LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Marrëveshja për armët që pakkush e respekton

Në vitin 2014, mbi 100 vende nënshkruan Traktatin e Tregtisë së Armëve. Por pak i përmbahen këtij dokumenti. Po pse?

27 Gusht 2024, 09:47 Nga I.A

Analiza e DW: Marrëveshja për armët që pakkush e respekton

GJERMANI- Kur dikush në Gjermani flet sot për dërgimin e armëve në ndonjë vend tjetër, gjëja e parë që të vjen në mendje është armatosja, dërgimi i armëve dhe mbështetja eUkrainësnë luftën kundër agresorit rus. Parimi i politikës gjermane para luftës në Ukrainë, se armët nuk duhet të dërgohen në rajonet e krizës ose rajonet e përfshira në luftë, është harruar pothuajse plotësisht. Është harruar po ashtu që Gjermania është një nga 115 vendet që nënshkroi Marrëveshjen e Tregtisë së Armëve (ATT) në fund të vitit 2014, e cila është zhdukur plotësisht nga diskursi publik në kohën e dominimit të nacionalizmave dhe disponimit të luftës.

Konferenca e shteteve nënshkruese

Në Gjenevë po mbahet konferenca e vendeve nënshkruese të ATT, e dhjeta me radhë. Organizata humanitare Amnesty International konstaton: Megjithëse disa nga eksportuesit më të mëdhenj të armëve vijnë nga vendet nënshkruese, ato vazhdimisht injorojnë rregullat bazë të Marrëveshjes dhe eksportojnë armë në zonat e konfliktit si Rripi i Gazës, Sudani dhe Mianmari.

Në një intervistë për DW, Mathias John, ekspert i AI rithekson funksionin më të rëndësishëm të ATT: "Shtetet marrin përsipër të mos autorizojnë eksportin e armëve që çojnë në shkelje të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe në shkeljen e ligjit humanitar". Sipas John, dhjetë vjet më parë në Nju Jork, kategoritë ishin renditur me përpikëri për llojet e armëve për të cilat duhet të zbatohej ndalimi. "Këto janë, për shembull, tanke luftarake, avionë luftarakë, anije luftarake, por edhe armë të vogla. Ishte gjithashtu një sukses i madh i Marrëveshjes: Shtetet duhet ta zbatojnë këtë ndalim të eksportit edhe për municionet”, shpjegon ai.

Dhjetë vjet më vonë, tregtia e armëve nuk është më pak

Dhjetë vjet më vonë, rezultati është zhgënjyes. Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm (SIPRI) deklaroi në raportin e tij të rregullt në mars të këtij viti se transferimi global i armëve midis 2019 dhe 2023, krahasuar me vitet e mëparshme, me të vërtetë kishte rënë me 3,3 për qind, por në pesë vitet e fundit vendet evropiane kanë importuar 94 për qind më shumë armë. Kjo rritje është pasojë e drejtpërdrejtë e agresionit rus, fillimisht në Krime në vitin 2014, dhe më pas në të gjthë Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Në anën tjetër, shumë më pak armë eksportohen në Afrikë, kështu që midis 2014 dhe sot, niveli i përgjithshëm i tregtisë së armëve në nivel global ka mbetur afërsisht i njëjtë.

Izraeli, Gaza, Sudani, Mianmari

Amnesty liston disa zona ku Marrëveshja po shkelet në veçanti. Të udhëhequr nga SHBA si furnizuesi më i madh i armëve, disa vende vazhdojnë të furnizojnë Izraelin me armë, edhe pse ka prova të shumta se ligji ndërkombëtar po shkelet në luftën në Rripin e Gazës. Në luftën civile në Sudan (me numrin më të madh të personave të zhvendosur brenda vendit në botë), Serbia shfaqet si furnizuese e armëve, pavarësisht embargos së armëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në rajonin e Darfurit në perëndim të vendit. Dhe, siç thotë Mathias John: "Kina, e cila çuditërisht iu bashkua Marrëveshjes, po vazhdon të furnizojë me armë Sudanin". Në Mianmar, ushtria ka blerë të paktën një miliardë dollarë armë dhe pajisje ushtarake, pas marrjes së pushtetit në shkurt 2021. Shumica e këtyre armëve u importuan nga Kina.

Vetëm gjysma e vendeve japin të dhëna

Sipas Mathias John, shumë shtete kontraktuese nuk i kanë zbatuar premtimet, që shtetet nënshkruese duhet të raportojnë hapur për transaksionet me armë. Transparenca nuk respektohet nga shumica e nënshkruesve. "Pak më shumë se gjysma e vendeve i dorëzojnë raportet e tyre rregullisht. Pjesa tjetër nuk i dorëzon, që është një problem i madh sepse transaksionet e armëve shpesh mbahen sekret," thotë John.

Gjermania dhe transparenca

Edhe në Gjermani, raporti i qeverisë federale për eksportet e armëve u prit me kritika të ashpra. Ministria e Ekonomisë ka publikuar bilancin e eksporteve të miratuara të armëve për gjashtë muajt e parë të këtij viti. Sipas raportit, është lejuar eksporti i armëve dhe pajisjeve ushtarake me vlerë rreth 7.6 miliardë euro. Pothuajse dy të tretat (4.9 miliardë euro) kanë shkuar në Ukrainë. Ndër vendet që importuan armë gjermane këtë vit janë edhe Arabia Saudite (132 milionë euro), Katari (100 milionë euro) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (51 milionë euro). Pavarësisht kësaj, Mathias John beson se të gjitha qeveritë gjermane që nga nënshkrimi i ATT-së e kanë mbështetur Marrëveshjen.

Megjithë shkeljet e shumta, ekspertët thonë se ATT është ende një bazë e mirë për sensibilizimin e publikut për atë që lejohet dhe ndalohet në tregtinë me armë. ATT duhet domosdoshmërisht të zgjerohet duke vendosur penalizime për shkeljet. Por ky segment ende mungon./DW

mathias john att

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë