LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Çfarë përfiton Republika Sërpska nga vizitat e zyrtarëve rusë?

Kështu mund të përshkruhet shkurtimisht bilanci i deritanishëm i marrëdhënieve të zyrtarëve rusë me Republikën Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë.

21 Prill 2026, 18:34 Nga E.d
Analiza e REL: Çfarë përfiton Republika Sërpska nga
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe presidenti i atëhershëm i Republikës Sërpska, Millorad Dodik.

Mbështetje politike pa përfitime të mëdha ekonomike, por me lidhje të herëpashershme kulturore. Kështu mund të përshkruhet shkurtimisht bilanci i deritanishëm i marrëdhënieve të zyrtarëve rusë me Republikën Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë.

I ftuari më i fundit nga Moska është Aleksandar Grushko, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Rusisë, përgjegjës për Evropën. Sipas njoftimeve nga kabineti i presidentit të Republikës Sërpska, ai, më 21 prill, do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të këtij entiteti, do të vizitojë tempullin ruso-serb që është në ndërtim e sipër dhe do të marrë pjesë në një forum për zhvillimet gjeopolitike në Evropë.

Kjo vizitë ka peshë shtesë, pasi Grushko është zyrtari i parë rus i këtij niveli që viziton Republikën Sërpska që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Gjatë dekadës së fundit, vizitat e zyrtarëve rusë në Republikën Sërpska ishin sporadike, por me mesazhe të qarta politike.

Nga Moska dërgoheshin mesazhe mbështetjeje për udhëheqjen e drejtuar nga Millorad Dodiku, theksohej rëndësia e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe bëhej thirrje për mbylljen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë.

Qëllimet ruse në Bosnje dhe Hercegovinë

Ish-ambasadori i Bosnje dhe Hercegovinës në Rusi, Enver Haliloviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se Moska, me vizitën e Grushkos, “po vazhdon punën për destabilizimin e gjendjes politike dhe të sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Sipas tij, kjo është një qasje e vazhdueshme që zbatohet në disa nivele dhe faza.

“Kjo bëhet në mënyra të ndryshme: ekonomikisht, financiarisht dhe përmes ndikimit në zgjedhje. Është pjesë e agjendës politike të Federatës Ruse ndaj Bosnje dhe Hercegovinës, por njëkohësisht edhe pjesë e agjendës së saj ndaj Bashkimit Evropian”, vlerëson Haliloviq.

Ai thekson se kjo vizitë nuk është një zhvillim i ri, por vetëm një hallkë në një seri të gjatë ngjarjesh.

“Sikur ky delegacion ta vizitonte vetë shtetin e Bosnje dhe Hercegovinës dhe të shprehej në favor të anëtarësimit të tij në BE, atëherë do të ishte një vizitë me qëllime pozitive. Kështu siç është, është një lloj diverzioni politik ndaj Bosnje dhe Hercegovinës”, shton Haliloviq.

Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të reagojë ndaj kësaj situate.

“Tani është e qartë që BE-ja ndodhet në një krizë serioze, por së paku duhet ta shohë këtë në mënyrën e duhur, nëse nuk mund të bëjë më shumë”, thotë Haliloviq.

Ai vlerëson se Uashingtoni ka bërë një hap të drejtë kur e ka detyruar Dodikun të tërhiqet nga disa vendime të mëparshme dhe shton se për këtë arsye i janë hequr edhe sanksionet.

Megjithatë, ai thekson se rikthimi i sanksioneve mbetet ende i mundshëm, pasi, siç shprehet, nuk ka ndryshuar shumë në “qëndrimin dhe sjelljen e tij politike në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Haliloviq paralajmëron, gjithashtu, se vizitat te një komunitet etnik në Bosnje dhe Hercegovinë mund të shihen si mbështetje për qasjen e politikës së Serbisë ndaj Bosnje dhe Hercegovinës.

“Kjo, jo vetëm që forcon separatizmin e nxitur nga strukturat politike të Republikës Sërpska, por njëkohësisht rrit edhe ndikimin dhe i jep justifikim ndikimit të Serbisë në të njëjtin drejtim ndaj Bosnje dhe Hercegovinës”, thotë Haliloviq.

Radio Evropa e Lirë kërkoi komente nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara, në lidhje me vizitën e Grushkos, por nuk mori përgjigje.

Vizitat e zyrtarëve të lartë

Zyrtarët më të lartë rusë rrallë vizitojnë Banjallukën, qytetin më të madh dhe qendrën administrative të Republikës Sërpska. Vizitat, në përgjithësi, janë nga zyrtarë në nivel qytetesh, siç ishte rasti i vizitës së përfaqësuesve të Drejtorisë Kryesore të Ministrisë së Brendshme të Federatës Ruse për qytetin e Moskës në Ministrinë e Brendshme të entitetit, në nëntor të vitit të kaluar.

Banjalluka shpesh vizitohet edhe nga përfaqësues të sektorit të arsimit dhe shëndetësisë nga Rusia, të cilët qëndrojnë në Universitetin e Banjallukës ose në Qendrën Klinike Universitare.

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, zyrtarë të lartë rusë kanë vizituar Republikën Sërpska vetëm tri herë.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ishte herën e fundit në Bosnje dhe Hercegovinë në dhjetor të vitit 2020. Atëkohë, ai zhvilloi një vizitë zyrtare në Sarajevë, ndërsa më pas qëndroi edhe në Sarajevën Lindore.

Dy vjet më herët, Lavrov, pas vizitës në Sarajevë, qëndroi edhe në Banjallukë, ku vizitoi vendin e ndërtimit të tempullit dhe qendrës kulturore ruso-serbe.

“Ne shohim përkushtimin e Dodikut ndaj Marrëveshjes së Dejtonit, ndërsa një çështje që ka kohë që është lënë pas dore, është çlirimi i Bosnje dhe Hercegovinës nga administrimi i jashtëm, në mënyrë që vetë të vendosë për të ardhmen e saj”, tha Lavrov në atë kohë.

Disa muaj para tij, në Banjallukë qëndroi edhe Valentina Matvijenko, kryetare e Këshillit të Federatës Ruse, që është Dhoma e Lartë e Parlamentit rus. Ajo deklaroi atëkohë se ky entitet është “vend vëllazëror i Rusisë” dhe se Moska është kundër zgjerimit të NATO-s në Evropë.

Vizitat më të shpeshta në Rusi sesa nga Rusia

Ndërsa zyrtarët e lartë rusë janë vizitorë relativisht të rrallë në Republikën Sërpska, në drejtim të kundërt vizitat janë dukshëm më të shpeshta.

Millorad Dodik, si në kohën kur ka qenë president i Republikës Sërpska, ashtu edhe më herët si anëtar i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, ka zhvilluar takime të rregullta me presidentin rus, Vladimir Putin.

Këto vizita janë intensifikuar ndjeshëm pas shkurtit të vitit 2022, kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës.

Që nga fillimi i luftës, Dodik dhe Putin janë takuar gjithsej nëntë herë dhe të gjitha takimet janë mbajtur në territorin e Rusisë.

Dodik ka paralajmëruar se do të udhëtojë në Rusi edhe me rastin e Ditës së Fitores kundër fashizmit, që shënohet më 9 maj.

Edhe deputetët e Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska udhëtojnë shpesh në Rusi, në kuadër të delegacioneve parlamentare.

Vizita e fundit e tillë ishte në mes të tetorit, kur një delegacion i kryesuar nga kryetari Nenad Stevandiq vizitoi Asamblenë Legjislative të Shën Petersburgut.

Rusia dhe Republika Sërspka: Politika, nafta dhe gazi

Prania ekonomike ruse në Bosnje dhe Hercegovinë është më e theksuar në sektorin e industrisë së naftës.

Kompania shtetërore ruse Zarubezhnjeft zotëron kompaninë Optima Grup, nën të cilën funksionojnë rrjeti i pompave Nestro, rafineria e naftës në Brod dhe rafineria e vajit në Modriçë.

Autoritetet e Republikës Sërpska, të udhëhequra në atë kohë nga Dodiku si kryeministër, ua shitën industrinë e naftës kompanive ruse në vitin 2007, për rreth 120 milionë euro.

Republika Sërpska planifikon edhe gazifikimin e rreth 20 komunave në këtë entitet, duke u mbështetur në gazin rus.

Plani parasheh ndërtimin e një gazsjellësi nga Shepka, pranë Zvornikut, në kufirin lindor të Bosnje dhe Hercegovinës me Serbinë, ku hyn gazi rus, deri në Novi Grad në veriperëndim të vendit.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar më herët se ky projekt nuk kontribuon në uljen e varësisë së Bosnje dhe Hercegovinës nga gazi rus.

Rezultatet ekonomike të Rusisë në Republikën Sërpska janë relativisht të kufizuara në shkëmbimin tregtar.

Sipas të dhënave të Administratës për Tatimet Indirekte të Bosnje dhe Hercegovinës për vitin 2024, Rusia renditet në vendin e 40-të si destinacion eksporti për Republikën Sërpska, ndërsa sa i përket importit zë vendin e 18-të.

E, sa i takon “fuqisë së butë”, ajo është më e theksuar përmes bashkëpunimit në fushën fetare.

Në Banjallukë, që nga viti 2018 po ndërtohet tempulli dhe qendra kulturore ruso-serbe, e cila financohet pjesërisht nga buxheti i Republikës Sërpska.

Për këtë projekt janë ndarë rreth 9.5 milionë euro, përfshirë edhe fondet e planifikuara për këtë vit.

Në mes të vitit 2024, në Banjallukë, përballë ndërtesës së Qeverisë së Republikës Sërpska, është hapur Zyra e Ambasadës së Rusisë.

Në kuadër të Bibliotekës Popullore dhe Universitare të Republikës Sërpska, në Banjallukë funksionon edhe Qendra Kulturore e fondacionit “Bota Ruse” , që nga viti 2012 - e para e këtij lloji në Bosnje dhe Hercegovinë, me qëllim promovimin e gjuhës dhe kulturës ruse./REL

republika sërpska rusi analiza

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty