon falë klientëve të huaj: shumë burra që po presin të marrin avionin për t’u kthyer në atdhe, i kanë kokat e mbështjella me fasha, pasi kanë kryer në klinikat turke operacion për mbjelljen e flokëve.

Duket se eksportet e shërbimeve do të vazhdojnë të rriten, të paktën në një periudhë afatshkurtër.

Në vitin 1992, Stan Shih, themeluesi i firmës Acer, një prodhues kompjuterësh tajvanez, shpiku termin “lakore në formën e buzëqeshjes” për të përshkruar se si vlera e shtuar në procesin e prodhimit, po rritej më shpejt në pjesën e parë dhe të tretë të prodhimit të një produkti (përkatësisht dizajni dhe shpërndarja), sesa në fazën e dytë (që është prodhimi).

Ndërsa prodhimi është bërë më konkurrues, lakorja është thelluar. Marrin si shembull kompaninë Apple, e cila modelon dhe shpërndan celularë iPhone, dhe mbledh qiratë nga marka e saj, por nuk prodhon vetë asnjë nga pajisjet.

Kapitalizimi i tregut i kompanisë është më shumë se 3 trilionë dollarë, ndërsa Foxconn, që prodhon rreth 70% të celularëve iPhone-ve të kompanisë, vlen vetëm 91 miliardë dollarë.

Rritja e punës në distancë i ka bërë shumë më të rehatshme operacionet e kontraktimit të kompanive. Në fund të fundit, një punonjës në distancë nuk është aq i ndryshëm nga një punonjës i jashtëm.

Por a do ta rrisin eksportet e shërbimeve standardet e jetesës, ashtu siç ka arritur të bëjë prodhimi?

Siç vë në dukje Dani Rodrik nga Universiteti i Harvardit, industria e prodhimit ka pasur historikisht përparësi në tri fusha kryesore: ajo është më e përparuar nga ana teknologjike, prodhon mallra të tregtueshme në nivel ndërkombëtar dhe krijon shumë vende pune.

Edhe pse shërbimet po e mbyllin hendekun në dy fushat e para, prodhimi ende mundëson më shumë punësim.

Fillojmë me rritjen teknologjike. Një fabrikë në një shtet të varfër, bashkon njeriun dhe makinerinë, duke i dhënë një punëtori të pakualifikuar mundësinë për të përdorur teknologjinë në punë. Pastaj, ndërsa teknologjia përmirësohet, punëtori bëhet edhe më produktiv. Shërbimet e tregtueshme nuk mund të përthithin punëtorë të pakualifikuar në këtë lloj mënyre.

Sidoqoftë, siç ka vërejtur edhe Banka Botërore, që nga vitet 1990, produktiviteti i punës në ekonomitë në zhvillim jashtë Azisë Lindore, është rritur pak a shumë me të njëjtin ritëm, si në shërbime dhe në prodhim, dhe produktiviteti i shërbimeve është rritur më shpejt në ekonomitë në zhvillim sesa në ato të pasura.

Për më tepër, Inteligjenca Artificiale së shpejti mund t’u sigurojë punonjësve të shërbimit një tjetër mundësi. Dy eksperimente kanë zbuluar se mjetet e Inteligjencës Artificiale i ndihmojnë punëtorët më pak të aftë, që të arrijnë hapin e atyre më të aftë, kur shkruajnë kopje marketingu dhe kur kryejnë shërbime ndaj klientit.

Shërbimet gjithashtu po mbyllin hendekun me prodhimin për sa i përket tregtueshmërisë, edhe pse ngadalë. Para internetit, aftësia për të dërguar produkte jashtë shtetit, ishte ndryshimi kryesor midis mallrave dhe shërbimeve.

Tregtia u lejon eksportuesve të arrijnë grupe shumë më të mëdha të kërkesës dhe të arrijnë ekonomi të shkallës.

Për shkak se tregtia e mallrave ka zënë të njëjtën pjesë të PBB-së globale që nga viti 2010, konkurrenca për të ardhurit e rinj është bërë më e vështirë.

Tregtia e shërbimeve po lulëzon dhe për rrjedhojë, është edhe më mikpritëse. Por edhe me ritmin e rritjes së dekadës së fundit, do të duhen 15 vjet për të arritur gjysmën e vlerës së tregtisë në mallrat e prodhuar.

Krijimi i vendeve të punës është një çështje edhe më e mprehtë. Marc Lautier në Universitetin Rennes ka llogaritur se, pavarësisht automatizimit, numri i vendeve të punës në prodhim në 160 shtete për të cilat ai ka të dhëna, ka mbetur i njëjtë që nga viti 1991, duke zënë rreth 14% të punësimit total.

Problemi është se është bërë më e vështirë që qeveritë të tërheqin këto vende pune. Prodhimi nuk po largohet nga centralet e Azisë Lindore me të njëjtin ritëm siç u zhvendos drejt tyre në fund të shekullit XX, pjesërisht për shkak se fabrikat moderne kërkojnë më shumë kapital dhe aftësi.

Analiza jonë e të dhënave të tregut të punës nga 51 tregje kryesisht në zhvillim, zbulon se vetëm pesë prej tyre, Kina, Sri Lanka, Tajvani, Turqia dhe Vietnami, kanë 18% ose më shumë të popullsisë të punësuar në prodhim, krahasuar me 16 në vitin 1990.

Shumë shërbime, pak punonjës

Rritja e shërbimeve nuk është shumë ngushëlluese, sepse shërbimet zakonisht nuk mundësojnë fuqi të madhe punëtore. Banka Botërore vëren se, që nga viti 1990, vendet e punës në shërbime janë rritur nga 40% në 50% të punësimit global, pasi punëtorët u larguan nga bujqësia.

Por vetëm 5-10% e punëve të shërbimeve në tregjet në zhvillim, janë në industri të tregtueshme dhe teknologjike, krahasuar me 15-20% në shtetet e pasura.

Industria e Indisë grumbullon rreth 250 miliardë dollarë në eksporte vjetore, me vlerë gati sa 8% e PBB-së kombëtare, që është në të njëjtin nivel me eksportet e prodhuara. Megjithatë, ajo punëson më pak se 10 milionë njerëz nga një popullsi në moshë pune prej rreth 1 miliard.

Në planin afatgjatë, Inteligjenca Artificiale mund të shkaktojë probleme. Modelet e Inteligjencës Artificiale funksionojnë më saktë në detyra të përcaktuara mirë, që nuk përfshijnë një kontekst vetjak.

Kjo i bën shërbimet e biznesit të cenuara. Në një raport nga firma këshillimore Capital Economics, argumentohet se Inteligjenca Artificiale mund të çojë në “vdekjen e ngadaltë” të eksporteve të shërbimeve të Indisë, duke ulur rritjen me 0.3-0.4 pikë përqindje në vit gjatë dekadës së ardhshme.

Përhapja e teknologjisë së komunikimit ka lehtësuar kontraktimin e shërbimeve. Ndryshimi i ri teknologjik, me kalimin e kohës, mund të çojë në zhbërjen e këtij sektori.

Pavarësisht anëve negative që ka një qasjeje e orientuar drejt shërbimeve, veçanërisht kur bëhet fjalë për ofrimin e vendeve të punës, ekonomitë në zhvillim thjesht kanë më pak zgjedhje sot sesa dikur. Prandaj, qeveritë që duan të nxisin rritjen ekonomike, duhet të përqendrohen në gjëra të ndryshme.

Dikur ato kishin arsye për t’u siguruar që punëtorët të mund të lëviznin lehtësisht nga fermat në fabrika, ndërsa sot, do të ishte më mirë t’i kushtonin vëmendje kapitalit njerëzor midis punëtorëve të zyrave.

Richard Baldwin nga universiteti IMD Business School, thotë se qytetet e mëdha me infrastrukturë të mirë, do të marrin gjithashtu një rëndësi më të madhe, sepse shërbimet shpesh varen nga grumbullimi i shumë operacioneve në të njëjtin vend.

Marrja e shërbimeve siç duhet, veçanërisht ato që mund të shiten jashtë shtetit, tani është një kusht vendimtar për rritje./MONITOR

sherbimet

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë