LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Të rinjtë e organizatës 'AfD' në Gjermani, nën mbikëqyrje të shërbimeve

Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues (BfV), në fakt një shërbim sekret që vepron brenda Gjermanisë, ka monitoruar punën e “Alternativës së Re”, siç është organizata rinore e partisë populiste “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), prej katër vitesh, më intensivisht se kurrë më parë.

5 Maj 2023, 18:18 Nga a.l
Analiza e DW: Të rinjtë e organizatës 'AfD' në
AFD

GJERMANI- Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues (BfV), në fakt një shërbim sekret që vepron brenda Gjermanisë, ka monitoruar punën e “Alternativës së Re”, siç është organizata rinore e partisë populiste “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), prej katër vitesh, më intensivisht se kurrë më parë.

A është radikalizuar “Alternativa e Re” (Junge Alternativa – JA)? A nxit ajo urrejtje kundër refugjatëve dhe emigrantëve? A propagandon një koncept diskriminues të shoqërisë? A i zhvlerëson qytetarët gjermanë me prejardhje migrante, duke i klasifikuar si qytetarë të rendit të dytë?

Përhapja e imazheve armiqësorePërgjigjja e Zyrës për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues (BfV) në të gjitha këto pyetje është: “Po!” Prandaj rinia eAfD-së, e cila fillimisht u etiketua si “e dyshimtë”, tashmë renditet si organizatë me “aspirata të përcaktuara ekstremiste të krahut të djathtë”. Thomas Haldenwang i BfV e justifikoi këtë kategorizim: “Përhapja e synuar e imazhit të armikut dhe nxitja e indinjatës në popullatë është e favorshme për përgatitjen e terrenit për sjellje të dhunshme ndaj të prekurve”.

Në të njëjtën kohë, së bashku me grupin e të rinjve të AfD “Alternativa e Re”, “Instituti për Politikat Shtetërore” (Institut für Staatspolitik – IfS) dhe shoqata “Ein Prozent” (Një për qind) u shpallën në të njëjtën kategori me organizatat “e vërtetuara me aspirata ekstremiste të krahut të djathtë”.

Kjo rrit rrezikun që të tre grupet të vëzhgohen dhe monitorohen me mjete dhe metoda profesionale të inteligjencës. Kjo nënkupton edhe monitorimin e e njerëzve dhe komunikimeve të tyre elektronike.

Ideologjia kundër demokracisë

Kjo ishte e mundur më parë. Por probabiliteti që metoda të tilla të përdoren në të ardhmen rritet me këtë kategorizim. “Shërbimi gjerman për mbrojtjen e rendit kushtetues nuk përqendrohet vetëm te ekstremistët e dhunshëm, por ka parasysh edhe ato grupe njerëzish që përhapin vazhdimisht ideologji dhe koncepte antidemokratike dhe kundër dinjitetit njerëzor”, thekson kreu i BfV Haldenwang.

Të tre organizatat, të cilat janë tani më të shënjestruara, synuan të paraqisnin me imazh negativ të huajt në Gjermani dhe u përpoqën t’i “bënin këto pozicione të përputhshme shoqërore”, thuhet në shpjegimin e vendimit për rritjen e vëzhgimit dhe monitorimit. Hapi tjetër dhe përfundimtar mund të jetë tani ndalimi i punës.

Në Gjermani është vështirë të ndalohet puna e ndonjë partie

Ministria e Brendshme gjermane ka shfrytëzuar disa herë rastin për të ndaluar punën e organizatave dhe shoqatave ekstremiste të krahut të djathtë. Megjithatë, ndalimi i punës së ndonjë partie politike është shumë më i ndërlikuar. Kështu, në vitin 2017, një përpjekje për të ndaluar partinë ekstremiste të djathtë NPD (Partia Kombëtare Demokratike e Gjermanisë) dështoi.

Gjithsesi, për AFD-në, klasifikimi i të rinjve të saj në grupin me “aspirata të dëshmuara ekstremiste të djathta”, është një sinjal alarmi, sepse që nga marsi i vitit 2022, pas kategorizimit të kësaj partie si të dyshimtë, Shërbimi i Mbrojtjes së Rendit Kushtetues ka mundësi të monitorojë dhe mbikëqyrë të gjithë AfD-në. Kundër kësaj AfD ka ngritur një padi në Gjykatën Administrative të Këlnit, por pa sukses. Pak para këtij vendimi, kryetari i atëhershëm i AfD-së, Jörg Meuthen, u largua nga partia.

Ish-shefi i AfD: “Partia në linja totalitare”

Jörg Meuthen e justifikoi këtë hap duke deklaruar se Alternativa për Gjermaninë (AfD), e themeluar në vitin 2013, ka shkuar shumë larg djathtas, se ka zhvilluar tipare totalitare dhe se pjesa më e madhe e partisë nuk bazohet më në rendin kushtetues të demokracisë së lirë. Ky është një qëndrim prej kohësh edhe i Shërbimit të Mbrojtjes së Rendit Kushtetues.

Ky organ i sigurisë tani e konsideron edhe më të rrezikshëm rininë e AfD-së – “Alternativën e Re”. “Kuptimi i konceptit (etnikisht homogjen) të popullit, i cili zbulohet qartë në deklaratat dhe njoftimet e “Alternativës së Re”, është në kundërshtim me përcaktimet në Kushtetutën gjermane dhe është i përshtatshëm për të dëbuar anëtarët e gjoja grupeve të tjera etnike.

Paragjykime të sheshta për muslimanët

Emigrantëve dhe migrantëve me origjinë (gjoja) myslimane u dedikohen veçori negative – si prapambetja kulturore dhe një prirje disproporcionale e fortë për krim dhe dhunë. Dhe kjo vetëm për shkak të origjinës dhe fesë së tyre.

Zyra për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues (BfV) gjithashtu dyshon në besnikërinë dhe përkushtimin e të rinjve të AfD ndaj Kushtetutës gjermane. Dëshminë e kësaj BfV e sheh në një numër të madh shpifjesh (diskreditim, nxirje, shpifje, heshtje dhe skualifikim) të kundërshtarëve politikë, por edhe të shtetit dhe përfaqësuesve të tij. “Alternativa e re” nuk kujdeset të përballet me ndonjë problem, por përkundrazi punon në përçmimin e përgjithshëm të sistemit demokratik në Gjermani. Kjo është arsyeja pse grupi i të rinjve AfD është tani një grup me “aspirata të provuara ekstremiste të djathta”/DW 

afd

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë