LIVE UPDATES
Bota

Trump - Netanyahu bisedojnë për armëpushim, në Gaza vriten 40 palestinezë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilloi një takim të dytë brenda dy ditësh me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, në mbrëmjen e së martës. Trump është duke iu dhënë shtytje përpjekjeve për një armëpushim që mund të çojë drejt një fundi të luftës 21-muajshe në Gazë.

9 Korrik 2025, 13:11 Nga E. D
Trump - Netanyahu bisedojnë për armëpushim, në Gaza vriten
foto ilustruese

GAZA- Të paktën 40 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, thanë zyrtarë spitalorë, të mërkurën, teksa ndërmjetësit ndërkombëtarë po nxitojnë për të hartuar një marrëveshje armëpushimi.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilloi një takim të dytë brenda dy ditësh me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, në mbrëmjen e së martës. Trump është duke iu dhënë shtytje përpjekjeve për një armëpushim që mund të çojë drejt një fundi të luftës 21-muajshe në Gazë.

Izraeli dhe grupi palestinez Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, po shqyrtojnë një propozim të ri armëpushimi, të mbështetur nga Uashingtoni, i cili do të pezullonte luftimet, do t’i lironte pengjet izraelite dhe do të dërgonte ndihma të shumënevojshme në Gazë, raporton AP.

Spitali Nasser, në qytetin jugor të Han Junisit, në Gazë, tha se në mesin e të vdekurve ishin 17 gra dhe 10 fëmijë. Sipas spitalit, një sulm vrau 10 persona nga e njëjta familje, përfshirë tre fëmijë.

Ushtria izraelite nuk komentoi për sulme specifike, por tha se ka goditur mbi 100 objektiva nëpër Gazë gjatë ditës së fundit, përfshirë militantë, struktura të minuara, magazina të armëve, raketahedhës dhe tunele.

Izraeli akuzon Hamasin se fsheh armë dhe luftëtarë në mesin e civilëve. Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë. Shumica e pengjeve janë liruar gjatë armëpushimeve të mëparshme.

Ofensiva e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 57.000 palestinezë, mbi gjysma e tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Ministria, e cila është pjesë e qeverisë së Gazës që udhëhiqet nga Hamasi, nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve.

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare i konsiderojnë shifrat e saj si statistikat më të besueshme për viktimat e luftës. Netanyahu u tha gazetarëve në Uashington, të martën, se ai dhe Trump pajtohen plotësisht për nevojën për shkatërrimin e Hamasit. Ai shtoi se bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet Izraelit dhe SHBA-së nuk ka qenë asnjëherë më i mirë në historinë 77-vjeçare të Izraelit.

Më vonë, këtë javë, i dërguari i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, pritet të shkojë në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të vazhduar negociatat indirekte me Hamasin rreth propozimit për armëpushim. Witkoff tha se tri çështje kyç të mospajtimit janë zgjidhur, por se një çështje e rëndësishme ende mbetet e hapur. Ai nuk bëri të ditur se për çfarë bëhet fjalë./REL

lufta ne gaza benjamin netanyahu

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi