LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Kazinotë e Karaçevës zhvendosen në Breznicë të Serbisë

Ai kërkoi t’i fshihet identiteti, pasi, siç u shpreh, ka shumë familjarë në fshatrat e Bujanocit dhe ka frikë se mund të përballen me probleme nga pronarët e lojërave të fatit.

8 Shtator 2023, 12:01 Nga k.m.
Analiza e REL: Kazinotë e Karaçevës zhvendosen në
Foto ilustruese

Veturat që shiheshin derisa hynin e largoheshin pa u penguar nga këto objekte, ishin kryesisht me targa “RKS” - Republika e Kosovës. Prania, siç thuhet, e madhe e njerëzve që frekuentojnë këto lojëra të fatit, paraqet shqetësim për banorët si në anën e Kosovës, ashtu edhe atë të Serbisë. Një banor i zonës kufitare që jeton në anën e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se pjesa ku janë ndërtuar objektet e këtyre lojërave, është bërë e rrezikshme për t’u kaluar.

Ai kërkoi t’i fshihet identiteti, pasi, siç u shpreh, ka shumë familjarë në fshatrat e Bujanocit dhe ka frikë se mund të përballen me probleme nga pronarët e lojërave të fatit.

“Është shumë rrezik. Ka njerëz të rrezikshëm aty. Të gjithë [pronarët] janë nga Kosova, përveç njërit që është serb, që ka lidhje me shtetin [e Serbisë]”, thotë ky banor, por pa dhënë detaje se ku i bazon këto informacione.

Në Komunën e Kamenicës thonë se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masa për ndalimin e punës së këtyre kazinove.

“Është shqetësim për Komunën e Kamenicës, për shkak se ato veprojnë në afërsi të komunës sonë, sepse janë në zonën neutrale. Kjo është një veprimtari që është e ndaluar me ligj te ne dhe kemi ankesa të vazhdueshme të qytetarëve të kësaj ane”, thotë Lidiona Marovca, zëdhënëse e Komunës së Kamenicës, për Radion Evropa e Lirë.

Organizimi i lojërave të fatit në territorin e Kosovës është ndaluar me ligj nga marsi i vitit 2019.

Në Serbi, organizmi i lojërave të fatit lejohet dhe bizneset që e ushtrojnë këtë aktivitet, licencohen në Ministrinë e Financave, pranë Autoritetit të Lojërave. Radio Evropa e Lirë dërgoi pyetje në këtë institucion, për të konfirmuar nëse ndonjëri nga bizneset që funksionojnë në vijën kufitare mes Kosovë dhe Serbisë, ka licencë për operim, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk mori përgjigje. Pyetjes së njëjtë nuk iu përgjigj as Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Por, kryetari i Komunës së Bujanocit në Serbi, Nagip Arifi, thotë për Radion Evropa e Lirë se këto kazino veprojnë ilegalisht.

Sipas tij, këto biznese nuk i kanë lejet e nevojshme për të operuar, përfshirë lejet e ndërtimit.

“Është e vërtetë se janë ndërtuar disa kazino, por asnjëra prej tyre nuk ka leje. Lejet për kazino jepen në Republikën e Serbisë, i jep Ministria e Financave, kurse lejet e ndërtimit i jep pushteti lokal. Por, asnjë kazino nuk ka leje të ndërtimit, kështu që ne i kemi alarmuar organet republikane”, thotë Arifi.

Për ekzistencën e tyre, ai thotë se ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe atë të Financave, në kuadër të së cilës funksionon Autoriteti i Lojërave.

“Organet shtetërore të [Republikës së Serbisë] nuk marrin masa. Ato, sigurisht, e dinë interesin e vet. Sigurisht, e kanë llogaritur lejimin e kazinove si interes shtetëror, sepse aty nuk ka vetëm kazino, por bëhen edhe punë të tjera, të cilat ndoshta e rrezikojnë Republikën e Kosovës”, thotë Arifi, pa dhënë detaje se për cilat punë e ka fjalën.

Vetëm para pak ditësh, thotë ai, këto objekte janë lejuar të kyçen në rrjetin energjetik në Bujanoc. Deri në fillim të shtatorit, këto biznese, për shkak të afërsisë me Kosovën, kanë qenë të kyçura ilegalisht në rrjetin energjetik të Kosovës, derisa Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike - KEDS ka bërë shkyçjen. Ani pse funksionojnë në pjesën e Serbisë, kabllot i kanë pasur të lidhura në disa shtëpi që gjenden rreth 50 metra larg në territorin e Kosovës.

Nga Kosova kaluan në Serbi

Nga fundi i vitit 2018 deri në shtator të vitit 2020, së paku 12 lokale që organizonin lojëra të fatit, funksionuan në këtë zonë, në pjesën e Kosovës. Dhjetë deri në 100 metra ishte largësia e tyre nga vija që ndan Kosovën me Serbinë, në anën e Kosovës. Për shkak të disa incidenteve dhe shqetësimeve të ngritura nga banorët e fshatit Karaçevë, institucionet e Kosovës morën vendim për rrënimin e tyre, në shtator të vitit 2020.

Në këtë operacion u arrestuan 33 persona - në mesin e tyre edhe dhjetë zyrtarë policorë të Kosovës.

Të arrestuarit u akuzuan për “veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhoz të paligjshëm, trafikim me njerëz, trafikim me armë, trafikim me narkotikë, kontrabandim të mallrave dhe aktivitete të tjera kriminale”. Vija e kuqe në mes ndan Kosovën nga Serbia dhe, siç shihet në këtë hartë të vitit 2020, asnjë objekt nuk ka qenë i ndërtuar në zonën neutrale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në hartën e mësipërme të gushtit të vitit 2021 shihet se objektet që ishin të ndërtuara në zonën neutrale, në anën e Kosovës, ishin rrënuar. Këtu filloi ndërtimi i kazinove të para në pjesën e Serbisë. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se nga të dhënat që posedojnë, “në territorin e Republikës së Kosovës nuk ka ndonjë objekt që shfrytëzohet për qëllime të kazinove” në zonën kufitare në Karaçevë.

Banorët e Breznicës të shqetësuar

Prania e këtyre objekteve kazinosh, për disa banorë të fshatit Breznicë të komunës së Bujanocit në Serbi paraqet shqetësim serioz.

Nazim Hajdini thotë se ka kërkuar vazhdimisht nga pushteti lokal në Bujanoc, por edhe nga ai qendror në Beograd që të ndërmarrin hapa për pengimin e këtij aktiviteti, për të cilin shprehet i bindur se është ilegal.

“Ne, fshati ynë, udhëtojmë pranë atyre kazinove çdo ditë. Aty ka pasur shumë incidente. Ne kalojmë me familje aty dhe mund të pësojmë. Aty ka rrezikshmëri të lartë”, thotë Hajdini.

Ai tregon se, në të kaluarën, ka qenë administrator i fshatit dhe se kërkesë për t’i mbyllur këto kazino ka bërë edhe zyrtarisht.

“Zyrtarisht u kam kërkuar [nivelit lokal dhe qendror]. Të gjitha [kazinotë] punojnë në të zezën, të gjitha”, thotë Hajdini.

Radio Evropa e Lirë pyeti misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, nëse ka ndonjë përgjegjësi sa i takon vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, sidomos zonës neutrale mes dy shteteve, por nuk mori përgjigje.

Në këtë vijë kufitare ka pasur disa incidente dhe aksione të policisë kundër kontrabandës me mallra, kontrabandës me kafshë dhe trafikimit me njerëz. Që nga aksionet e para për mbylljen e lojërave të fatit në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Karaçevë, penalisht janë proceduar më shumë se 90 persona të arrestuar në aksione të ndryshme./REL

kazinote e karaceves

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen