LIVE UPDATES
Bota

"AfD akuzon qeverinë për borxhe, Merz mbron politikën e migracionit", DW: Bundestagu debaton për buxhetin për vitin 2025

Kancelari Friedrich Merz mbron politikën e migracionit që po ndjek qeveria e tij dhe deklaron reformimin e ndihmës sociale. Partia në opozitë AfD e akuzon qeverinë për "ekses borxhesh".

9 Korrik 2025, 19:12 Nga r.ll
"AfD akuzon qeverinë për borxhe, Merz mbron politikën e
friedrich merz

GJERMANI- Në fjalën e tij në Bundestag kancelari Friedrich Merz mbrojti politikën e migracionit që po ndjek qeveria e tij. Me kontrollet e kufijve dhe kthimin e migrantëve ilegalë janë penguar "mijëra hyrje ilegale", tha Merz të mërkurën (09.07.2025) në Bundestag, ku po debatohet buxheti për vitin 2025. Masat e marra aktualisht për frenimin e migracionit janë të përkohshme, tha kancelari, duke nënvizuar, se po vazhdojnë përpjekjet për një zgjidhje në nivel europian.

Kancelari vlerësoi miratimin e partnerëve socialdemokrat të koalicionit për pezullimin e bashkimit familjar për personat që gëzojnë ligjërisht të drejtën e mbrojtjes përmes sistemit të azilit. Gjithashtu Merz vuri në dukje, se qeveria ka shfuqizuar procedurën e përshpejtuar të dhënies së shtetësisë dhe ka avancuar me ndryshimet lidhur me përkufizimin e vendeve të sigurta. Duke iu adresuar partisë në opozitë AfD lidhur me migracionin, Merz deklaroi, se "Tani juve po iu humbet tema e luftës suaj politike, prej së cilës ekzistoni."

AfD me tone të ashpra ndaj kancelarit

Në fjalën e saj kryetarja e grupit parlamentar dhe njëkohsish bashkëkryetarja e partisë AfD, Alice Weidel e kritikoi ashpër kancelarin për politikën e migracionit. Ajo i përshkroi kthimet në kufi si pa efekt.

Weidel e akuzoi kancelarin, se "po hedh nga dritarja" paratë e qytetarëve dhe se po i përdor si pretekst shpenzimet e larta për armatimin për "eksseset e borxheve".

SPD kërkon hapjen e procedurës për ndalimin e AfD-së

Kryetari i grupit parlamentar të socialdemokratëve (SPD) në koalicionin qeverisës, Matthias Miersch, iu kundërvu me fjalë të ashpra AfD-së duke kërkuar hapjen e procedurës për ndalimin e kësaj partie. "Si mund të jetë njeriu kaq zemërgur, kaq i mbushur me urrejtje  për të mbajtur një fjalim të tillë, kështu si folët ju tani?" tha Miersch duke iu referuar fjalimit të Weidel-it. Shprehja e saj për "transformim të popullit në shtet" , tha Miersch, të kujton kohët e "doktrinës racore".

Kur do të rimarrë hov ekonomia?

Sa i përket politikës së brendshme kancelari u shpreh për një "kthesë" në politikën ekonomike, e mundësuar kjo edhe nga marrja e borxheve të reja. Ndonëse në vitin e tretë pa rritje ekonomike, institutet studimore për herë të parë janë duke i rritur pritshmëritë për rritjen koniunkturore. "Ne po e ndiejmë, që atmosfera në vend sërish po përmirësohet", tha kancelari.

Merz premtoi ndryshime në sektorin e strehimit dhe arsimit në Gjermani. Edhe në politikën sociale do të ketë ndryshime. Në vjeshtë do të paraqitet reforma për ndihmën sociale, mbështetejen financiare për të papunët. Kancelari, vuri në dukje, se sikurse është rënë dakord në koalicion do të referomohet ndihma sociale. Synohet të garantohet sigurimi social bazë "për ata, që vërtetë kanë nevojë për shtetin social", tha ai.

Unioni konservator CDU/CSU në rritje

Merz në fjalimin e tij deklaroi reduktimin fuqishëm të burokracisë për bujqësinë dhe sipërmarrjet. Procedurat e miratimit për impiantet e energjive të rinovueshme duhet të përshpejtohen ndjeshëm, sipas planeve të qeverisë.

Ekologjistët thonë se ka prapaktheu në mbrojtjen e klimës

Partia ekologjiste dhe e Majta në opozitë kritikuan ashpër politikën e qeverisë. Kryetarja e grupit parlamentar të ekologjistëve Katharina Dröge akuzoi qeverinë, se "po bën prapaktheu të paimagjinueshme lidhur me mbrojtjen e klimës".

Ndër të tjera ajo kritikoi, që qeveria po investon më pak në shina, në subvencionimin e gazit fosil dhe po planifikon shpime të reja për gaz në Borkum si dhe po zbeh ligjin për ngrohjen. Këto janë "dështim në politikën e klimës".

E Majta: Paraja nuk mungon, por ajo ndahet në mënyrë të gabuar

Kryetarja e partisë e Majta, Heidi Reichinnek, kritikoi, se koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve po i lë njerëzit në baltë. Në buxhet mungojnë paratë për shëndetësinë, për banesa me qira të përballueshme, për qarkullimin urban dhe për ndihmën sociale dhe mbështetjen për prindërit me fëmijë. "Ju po shkurtoni në çdo drejtim, ndërkohë që buxheti për mbrojtjen po shtohet qysh tani me rreth dhjetë miliardë. Por çdo cent, që derdhet për armatime, mungon diku tjetër", tha Reichinnek. Paraja nuk mungon, por ajo ndahet në mënyrë të gabuar.

Projektbuxheti për vitin në vazhdim parashikon shpenzime 503 miliard euro. Koalicioni i mëparshëm qeverisës nëntorin e kaluar (2024) dështoi pikërisht në debatin për buxhetin. Këto ditë parlamenti po diskuton buxhetin e propozuar nga koalicioni i ri qeverisës mes konsrvatorëve dhe socialdemokratëve. Buxheti do të miratohet në Bundestag pas pushimeve të verës.

Në rritje mbështetja për CDU/CSU

Që me ardhjen në pushtet unioni konservator CDU/CSU (kristiandemokrat/kristiansocial) ka fituar pikë në sondazhe. Aktualisht kuota e mbështetjes është me 30 përqind e të anketuarve. Edhe Friedrich Merz krahasuar me dy muaj më parë ka fituar simpatinë e më shumë qytetarëve që janë të kënaqur me punën e tij./DW

friedrich merz bundestagu gjerman

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër