LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Punonjësit e sigurimit në Kosovë shkelen nga institucionet, marrin pagë nën minimale

Që nga 15 korriku i vitit 2008, Hakif Sylejmani ka kaluar nga të paktën tetë orë në ditë, e shpeshherë edhe më gjatë, duke ruajtur në objektet e ndryshme të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në muajin e parë ai ishte punësuar si punëtor i sigurimit fizik nga QKUK-ja, ndërsa më vonë për këtë shërbim u punësua përmes kompanive private.

16 Janar 2025, 15:15 Nga B.Z
Analiza e REL: Punonjësit e sigurimit në Kosovë shkelen nga
Foto ilustruese

KOSOVË - Përderisa palët e përfshira - Qeveria e Kosovës, komunat dhe kompanitë e kontraktuara - gjuajnë përgjegjësinë te njëra-tjetra, punëtorët e pastrimit dhe sigurimit në shumë institucione shtetërore vazhdojnë të paguhen jashtëligjshëm nën pagën minimale.

Që nga 15 korriku i vitit 2008, Hakif Sylejmani ka kaluar nga të paktën tetë orë në ditë, e shpeshherë edhe më gjatë, duke ruajtur në objektet e ndryshme të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në muajin e parë ai ishte punësuar si punëtor i sigurimit fizik nga QKUK-ja, ndërsa më vonë për këtë shërbim u punësua përmes kompanive private.

Për Sylejmanin, baba i katër fëmijëve, muaji i parë ka qenë më i miri financiarisht.

“Në 2008-tën e kam marrë rrogën 121 euro. I kam marrë 40 euro për rrugë, 40 euro për shujta ditore. Edhe çka kam marrë për kujdestari... rroga më dilte më e madhe në 2008-tën sesa sot. Atëherë e merrja mbi 300 euro”, thotë Sylejmani për Radion Evropa e Lirë.

Aktualisht, i kontraktuar nga kompania Security Code, Sylejmani paguhet nga 277 euro në muaj. Për rritjen e katër fëmijëve të tij - nga 6 deri në 14 vjeç - ai thotë se kjo pagë, që është nën pagën minimale, është e pamjaftueshme.

“Me një pagë të tillë, një punëtor nuk është në gjendje t’i mbajë katër fëmijë. Po flas vetëm për t’i dërguar në shkollë, jo për t’u blerë libra, fletore e veshmbathje. Kjo është katastrofë”, shton Sylejmani.

I zgjedhur nga punëtorët e tjerë të sigurimit fizik në QKUK si përfaqësues i tyre, ai tregon se të gjithë punëtorët shpresojnë që këtë muaj të rregullohet çështja e pagës së tyre.

Kompania e tij nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për komente.

Por, në të njëjtën situatë me Sylejmanin gjenden edhe punëtorët e sigurimit fizik dhe ata të mirëmbajtjes në shumë institucione publike, pasi marrin pagë nën pagën e re minimale në Kosovë. Vlera e saj, e vendosur më 28 gusht të vitit të kaluar, është 350 euro.

Të gjithë këta punëtorë janë punësuar nga kompani të kontraktuara nga institucione shtetërore për kryerjen e këtyre shërbimeve.

Në tenderët e hapur, kompanitë tentojnë të aplikojnë me çmim sa më të ulët, në mënyrë që të përzgjidhen për ta kryer shërbimin.

“Kompanitë nuk kanë mundësi t’i rrisin pagat tani, sepse ato i kanë bërë kalkulimet që kanë në kontratë për kaq mjete”, thotë Jusuf Azemi, drejtues i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë.

E, dikur pasi kompanitë nënshkruan kontratat me institucionet shtetërore, Qeveria e Kosovës doli me vendimin për ta rritur ndjeshëm pagën minimale.

Vendimi bëri që paga minimale të rritej në 350 euro nga 130 euro sa ishte për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

“Është thënë se ka pasur rritje të pagës në 264 euro në vitin 2022, por ai ka qenë propozim i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) dhe në asnjë rrethanë vendim”, sqaron Naim Jakaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), për REL-in.

Por, edhe tani që rritja e pagës është konkretizuar nga propozimi në vendim, ai sërish nuk zbatohet plotësisht.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar disa nga kompanitë që ende i paguajnë punëtorët nën 350 euro, por vetëm kompania Double I&I, e kontraktuar për pastrim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ka qenë e gatshme për t’u prononcuar.

Ajo sqaron se ka bërë kërkesë në Komunën e Malishevës për t’ia rritur vlerën e kontratës - që vlen edhe për një vit e gjysmë - pas rritjes së pagës minimale, por se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Menaxheri i kësaj kompanie, Ardian Aliu, thotë se institucione të tjera ku kjo kompani ofron shërbime, si Korporata Energjetike e Kosovës, kanë marrë parasysh kërkesën dhe e kanë rritur vlerën e kontratës.

“Për çdo muaj kemi dërguar email duke kërkuar rritje të vlerës së kontratës. Ne nuk jemi për t’i shkelur të drejtat e punëtorëve. Me punëtorët kemi arritur marrëveshje që, përderisa nuk na përgjigjen nga komuna, ne nuk kemi mjete që t’i mbulojmë këto shpenzime”, thotë Aliu për REL-in.

Edhe për përfaqësuesit sindikalë të punëtorëve, faji nuk qëndron te pronarët e kompanive, por te Qeveria e Kosovës.

Një gjë e tillë theksohet edhe në denoncimin e bërë nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës në Inspektorat të Punës dhe Administratë Tatimore të Kosovës (ATK).

“Këto janë kompani që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore dhe me këtë rast faji nuk është te kompanitë, por tek institucionet për të cilat këto kompani kryejnë shërbime”, thuhet në denoncimin e bërë.

Inspektorati i Punës nuk është përgjigjur në pyetjet e REL-it, ndërsa ATK-ja ka vlerësuar se kjo çështje i takon Inspektoratit të Punës.

Kryesuesi i Sindikatës, Azemi, beson se Qeveria duhet t’i subvencionojë kompanitë e kontraktuara, në mënyrë që ato të kenë mundësi financiare t’i paguajnë punëtorët e tyre sipas vendimit për pagën minimale.

Ai beson se MFPT-ja është dashur ta dijë se një problem i tillë do të shfaqej dhe fakti që nuk ka ndërmarrë ndonjë masë për t’i subvencionuar kompanitë e kontraktuara nga institucionet shtetërore, “është qesharak”.

“Është obligim i Qeverisë së Kosovës, nuk është obligim i kompanive”, thotë Azemi.

Por, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) nuk pajtohet.

Në një përgjigje për REL-in, nga kjo ministri thonë se, fillimisht, asnjë kompani nuk ka kërkuar subvencionim të tillë dhe se ajo “nuk është përgjegjëse për të pranuar kërkesa nga bizneset”.

“Presim që kompanitë ta zbatojnë këtë ndryshim dhe të mos paguajnë nën këtë prag. Ky obligim është i qartë dhe i detyrueshëm për të gjithë punëdhënësit”, thuhet në përgjigjen e MFPT-së.

Vendimi për rritjen e pagës minimale ka hyrë në fuqi më 1 tetor.

Sindikata e Punëtorëve Teknikë kërkon që humbja e punëtorëve në pagë gjatë muajve tetor, nëntor, dhjetor dhe muajve të ardhshëm, derisa të gjendet një zgjidhje, t’u kompensohet atyre në mënyrë retroaktive.

Përndryshe, Azemi paralajmëron se do të ngrenë padi ndaj vetë Qeverisë së Kosovës.

“Nuk mund të jetë i përkryer asnjë ligj, por te ne kryesore është që atë ligj që e kemi në fuqi, ta respektojnë ata që e kanë nxjerrë. Qeveria e Kosovës po i shkel vetë vendimet që i ka nxjerrë”, thotë Azemi.

Jakaj nga IKD-ja sqaron se i gjithë procesi lidhur me pagën minimale, është përcjellë me parregullsi. Procedura ligjore parasheh që fillimisht Qeveria, në fund të çdo viti kalendarik, të propozojë pagë minimale në bazë të një propozimi nga Këshilli Ekonomik dhe Social (KES).

Por, KES-i - që përbëhet nga pesë përfaqësues të punëtorëve (sindikatave), pesë përfaqësues të punëdhënëseve (odat ekonomike) dhe pesë zyrtarë që caktohen nga Qeveria - nuk është funksional që nga viti 2023.

Më 18 prill të atij viti, anëtarëve u ka skaduar mandati katërvjeçar dhe MFPT-ja ende nuk është angazhuar për rifunksionalizimin e tij.

“Në mungesë të konsultimeve me sindikatat, me odat ekonomike dhe me publikun, e po ashtu dhe në mungesë të përgatitjeve të nevojshme të tjera, tanimë janë shfaqur situata problematike, ku shumë nga kompanitë kanë nënshkruar kontrata me institucionet publike, bazuar në pagën minimale të mëparshme prej 170 eurosh”, thotë Jakaj për REL-in.

“Me rritjen e pagës minimale, këto kontrata janë bërë të vështira për t’u zbatuar, pasi kostot operative janë rritur në mënyrë të ndjeshme”, shton ai.

Jakaj propozon që vlera e kontratave të përditësohet tani, në mënyrë që të mos dëmtohen financiarisht as kompanitë, e as punëtorët.

“Qeveria duhet të ndërmarrë hapa për t’i rishikuar kontratat ekzistuese midis kompanive private dhe institucioneve publike, duke përfshirë klauzola që reflektojnë rritjen e pagës minimale, duke qenë se kjo kërkesë është në pajtim me Ligjin për prokurimin publik”, thotë ai.

Për Sylejmanin, i punësuar si rojë fizike në QKUK, pak rëndësi ka se kush e ka fajin. Ai vetëm shpreson që atij dhe kolegëve të tij do t’u respektohen të drejtat.

“Ne po kërkojmë atë që na takon. Për atë që s’na takon, s’po i kërkojmë askujt të na e japë”, thotë ai./REL

punonjes sigurimi kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj