LIVE UPDATES
Bota

Analistët: Kina mund të shfrytëzojë mineralet e rralla për tu hakmarrë Shteteve të Bashkuara

Kompanitë kineze muajve të fundit i kanë shtuar përpjekjet për të blerë materiale nga vende të ndryshme siç është Mianmari, Vietnami, Maroku dhe Kongo, sipas disa raporteve.

9 Dhjetor 2024, 23:06 Nga E. D
Analistët: Kina mund të shfrytëzojë mineralet e rralla
foto ilustruese

KINA- Kina po merr nën kontroll mineralet e rëndësishme, përfshirë ato mineralet e rralla që përdoren për prodhimin e veturave elektrike, baterive të tyre dhe një mori produktesh elektrike që përdoren në jetën e përditshme dhe në mbrojtje, sipas analistëve. Kompanitë kineze muajve të fundit i kanë shtuar përpjekjet për të blerë materiale nga vende të ndryshme siç është Mianmari, Vietnami, Maroku dhe Kongo, sipas disa raporteve.

Përpjekja e Kinës për të siguruar qasje ndaj një sasi më të madhe të mineraleve thelbësore është e rëndësishme për shkak se pritet që ajo t’i përdorë ato si mjete hakmarrjeje kundër Shteteve të Bashkuara nëse Uashingtoni vendos që t’i rrisë në mënyrë dramatike tarifat ndaj mallrave kineze, siç ka paralajmëruar Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, sipas analistëve të intervistuar nga Zëri i Amerikës.

“Mineralet e rralla janë një mjet i fuqishëm që Kina do ta përdorë që të hakmerret kundër administratës së zotit Trump nëse lufta me tarifat përshkallëzohet”, i tha Zërit të Amerikës përmes një interviste me shkrim studiuesi i shkencave politike pranë Bucknell University, Zhiqun Zhu.

Ministria kineze e Tregtisë së fundmi njoftoi se do të vendoste kontroll më të rreptë ndaj eksportit të mineraleve të rralla në Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të dhjetorit, Kina ndaloi eksportet e tre metaleve thelbësore – galiumit, germaniumit dhe antimonit - në Shtetet e Bashkuara, duke zgjeruar listën e masave që Pekini filloi t’i shpaloste në vitin 2023. Këto tre metale kanë përdorim të gjerë në pajisjet ushtarake.

“Ky është vetëm hapi i parë dhe një paralajmërim ndaj administratës së re në Uashington. Megjithatë, dyert janë ende të hapura për bisedime për të shmangur një përshkallëzim të luftës së tarifave”, deklaroi Zhu.

SipasBeatrix Keim, drejtoreshë pranë Qendrës për Hulumtim të Automobilëve me seli në Gjermani, “Kina kontrollon shumicën absolute të kapaciteteve për të përpunuar mineralet e rralla dhe litiumin, i cili përdoret për prodhimin e baterive. Kinës i nevojiten këto minerale për të furnizuar sektorin e saj të ri të makinave elektrike, që është në zgjerim e sipër”.

“Në të njëjtën kohë, Kina po investon në marrëdhëniet e saj me disa shtete që i kanë këto burime”, shtoi ajo.

Kina zotëron 36 për qind të rezervave botërore të mineraleve të rralla, por kontrollon 70 për qind të furnizimit botëror nga minierat në vende të ndryshme, sipas organizatës hulumtuese ‘Now-Gmbh’, që mbështetet nga qeveria gjermane. Kina gjithashtu kontrollon 77 për qind të kapacitetit përpunuese të mineraleve të rralla.

“Disa burime të tjera të mineraleve të rralla si Vietnami, Rusia dhe Brazili mund të konsiderohen aleatë të Kinës,” i tha Zërit të Amerikës drejtorja e Institutit për Tregjet në Zhvillim pranë Universitetit Cornell, Lourdes Casanova.

Shtetet e Bashkuara kanë burime të rëndësishme të mineraleve të rralla që kapin shifrën e 1.8 milionë tonëve, sipas llogaritjeve të Institutit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, krahas mundësisë që të furnizohen me to nga India dhe Australia, të cilat kanë më shumë sasi të tyre.

Kompanitë kineze gjithashtu kontrollojnë shumicën e minierave që prodhojnë kobaltin, një element kyç për prodhimin e baterive të veturave elektrike dhe pajisjeve tjera elektrike, në Republikën Demokratike të Kongos, sipas organizatës ‘Benchmark Mineral Intelligence’ me seli në Londër, që hulumton mineralet dhe çmimet e tyre. Kongo ka 70 për qind të furnizimit botëror me kobalt, sipas Shërbimit Ndërkombëtar të Aksionarëve (ISS), me seli në Merilend.

Kina po shfrytëzon përplasjet ndërmjet ushtrisë dhe grupeve kryengritëse në Mianmar për të zgjeruar ndikimin e saj në zonat ku janë minierat e mineraleve të rralla. Mianmari prodhon disa lloje të mineraleve të rralla, përfshirë ato që janë kritike për të ashtuquajturat teknologji të “energjisë së pastër”.

Grupi kryengritës Ushtria Çlirimitare e Kachinit (KIA) ka marrë kontrollin e qytetit Kanpaikti, në afërsi të kufirit të Mianmarit me Kinën. Kanpaikti është i pasur me burime të mineraleve të rralla. Kjo do të thotë që Kina mund të bëhet blerësi i vetëm i tyre, duke i blerë këto minerale nga grupet kryengritëse në vend se nga regjimi ushtarak që sundon në Mianmar, i tha Zërit të Amerikës analistja Sreeparna Banerjee nga Fondacioni Hulumtues i Nju Delhit. Zyrtarët kinezë po negociojnë me grupet kryengritëse prej një kohe të gjatë, thotë ajo.

“Kina do të ruajë pozitën e saj mbizotëruese në zinxhirin e furnizimit duke negociuar drejtpërdrejt me grupet e reja që kanë pushtet... Ushtrinë Çlirimtare të Kachinit”, thotë analistja Banerjee. “Një gjë e tillë mund t’i mundësojë Kinës kushte më të favorshme, ngaqë kryengritësit do t’i japin përparësi sigurimit të të ardhurave nga një blerës i qëndrueshëm”.

Ndërkohë studiuesi Zhu nga Universiteti Bucknell thotë: “nuk është për t’u befasuar që Kina ka vendosur kontakte me kryengritësit sa i përket vazhdimit të nxjerrjes dhe blerjes së pandërprerë të mineraleve të rralla nga Mianmari”.

Vizita e Presidentit Xi në Marok

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi një vizitë në Marok muajin e kaluar mes investimeve të shtuara nga kompanitë kineze për prodhimin e baterive që përdoren në veturat elektrike. Kompania kineze ‘Gotion High-Tech” i ka premtuar 1.3 miliardë dollarë për të ndërtuar fabrikën e parë në Afrikë për bateritë e makinave elektrike në afërsi të kryeqytetit Rabat, ndërkohë që dy kompani tjera kineze po prodhojnë pjesë për bateri.

“Mendoj se Kina po planifikon të prodhojë makina në Marok të cilat mund të shiten në Evropë, e cila është shumë afër”, theksoi analistja gjermane Keim. “Në këtë mënyrë, kompanitë kineze mund t’iu shmangen tarifave të larta në shtetet evropiane”.

Në muajin tetor, Bashkimi Evropian vendosi tarifa të ashpra prej 17 për qind deri më 35.3 për qind për lloje të ndryshme të veturave elektrike të prodhuara në Kinë. BE-ja justifikoi vendimin duke thënë se Kina ka subvencionuar prodhuesit e makinave elektrike, duke u lejuar atyre t'i shesin ato me çmime shumë të ulëta në Evropë. Kina e ka sfiduar këtë vendim në Organizatës Botërore të Tregtisë, gjë që ka shtuar tensionet tregtare ndërmjet Pekinit dhe BE-së.

“Prodhuesit evropian të veturave elektrike nuk po mund të garojnë me firmat kineze”, thotë Casanova nga Universiteti Cornell. “BE-ja dëshiron që të mbrojë kompanitë e saj, siç janë ato gjermane Volkswagen, Mercedes, BMW, franceze si Renault apo atë italiane Stellantis (ish Fiat)”./VOA

kina

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës