LIVE UPDATES
Bota

Administrata Biden forcon politikën për lirimin e pengjeve

Shtëpia e Bardhë përballet me presion të vazhdueshëm nga më shumë se 60 familje amerikane, të afërmit e të cilëve mbahen peng jashtë vendit, duke përfshirë një rast, familja e të cilit po shënon 10 vjet pa e parë.

19 Gusht 2022, 17:46 Nga e.k
Administrata Biden forcon politikën për lirimin e pengjeve
Marc dhe Debra Tice, prindër të gazetarit amerikan Austin Tice, i cili u rrëmbye në Siri më shumë se gjashtë vjet më parë,

SHBA- Negociatat për lirimin apo këmbimin e pengjeve janë një provë delikate në diplomaci dhe trajtohen në nivelet më të larta të qeverisë amerikane. Kohët e fundit administrata e presidentit Biden sqaroi qëndrimin e saj për këtë çështje - por a vjen kjo në kohë për lirimin e disa pengjeve të profilit të lartë të mbajtur jashtë vendit? Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell njofton nga Uashingtoni.

Shtëpia e Bardhë përballet me presion të vazhdueshëm nga më shumë se 60 familje amerikane, të afërmit e të cilëve mbahen peng jashtë vendit, duke përfshirë një rast, familja e të cilit po shënon 10 vjet pa e parë.

Austin Tice është zhdukur në Siri që nga gushti i vitit 2012 kohëzgjatja më e madhe për një gazetar amerikan. Qeveria e Sirisë mohon ta mbajë atë si peng, gjë që Departamenti i Shtetit e hedh poshtë.

“Ne besojmë edhe sot e kësaj dite se Siria ka ende fuqinë për të liruar Austin Tice. Kjo është arsyeja pse ne i bëjmë thirrje regjimit sirian që ta bëjë këtë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Por situatat e pengjeve janë rrallë herë të thjeshta dhe shpesh diskutohen në nivelet më të larta të qeverisë. Në fillim të këtij viti, administrata e Presidentit Joe Biden mbikëqyri një shkëmbim të të burgosurve për lirimin e Trevor Reed-it, një ish-marins i mbajtur në Rusi që nga viti 2019.

Muajin e kaluar, pasi ylli i basketbollit Brittney Griner doli para një gjykatë ruse nën akuzat për drogë, administrata ndryshoi politikën e saj të pengjeve, duke lejuar agjencitë të vendosin sanksione dhe ndalime vizash si ndaj aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë që po mbajnë amerikanët.

Ata që bëjnë fushatë për të liruar zotin Tice i mirëpritën këto ndryshime dhe po i bëjnë thirrje presidentit Biden të veprojë. Drejtuesi i këtyre përpjekjeve i tha Zërit të Amerikës se qeveria siriane, në një takim të vitit 2020 me zyrtarë amerikanë, tregoi se kërkon pakësimin e trupave amerikane në Siri, lehtësimin e sanksioneve dhe angazhimin e kufizuar diplomatik të Uashingtonit në Damask.

“Ajo që duhet të ndodhë tani është të vihet në tryezë një ofertë dhe janë Shtetet e Bashkuara ato që duhet ta bëjnë këtë veprim”, thotë Bill McCarren pjesë e ekipit për lirimin e gazetarit Austin Tice.

Por ata që kanë punuar në Shtëpinë e Bardhë thonë se durimi është thelbësor.

Phillip Bobbitt, tani profesor i drejtësisë, punonte në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar të vitit 1981, teksa presidenti Ronald Reagan po bënte betimin dhe udhëheqësi suprem i Iranit liroi 52 pengje amerikane pas 444 ditësh.

“Presidenti duhet të ketë besim tek negociatorët e tij. Nëse ai përpiqet të shpejtojë kthimin e pengjeve me kërcënime më dramatike, apo me lëshime më dramatike, edhe nëse ia del mbanë, në rastin konkret, do t'i bënte gjërat më të vështira për Shtetet e Bashkuara, nëse merren pengje sërish në të ardhmen”.

Por për familjet, ky proces mund të jetë torturues – dhe prapë mund të dështojë. Diane Foley e mësoi këtë tetë vjet më parë. Djali i saj James, një gazetar, ishte rrëmbyer nëntë muaj më parë në Siri nga një grup militantësh besnikë ndaj presidentit të Sirisë. Më 19 gusht, rrëmbyesit publikuan një video rrëqethëse, ku shfaqej Foley. Atij i ishte prerë koka. Nëna e gazetarit Foley tha se ajo i mirëpret ndryshimet që janë bërë qysh atëherë. Ajo foli për Zërin e Amerikës ndërsa përgatitej të udhëtonte për në Virxhinia për dënimin e një prej personave të fajësuar për rrëmbimin dhe vrasjen e djalit të saj.

“Sigurisht që janë bërë përparime. Në vitin 2015, u krijua njësia për rikthimin e pengjeve, me një të dërguar special dhe të gjithë strukturën. Kur Jim-i u mor peng, nuk kishte asgjë të tillë. Pra, të paktën kemi njerëz përgjegjës për kthimin e amerikanëve. //Padyshim që ka një ndërgjegjësim të shtuar në nivelet më të larta të qeverisë sonë”.

Zoti McCarren argumenton se rruga e familjes Foley drejt drejtësisë tregon se qeveria amerikane nuk e ka të lehtë ndryshimin.

“Kjo nuk është një çështje e thjeshtë, ku, ose mund ta lirosh pengun, ose ta mbash personin përgjegjës përpara drejtësisë. Mund t'i bësh të dyja këto. Dhe kjo është ajo që mendoj se ngurtësia e politikës amerikane nuk e lejon”.

Por për familjet Griner, Whelan dhe dhjetëra amerikanëve të tjerë të mbajtur peng jashtë vendit - kërkesa për Shtëpinë e Bardhë është e vazhdueshme, e palëkundur dhe e thjeshtë: Sillini amerikanët në atdhe.

Marrë nga VOA

shba

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen