LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Asnjë përparim në dialogun për çështjen e dinarit

Dallime të mëdha në qëndrime kishin përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Serbisë në takimin e 25 marsit në Bruksel, ku u diskutua për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë. Ndërmjetësi i dialogut Mirosllav Lajçak, siç shkroi në platformën X, megjithatë shpreson që javën e ardhshme me 04.04, kur palët prapë do të takohen në Bruksel, të gjendet një zgjidhje për dinarin.

26 Mars 2024, 09:14 Nga N.F
Analiza: Asnjë përparim në dialogun për çështjen
Bislimi dhe Lajçak

KOSOVË- Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel paraqiten propozimet e tyre për dinarin, por nuk u dakorduan. Palët akuzuan njëra-tjetrën, ndërsa Lajçak tha se propozimet qartësuan shumë gjëra.

Dallime të mëdha në qëndrime kishin përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Serbisë në takimin e 25 marsit në Bruksel, ku u diskutua për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë. Ndërmjetësi i dialogut Mirosllav Lajçak, siç shkroi në platformën X, megjithatë shpreson që javën e ardhshme me 04.04, kur palët prapë do të takohen në Bruksel, të gjendet një zgjidhje për dinarin.

"Ne u ripajtuam që të takohemi prapë javën e ardhshme me ambicien që të gjejmë një zgjidhje", shkroi Lajçak.

Të dyja palët në takimin e së hënës në Bruksel paraqiten propozimet  e tyre, diskutuan për to por nuk dhanë detaje. Palët kritikuan njëra-tjetrën, ndonëse Lajçak tha se propozimet qartësuan shumë gjëra.

Dallimet janë të mëdha

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se dallimet janë të mëdha, ndërsa propozimin e Kosovës ai e cilësoi si konstruktiv.

"Mendoj që pala jonë ka paraqitur një propozim shumë konstruktiv, i cili mundëson që mbështetja financiare të shkojë te përdoruesit final. Por pa u lënduar në asnjë moment rregullorja e Bankës Qendrore (BQK) dhe korniza legjislative e vendit tonë, për arsye se fokusi ynë ka qenë qytetari për të cilin jemi të bindur se ka nevojë dhe duhet të ketë mundësi të pranojë edhe më tej mbështetjen financiare të cilin shteti i Serbisë e ka paguar deri më tani", tha Bislimi.

Sipas tij, "një zgjidhje për rregulloren e BQK-së, që parasheh euron si valutën e vetme për pagesa, është e mundur dhe lehtë e arritshme. Por kërkohet vullnet politik i të dyja palëve.

"Propozimi i palës nga Prishtina nuk ofron zgjidhje"

Të kundërtën pohon kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, sipas së cilit, propozimi i Prishtinës "nuk çon drejt një zgjidhje kompromisi”.

"Propozimi ynë është i balancuar, merr parasysh interesat e popullit serb në Kosovë dhe është bërë në marrëveshje me ekspertët tanë. Në anën tjetër, ishte  propozimi i Prishtinës, për të cilin nuk do të doja të flisja tani, por mjafton të them se ana tjetër nuk bënë as përpjekjen më të vogël që ajo letër të mund të quhet propozim, që shkon në drejtimin e një zgjidhje kompromisi", tha Petkoviq. Sipas tij, ai nuk e di në cilin drejtim do të shkojë dialogu. Ai akuzoi Prishtinën zyrtare, se "nuk ka vullnet politik për të arritur një zgjidhje”.

"Pala serbe do të përpiqet që të vazhdojë funksionimin e bankës së Serbisë në Kosovë, përmes (Kursimores së Postës), në mënyrë që serbët të marrin pagat, pensionet dhe ndihmën tjetër. Ky është thelbi i propozimit tonë”, tha Petkoviç.

Rregullorja në fuqi nga shkurti

Nga data një shkurt në Kosovë përmes një rregulloreje të BQK, u ndalua përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme. Nisja e zbatimit të kësaj rregullore nxiti reagimin e Beogradit dhe të komunitetit ndërkombëtar. Shtet e Quint-tit, i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t'iu dhënë kohë qytetarëve të prekur serb që të përshtaten me praktikën e re. Por qeveria e Kosovës vazhdon të refuzojë suspendimin e rregullores. Megjithatë ajo pajtohet që të gjenden mënyrat më të mira që qytetarët serb që jetojnë në Kosovë të marrin ndihma financiare nga Serbia, por vetëm në euro, e cila është valuta e vetme zyrtare në Kosovë.

Marrë nga DW

dinari dialog bruksel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet