7 Tetor 2023, 09:05
Nga f.i
Donald Trump
SHBA- Menjëherë pas largimit nga presidenca, Donald Trump thuhet se ndau informacione konfidenciale për nëndetëset bërthamore amerikane me një biznesmen australian gjatë një bisede miqësore në Mar-a-Lago, klubi dhe rezidenca private e Trump në Florida, raportojnë mediat e huaja.
Biznesmeni australian Anthony Pratt, miliarder dhe anëtar i klubit Mar-a-Lago, pronar i një prej industrive më të mëdha të kartonit në botë, dyshohet se ndau informacionin me shumë të tjerë, duke përfshirë zyrtarë të huaj, disa punonjës të tij dhe gazetarë. Zbulimi i mundshëm iu raportua ekipit të këshilltarit special Jack Smith ndërsa ata hetuan grumbullimin e supozuar të Trump të dokumenteve të klasifikuara në Mar-a-Lago dhe kanë intervistuar, Anthony Pratt.
Sipas rrëfimit të Pratt ai pretendohet se i tha Trumpit se ai besonte se Australia duhet të fillonte të blinte nëndetëset nga Shtetet e Bashkuara. Gjatë bisedës Trump zbuloi të paktën dy pjesë kritike të informacionit në lidhje me aftësitë operacionale të nëndetëseve me fuqi bërthamore të Marinës së SHBA: numrin e raketave që çdo anije mbart dhe sa larg mund të shkojnë nëndetëset ruse pa u zbuluar. Por Trump nuk i tregoi Pratt dokumentet top-sekret, të cilat ishin në ruajtje në rezidencë.
Kjo nuk është hera e parë që Trump nxjerr informacione. Kujtojmë se pasi drejtori i FBI-së James Comey u shkarkua, Trump zbuloi informacione të klasifikuara për dy zyrtarë rusë në një takim në Zyrën Ovale. Në vitin e tretë të presidencës së tij ai postoi një mesazh në X me një foto të objekteve raketore iraniane.
shba donald trump anthony pratt
Bota
7 Tetor 2023, 09:01
f.i
pamje nga vendngjarja
KANADA- Tre persona humbën jetën pasi një avion privat u rrëzua raporton Reuters. Avion privat u rrëzua...
Bota
7 Tetor 2023, 08:27
f.i
pamje nga vendngjarja
IZRAEL- Alarmet ranë për disa minuta në zonat jugore rreth Gazës dhe në zonën më të madh...
Bota
7 Tetor 2023, 08:18
f.i
foto ilustruese
MIANMAR–Tre persona u vranë nga shembja e një miniere ari të braktisur në qytezën Pyinmana të Mianmarit...
Bota
7 Tetor 2023, 08:04
f.i
foto ilustruese
MEKSIKË- Shërbimi Sizmologjik Kombëtar i Meksikës ka raportuar një tërmet me magnitudë 6.3, me...
Bota
7 Tetor 2023, 07:44
f.i
Angelo Michele Ristuccia
KOSOVË- Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia tha të premt...
Bota
7 Tetor 2023, 07:27
f.i
foto ilustruese
Si po e përdorin shkencëtarët Inteligjencën Artificiale. Kjo teknologji po e bën kërkimin më të shp...
Bota
7 Tetor 2023, 07:18
f.i
foto ilustruese
SIRI- Forcat e Sigurisë të Turqisë i vazhduan të premten sulmet ndaj militantëve kurdë në veri t&eu...
Bota
6 Tetor 2023, 22:44
h.k
Prezantimi i Pixel 8
SHBA-Pas Apple dhe Samsung, rivalë të përjetshëm kur flasim për telefonat e mençur, tashmë në...
Bota
6 Tetor 2023, 22:40
I.A
Giorgos Gerapetritis
GREQI- Ministri i jashtëm grek Giorgos Gerapetritis, ka komentuar takimin që ka patur me kryeministrin shqiptar Edi Rama dit...
Bota
6 Tetor 2023, 22:35
h.k
Vjosa Osmani dhe Ursula Von der Leyen
SPANJË-Vjosa Osmani Presidentja e Kosovës është takuar ditën e sotme me Presidenten e Komis...