Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
Aksident tragjik në Greqi, dy persona humbin jetën pasi një taksi mori flakë në ecje
Një taksi me tre pasagjerë është përfshirë nga flakët në km e 82 të autostradës kombëtare. Taksisti u kthye djathtas dhe parkoi në LEA, me qëllim që të zbriste vetë dhe pasagjerët sa më shpejt.
26 Shtator 2022, 12:11Nga d.a.
aksident ne Greqi
GREQI- Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën e Korintit dhe Athinës, në lartësinë e Korintit të Lashtë në Greqi.
Sipas Protothemës, Një taksi me tre pasagjerë është përfshirë nga flakët në km e 82 të autostradës kombëtare. Taksisti u kthye djathtas dhe parkoi në LEA, me qëllim që të zbriste vetë dhe pasagjerët sa më shpejt.
Më pas, drejtuesi i një mjeti të dytë që lëvizte në të njëjtin drejtim, ka ulur shpejtësinë, për të parë se çfarë po ndodhte, si pasojë drejtuesi i një mjeti të tretë është përplasur me mjetin e dytë. Drejtuesi i mjetit të tretë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas informacioneve të Zjarrfikëses janë gjetur dy persona të vdekur. Në vendngjarje ndodhen mjetet e zjarrfikësve, policia dhe autoambulanca.