Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas një drafti të brendshëm, strategjia e re do të përfshihet në buxhetin shtatëvjeçar të Bashkimit Evropian që do të prezantohet javën e ardhshme.
BRUKSEL- Komisioni Evropian po forcon qëndrimin ndaj vendeve afrikane që nuk marrin masa për të kufizuar rrjedhjet migratore drejt Evropës. Sipas një drafti të brendshëm, strategjia e re do të përfshihet në buxhetin shtatëvjeçar të Bashkimit Evropian që do të prezantohet javën e ardhshme. Ky propozim reflekton një kthesë drejt një linje më të ashpër të Komisionit pas rritjes së së djathtës në zgjedhjet evropiane të vitit të kaluar.
Siç raportohet qëllimi është që politika e zhvillimit e BE-së të harmonizohet me praktikat e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, ku ndihma e jashtme përdoret tashmë si instrument presioni për të arritur objektiva të brendshëm politikë. Dokumenti paralajmëron se vendet që nuk ndihmojnë në mënyrë domethënëse në reduktimin e migracionit drejt Evropës, rrezikojnë të përballen me shkurtim të fondeve.
“Do të përdorim të gjitha mjetet e përshtatshme dhe presionin e nevojshëm përmes një qasjeje fleksibël stimujsh, duke përfshirë ndryshime të mundshme në shpërndarjen e fondeve në varësi të bashkëpunimit mbi migracionin”, thuhet në draft.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duket se po i përgjigjet presionit të Partisë Popullore Evropiane dhe vendeve si Italia dhe Danimarka, të cilat kërkojnë zgjerimin e marrëveshjes së diskutueshme të vitit 2023 me Tunizinë edhe në shtete të tjera afrikane.
“Nevojitet më shumë koherencë midis politikave të migracionit, azilit dhe politikës së jashtme, në mënyrë që ndihma e jashtme e Unionit të mbështesë realisht vendet partnere në menaxhimin e migracionit”, theksohet më tej në dokument.
Megjithatë, për të kaluar plani, Von der Leyen duhet të bindë edhe eurodeputetët më skeptikë nga radhët e Socialistëve dhe të Gjelbërve, mbështetja e të cilëve është jetike për miratimin e buxhetit të ri në Parlamentin Evropian. Nëse miratohet, strategjia do të shënojë një largim të rëndësishëm nga modeli aktual i ndihmës së BE-së, i cili nuk përmban kushte të rrepta.
Fond i veçantë për Ukrainën
Sipas planit të ri, Komisioni synon të bashkojë disa programe ndihme në një fond të vetëm të quajtur “Fondi i Evropës Globale”, i cili do të ndahet në mënyrë gjeografike në rajone, Evropë, Lindja e Mesme, Afrika e Veriut dhe Gjiri, Afrika Sub-Sahariane, Azia dhe Paqësori, Amerika dhe Karaibet.
Edhe pse shifrat përfundimtare nuk janë bërë ende publike, ato pritet të komunikohen brenda stafit të BE-së pak orë para prezantimit zyrtar të planit. Ajo që konfirmohet është se fondet për rindërtimin e Ukrainës nuk do të prekin buxhetet për rajonet e tjera.
Presidenti i entitetit të Bosnjës, Republika Sërpska, Milorad Dodik (majtas); kryeministri Radovan Vishkoviç (më mes); dhe kryetari...
pamje nga vendngjarja INDI- Të paktën nëntë persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi automjet...
foto ilustruese GAZA- Të paktën 40 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, thanë zyr...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se u përpoq të pengonte presidentin rus Vladimir Putin të mos su...
Kate Middleton dhe Emmanuel Macron ANGLI- Princesha Kate mori pjesë në darkën e parë shtetërore që nga diagnostikimi i saj me...
foto ilustruese UKRAINË- Kievi tha të mërkurën se Rusia kreu sulmin më të madh me raketa dhe me dronë gjatë pushtim...
Foto nga vendi i ngjarjes MALI I ZI- Qytetarë dhe policë u përleshën më 8 korrik në Podgoricë, gjatë një prote...
Pete Hegseth SHBA- Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth nuk e informoi Shtëpinë e Bardhë përpara se të autorizonte një&n...
foto ilustruese HOLANDË- Ndryshimet klimatike pothuajse trefishuan numrin e vdekjeve të lidhura me të nxehtin në qytetet e mëdha e...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh i zemëruar me presidentin rus, Vladimir Putin. Gjatë një takimi me...