LIVE UPDATES
Bota

Agresoni serb në Banjskë/ Ish-presidenti kroat: Ishte përgatitur për të nxitur luftë

Pas agresionit të 24 shtatorit në veri të vendit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ish-presidenti kroat komenton pozitivisht veprimet e ndërmarra nga institucionet e Kosovës.

15 Tetor 2023, 10:48 Nga a.l
Agresoni serb në Banjskë/ Ish-presidenti kroat: Ishte përgatitur
Stipe Mesiç

KROACI-  Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç deklaron se agresioni serb në Banjskë të Zveçanit ishte përgatitur dhe pjesë e saj ishin edhe disa institucione serbe. Nga këto të fundit, ai shton se grupi terrorist u pajis për provokim e luftë.

Në intervistën për KosovaPress, ai kritikon Bashkimin Evropian për qasjen dhe qëndrimet pas 24 shtatorit. Njeriu që udhëhoqi Kroacinë për një dekadë si president vlerëson pozitivisht veprimet e ndërmarra nga institucionet kosovare, meqë konsideron se kjo situatë do të prodhonte edhe më shumë viktima. Ish-presidenti i Kroacisë thotë se Kosova është shtet dhe këtë fakt duhet ta kuptojnë të gjithë.

“Mendoj se gjithë bota duhet ta kuptojnë se Kosova është fakt, se Kosova është shtet dhe se të gjitha shtetet kanë të njëjtat të drejta dhe të njëjtat marrëdhënie me Kosovën, ndaj duhet njohur një fakt, atë që në Serbi ende nuk e njohin Kosovën, ky është një problem që ia ka vënë vetes udhëheqja e Serbisë. Prandaj, Serbia nuk ka pse ta njohë Kosovën, e gjithë bota do ta njohë Kosovën, por Serbia nuk ka nevojë, por duhet të lejojë lëvizjen e njerëzve, lëvizjen e kapitalit, lëvizjen e ideve, kështu që duhet të lejojë komunikimin me botën”, deklaron ai.

Pas agresionit serb në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, Mesiç konsideron se Kosova duhet të vazhdojë dialogun.

“Po, sigurisht, Kosova gjithmonë ka treguar interes që çdo gjë të zgjidhet në mënyrë paqësore, në mënyrë diplomatike dhe në këtë kuptim, mendoj se Kosova do të vazhdojë të ketë të njëjtat pikëpamje, kështu që Qeveria e Kosovës, ata që udhëheqin në Kosovë, ata udhëheqin një politikë evropiane dhe në këtë kuptim duhet edhe në Serbi t’i kuptojnë faktet dhe të vendosin sipas atyre fakteve”, shton ai.

Politikani kroat tregon se javën e shkuar në Zagreb është takuar me kryetaren e shtetit, Vjosa Osmani, ku thekson se e njëjta ka qasje realiste ndaj politikës evropiane. Të njëjtat vlerësime nuk ka edhe për vendet e bllokut, ku thekson se lidershipi i Bashkimit Evropian po gabon.

“Unë besoj se nuk e udhëheq politikën evropiane, Bashkimi Evropian nuk e udhëheq sa duhet politikën evropiane. Ajo i kushton më shumë rëndësi asaj se çfarë do të thotë Amerika dhe jo asaj që është në interes të Evropës dhe në këtë kuptim mendoj se lidershipi i Bashkimit Evropian është duke gabuar sepse Evropa duhet të udhëheqë politikën, politikën evropiane, Bashkimi Evropian duhet të udhëheqë politikën evropiane”, deklaron Mesiç.

Në intervistën për KosovaPress, Mesiç komenton agresionin e grupit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit, ku thotë se ishte përgatitur dhe kanë gisht edhe disa institucione.

“Pra, kur një ditë të analizohet, dhe ka arsye për të folur për të, nuk ishte ekses, kjo ishte përgatitur dhe në këtë kanë marrë pjesë disa institucione, të cilat mund të sjellin njerëz të armatosur me pajisje, domethënë pajisje për luftë, bomba, me mitraloza të rëndë, automjete të blinduara, kështu që gjithçka ishte përgatitur për një provokim të madh për të ngritur njerëzit nga rrethina, që ata të reagojnë dhe pastaj Serbia të shfaqet si ajo që do të zgjidhë gjërat, dhe në fakt është politika serbe e cila dëshiron të integrojë një pjesë të Kosovës në territorin e saj”, shton Mesiç.

Pas agresionit të 24 shtatorit në veri të vendit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ish-presidenti kroat komenton pozitivisht veprimet e ndërmarra nga institucionet e Kosovës.

“Në këtë mund të thuhet situatë të vështirë, në një provokim të vështirë, si qeveria ashtu edhe presidentja i saj kanë marrë të gjitha masat e nevojshme. Në veprimet e tyre, institucionet e Kosovës vepruan sipas standardeve evropiane dhe i përgëzoj që nuk lejuan që kjo sfidë të shkaktojë viktima më të mëdha… Serbia ka marrë shumë masa që bota mund t’i kritikojë, përkatësisht në Serbi nderohen ata terroristë që sulmuan institucionet e Kosovës, të cilët sulmuan Kosovën. Pra, ata vdiqën në një sulm terrorist dhe Serbia i nderon si viktima të politikës shqiptare, kështu që ata bënë gjithçka për të bërë gjënë e gabuar”, përfundon Mesiç.

Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore. 

stipe mesiq

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit