LIVE UPDATES
Bota

AI dhe rrjetet sociale, “armët” e Kinës. Microsoft: Si do të tentojë Pekini të prishë zgjedhjet gjatë 2024-ës

5 Prill 2024, 16:41 Nga h.k
AI dhe rrjetet sociale, “armët” e Kinës. Microsoft: Si do
Foto ilustruese

PEKIN-Microsoft-i ka paralajmëruar se Kina do të tentojë të prishë zgjedhjet në SHBA, Korenë e Jugut dhe Indi këtë vit me përmbajtje të gjeneruara nga inteligjenca artificiale (AI). Gjigandi teknologjik thotë se grupet kibernetike të mbështetura nga shteti kinez priten të shenjëstrojnë zgjedhjet e profilit të lartë në vitin 2024. Sipas raportit të publikuar të premten thuhet se është e përfshirë edhe Koreja e Veriut.

Teksa popullatat në Indi, Kore të Jugut dhe Shtetet e Bashkuara do t’i drejtohen votimeve, me shumë mundësi do të shohim aktorët kibernetikë dhe influencues kinezë si dhe disa aktorë të jashtëm kibernetik të Koresë së Veriut që të punojnë drejt targetimit të këtyre zgjedhjeve”, thuhet në raport.

Sipas Microsoft, Kina do të krijojë dhe shpërndajë nëpërmjet rrjeteve sociale përmbajtje që i interesojnë pozitave të saj në këto zgjedhje që konsiderohen të profilit të lartë. Kompania tha se impakti që kanë përmbajtjet e krijuara me AI janë të vogla, por paralajmëroi se mund të ndikojnë.

Teksa impakti i përmbajtjeve të tilla në audiencat e lëkundura mbetet i vogël, eksperimentimi në rritje i Kinës në video, meme dhe audio do të vazhdojë dhe mund të rezultojë efektiv”, tha Microsoft.

Sipas gjigandit teknologjik, Kina ka provuar ndërkohë të dezinformojë fushatën presidencale në Tajvan në Janar me përmbajtje të krijuara nga inteligjenca artificiale. Kompania amerikane tha se kjo ishte hera e parë që shikonte një entitet të mbështetur nga një shtet që përdorte përmbajtje të AI për të influencuar zgjedhjet e një shteti të huaj.
Grupi Storm 1376 që mbështetet nga Pekini njihet edhe si Spamouglage ose Dragonbrige, ishte shumë aktiv gjatë zgjedhjeve në Tajvan. Ata postuan audio të rreme në YouTube të kandidatit Terry Gou i cili gjoja mbështeste një kandidat tjetër në zgjedhje. Microsfot tha se klipi është krijuar me shumë mundësi nga inteligjenca artificiale. YouTube reagoi dhe e hoqi videon para se të merrte shikueshmëri shumë të madhe.

Sa i përket SHBA-së, Microsoft thotë se grupet kineze vazhdojnë të rrisin influencën në fushatën në SHBA. Thuhet se aktorët e mbështetur nga Kina përdorin rrjetet sociale për të nxitur “pyetje përçarëse” dhe të tentojnë të kuptojnë çështjet që ndajnë votuesit amerikanë.

“Kjo mund të bëhet për të mbledhur informacione dhe saktësi mbi demografinë kryesore të votuesve para zgjedhjeve presidenciale në SHBA”, tha Microsoft. Ky raport u publikua në të njëjtën javë kur një bord i emëruar nga Shtëpia e Bardhë tha se një numër gabimesh nga Microsfot lejoi operatorët kinezë të mbështetur nga shteti që të hynin në llogaritë e postave elektronike të zyrtarëve të lartë amerikanë. Ndërsa muajin e kaluar, qeveritë e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar akuzuan hakerat e mbështetur nga Kina për një fushatë kibernetike që synonte politikanët, gazetarët dhe bizneset në Mbretërinë e Bashkuar.

rrjetet sociale

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet