LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: A do ta furnizojë Perëndimi Ukrainën me tanke luftarake?

Vendimi i Perëndimit për ta furnizuar Ukrainën me tanke të lehta perëndimore është një shkallë e re armatimi. Në diskutimin pasues për tanket luftarake Gjermania mund të luajë rol kyç.

13 Janar 2023, 23:16 Nga DOSJA
Analiza e DW: A do ta furnizojë Perëndimi Ukrainën me tanke
Tanke

Shteti i parë që e theu akullin me vendimin se do të dërgojë tanke në Ukrainë ishte Franca. Francezët deklaruan në 4 janar se do ta furnizojnë Ukrainën me tanke të lehta, siç i quajnë francezët, apo me makina të blinduara ushtarake, siç i quajnë ato të tjerë. Vetëm 24 orë më vonë, kancelari gjerman Olaf Scholz pasi telefonoi me presidentin amerikan Joe Biden deklaroi se edhe Gjermania dhe SHBA do ta furnizojnë Ukrainën me tanke të lehta. Britanikët thanë se do të bëjnë të njëjtën gjë. Gjermania do t'i japë Ukrainës edhe një sistem antiraketor Patriot.

Është fjala për tanke të lehta që shoqërojnë tanket luftarake në betejë. Me deri 10 ushtarë në bord, detyra e tyre është të neutralizojnë njësitë antitank të armikut dhe të shkatërrojnë tanket e kundërshtarit. Këto tanke kanë topa 20-25 mm dhe raketa antitank.

Francezët do të dërgojnë modelin e tyre AMX-10 RC, gjermanët tanket Marder, ndërsa amerikanët tanket Bradley. Me këtë arrihet një pikë kulmore në armatimet e deritashme të Perëndimit për Ukrainën.  Kjo sepse tanket në fjalë mund të përdoren në vijën e frontit nga ukrainasit për të thyer frontin e kundërshtarit. Deri tani, si SHBA ashtu edhe Gjermania e kanë furnizuar Ukrainën me automjete transporti dhe automjete mbështetëse.  Por tani është hapur madje diskutimi për ta furnizuar Ukrainën edhe me tanke të rënda perëndimore.

Arsye të shkallëzimit të armatimit nga Perëndimi për Ukrainën

Nga ana formale, ekspertë të së drejtës ndërkombëtare dhe gjeneralë gjermanë thonë se për sa kohë një shtet nuk dërgon trupa në shtetin që ndodhet në luftë nuk mund të flitet për përfshirje në luftë. Por kufijtë e kësaj hapësire nuk janë të pafundëm.  Prandaj shtetet perëndimore po avancojnë për armatimet ndaj Ukrainës vetëm së bashku, jo të veçuara, për të qëndruar si bllok përballë Rusisë. 

Synimi i përbashkët i të gjitha shteteve perëndimore dhe lindore demokratike është që të ndalet lufta. Por për momentin dukemi larg kësaj. Presidenti polak Andrzej Duda e shprehu këtë qartë kur tha se "lufta nuk po mbaron". "Gjithçka tregon se Rusia do të vazhdojë të zhvillojë një luftë rrënuese kundër Ukrainës”.

Këtu duhet kërkuar edhe shpjegimi për shkallëzimin e armatimit nga Perëndimi. Sipas presidentit amerikan Joe Biden "lufta ka arritur një pikë kthese". Shtetet perëndimore janë të shqetësuara se pas dimrit në Ukrainë mund të pasojë një ofensivë e madhe ruse. Kjo është e mundur sipas ekspertëve me trupat e reja të mobilizuara nga Rusia dhe me një mobilizim të ri, për të cilin flitet. 

Deputeti gjerman i Bundestagut, që ka qenë më parë ushtarak, Roderich Kiesewetter, i tha DW se Rusia dominon në përshkallëzim. Dhe ne duhet ta thyejmë këtë. Kiesewetter tha se Gjermania duhet "të sjellë Ukrainën në një pozicion për negociata"."Dhe pastaj ne mund të negociojmë, ata mund të negociojnë me Rusinë".

Polonia dhe Franca kërkuan armatimin me tanke

Polonia druhet që pas Ukrainës mund të jetë ajo objekt shënjestre e një sulmi rus. "Po të mos e mbrojmë pavarësinë e Ukrainës, ne do të jemi objekti i radhës", tha të enjten zëdhënësi i qeverisë polake. Prandaj polakët nuk rreshtin së kërkuari armatim të rëndë për Ukrainën. Presioni është për polakët një rrugë për të nxitur shtetet e tjera të NATO-s të dërgojnë armatime, pasi të veçuar polakët nuk duan të veprojnë.

Franca ka qenë e vetmja që e deklaroi si vendim dërgimin e tankeve të lehta në Ukrainë. Por vendimi i Francës megjithatë nuk është aq i veçuar sa duket. Sipas zyrtarëve francezë, vendimi francez për tanket qe koordinuar me grupin e kontaktit Ramstein, ku marrin pjesë rreth 50 shtete që furnizojnë me armë Ukrainën.

Edhe Franca dëshiron fundin e luftës, si të gjitha shtetet demokratike perëndimore. Arsyeja që francezët nxituan me deklaratën e tyre për tanket duhet parë te një preferencë e Presidentit Macron për të dalë i pari, edhe me deklarata.

Por ka edhe një arsye tjetër të mundshme, pse Franca vendosi e para për armatimin me tanke të Ukrainës.  Kjo mund të kërkohet në shndërrimet në raportet e forcave, që janë përshpejtuar në Evropë me shpërthimin e luftës në Ukrainë.

Me spiralen e armatimit që ka nisur në të gjitha shtetet e BE, roli ushtarak i Francës si fuqia e vetme atomike, si fuqi e madhe ushtarake ecën mund të zbehet. Veç kësaj, investimet e Perëndimit te Ukraina, për shkak të luftës, mund ta afrojnë Ukrainën me BE më shpejt se çdo të ndodhte në kohë normale paqeje. Kështu, statusin e kandidatit për në BE Ukraina e mori tani për shkak të luftës, jo për shkak të reformave. Franca, por edhe shtete të tjera janë të rezervuara për këtë. Jo rastësisht Komuniteti politik Evropian, i konceptuar fillimisht si një paradhomë e BE, u prezantua nga Franca vetëm pak pasi shpërtheu lufta në Ukrainë. 

Reagimi i Gjermanisë me rol për furnizimin e Ukrainës me tanke luftarake

Polonia dëshiron ta furnizojë Ukrainën tani edhe me tanke luftarake Leopard 2. Këto tanke të sofistikuara janë zhvilluar në Gjermani. Por rregulli është që transferimi i armatimeve të prodhimit gjerman te palëve të tjera ka nevojë për miratimin e Gjermanisë. Kërkesa të mëparshme për këtë, si p.sh. nga Spanja, Gjermania i ka refuzuar. Këtë herë megjithatë ka sinjale se Gjermania mund të bjerë dakord për dërgimin.

Zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck tha të enjten se Berlini nuk duhet ta pengonte Poloninë të eksportonte tanket. "Gjermania nuk duhet ta kundërshtonte vendimin e vendeve të tjera për të mbështetur Ukrainën", tha zëvendëskancelari gjerman. Por sipas ministres gjermane të Mbrojtjes, Lambrecht, Polonia ende nuk ka bërë kërkesë. Vendimi përfundimtar megjithatë ka pak gjasa të merret para 20 janarit, kur do të mblidhet grupi i formatit të Ramstein-it. Kjo do të jetë me gjasa temë edhe në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në mes të shkurtit. 

Tanket perëndimore janë më superiore në fuqinë e zjarrit dhe në blindazh se tanket e modelit sovjetik T-72 , për të cilat Ukraina ka vështirësi për pjesë këmbimi. Ushtria ukrainase ka thënë se i duhen të paktën 300 tanke perëndimore. Edhe në Uashington po flitet për dërgimin e tankeve Abrams. Por shumica e ekspertëve thonë se më të favorshme për Ukrainën do të ishin tanket Leopard 2. Kjo pasi tanke gjermane Leopard kanë në rezervat e tyre 13 shtete evropiane. Të gjithë bashkë kanë rreth 2000 Leopardë, një rezervuar shumë më i madh për Kievin.

Marrë nga DW 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty