LIVE UPDATES
Bota

Akuzohen për korrupsion, përjashtohen nga Partia Komuniste dy ish-ministra të mbrojtjes në Kinë

Në muajin tetor të vitit të kaluar, Li u hoq nga detyra pasi nuk u pa në aktivitete publike për gati dy muaj. Ai u zëvendësua në muajin dhjetor nga admirali Dong Jun.

27 Qershor 2024, 21:58 Nga N.F
Akuzohen për korrupsion, përjashtohen nga Partia Komuniste dy
Foto

KINË- Partia Komuniste e Kinës ka përjashtuar dy ish-ministra të mbrojtjes, Li Shangfun dhe paraardhësin e tij, Wei Fenghen. Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve ‘Xinhua’, të dy ish-zyrtarët u akuzuan për kryerjen e “shkeljeve serioze të disiplinës”, gjuhë që përdoret nga zyrtarët kinez kur flitet për korrupsionin.

Atikulli në ‘Xinhua’ thotë: “Si një anëtar i rëndësishëm i udhëheqjes së partisë dhe ushtrisë, Li Shangfu tradhtoi misionin e tij... tradhtoi besimin e Komitetit Qendror të Partisë dhe Komisionit Qendror Ushtarak ... dhe shkaktoi dëme të mëdha në kauzën e partisë dhe mbrojtjen kombëtare”.

Artikulli thotë gjithashtu se një hetim i drejtuar nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste zbuloi se zoti Li kishte “kërkuar përfitime për veten dhe të tjerët” dhe se nuk kishte përmbushur detyrat e tij politike.

Sipas artikullit, zoti Li dyshohet gjithashtu se ka marrë “shuma të mëdha parash” ryshfet, si dhe u ka dhënë ryshfet të tjerëve". Artikulli në ‘Xinhua’ ishte konfirmimi i parë zyrtar i hetimit të zotit Li duke zbuluar edhe detaje të natyrës së krimeve të dyshuara.

Në muajin tetor të vitit të kaluar, Li u hoq nga detyra pasi nuk u pa në aktivitete publike për gati dy muaj. Ai u zëvendësua në muajin dhjetor nga admirali Dong Jun. Paraardhësi i zotit Li, Wei Fenghe, gjithashtu nuk u pa në aktivitete publike për një periudhë të gjatë pasi u zëvendësua gjatë një riorganizimi të kabinetit qeveritar në muajin mars.

Që kur erdhi në pushtet, para më shumë se një dekade, udhëheqësi kinez Xi Jinping ka nisur një fushatë të gjerë kundër korrupsionit. Presidenti Xi është përqëndruar veçanërisht në luftën kundër korrupsionit në ushtri.

Javën e kaluar, ndërsa fliste gjatë një konference që kishte të bënte me ushtrinë, Presidenti Xi theksoi nevojën për të “çrrënjosur kushtet në të cilat lulëzon korrupsioni dhe të zgjerojë thellësinë dhe gjerësinë e luftës kundër korrupsionit", sipas medias shtetërore kineze.

Gjatë kësaj konference, Presidenti Xi gjithashtu theksoi nevojën për të “forcuar mbikëqyrjen e gjithanshme të kuadrove të lartë në ushtrimin e detyrave dhe përdorimin e kompetencave të tyre”.

Reagimet ndaj përpjekjeve të Presidentit Xi kundër korrupsionit kanë qenë të ndryshme. Mbështetësit thonë se përpjekjet kanë të bëjnë me qeverisjen e pastër, ndërsa kritikët thonë se ato mund të shërbejnë si mjet për të eliminuar rivalët politikë./ VOA

kine korrupsion perjashtim

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje