23 Korrik 2024, 15:03
Nga N.F
Alsu Kurmasheva
SHBA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Moskë bëri thirrje për lirimin e gazetares së Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, e cila ka shtetësi të dyfishtë - amerikane dhe ruse. Kurmasheva u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burg nga një gjykatë ruse. Një ditë pasi u publikua lajmi për dënimin e saj, Ambasada amerikane tha se kjo është “një ditë e errët për gazetarinë në Rusi”.
“Ne, sërish, u bëjmë thirrje autoriteteve ruse që të lirojnë Alsunë dhe gazetarët e tjerë të burgosur”, tha Ambasada amerikane në një postim në mediat sociale më 23 korrik.
“Shtypja e zërave kundërshtues i dëmton të gjithë rusët. Një shtyp i lirë dhe i pavarur është në zemër të demokracisë”, shtoi Ambasada.
Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Stephen Capus, e cilësoi gjyqin dhe dënimin e Kurmashevës - të raportuar fillimisht nga AP-ja - si “tallje me drejtësinë” dhe shtoi se “i vetmi vendim i drejtë është që Alsuja të lirohet menjëherë nga robëruesit e saj rusë”.
“Është koha, më shumë se kurrë, që kjo qytetare amerikane, kolegia jonë e dashur, të ribashkohet me familjen e saj të dashur”, tha Capus.
Kurmasheva, 47 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, u arrestua në Kazan në tetor të vitit të kaluar dhe u akuzua për mosregjistrim si “agjente e huaj”. Regjistrimin e tillë e kërkon një ligj kontrovers rus, i cili ka në shënjestër gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe të tjerë.
Ajo u akuzua, gjithashtu, për përhapje të informacioneve të rreme për ushtrinë ruse dhe përballet me dhjetë vjet burg nëse shpallet fajtore. Radio Evropa e Lirë dhe Qeveria e SHBA-së thonë se akuzat janë hakmarrje për punën e saj si gazetare.
“Ajo është një gazetare e përkushtuar, që është në shënjestër të autoriteteve ruse, për shkak të përkushtimit të saj të pakompromis për ta thënë të vërtetën dhe për të raportuar në mënyrë parimore”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, pas lajmit për dënimin e saj.
“Gazetaria nuk është krim, siç na keni dëgjuar të themi në disa raste, dhe ne vazhdojmë ta bëjmë shumë të qartë se ajo duhet të lirohet”, shtoi ai.
Kremlini nuk e komentoi dënimin e Kurmashevës. Në të kaluarën, ai ka thënë se nuk po e ndjek nga afër rastin dhe se nuk do të komentojë, pasi sistemi rus i drejtësisë duhet të lejohet ta bëjë punën e vet./ REL
alsu kurmasheva ambasada amerikane rusi
Bota
23 Korrik 2024, 14:24
N.F
Foto ilustruese
GJEORGJI- Gjatë gjithë partneritetit të Gjeorgjisë me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, që ka zgjatur me dekad...
Bota
23 Korrik 2024, 14:05
N.F
Foto ilustruese
MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, i propozoi Kuvendit të këtij vendi një përbërje të...
Bota
23 Korrik 2024, 13:12
E. D
Kamala Harris
SHBA- Zëvendës-presidentja e SHBA-së, Kamala Harris të hënën “forcoi” statusin e saj si kryesuesja ...
Bota
23 Korrik 2024, 12:21
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Gati 40 milionë njerëz janë të infektuar me virusin HIV, i cili e shkakton SIDA-n, sipas një raporti të...
Bota
23 Korrik 2024, 12:06
E. D
Valery Zaluzhny
UKRAINË- Ish-gjenerali i lartë i Ukrainës ka thënë se vendet perëndimore duhet të “zgjohen&rd...
Bota
23 Korrik 2024, 12:12
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si “të padrejtë dhe të dëmshëm” vendimin e...
Bota
23 Korrik 2024, 11:57
N.F
Kamala Harris
SHBA- Kamala Harris do të vizitojë shtetin fushë beteje të Wisconsin në tubimin e parë që ...
Bota
23 Korrik 2024, 11:46
N.F
Musk
SHBA- Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka pohuar se kompania do të prodhojë robotë humanoidë për të filluar pu...
Bota
23 Korrik 2024, 11:32
N.F
Harold Wilson
ANGLI- Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Harold Wilson, pranoi të shesë arkivin e tij t&e...
Bota
23 Korrik 2024, 11:34
E. D
Jill Biden
PARIS- Spektakli i ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike mund të mbesë në hije nga ‘human drama&rs...