Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, tha se takimi ishte një hap me rëndësi për koordinimin e veprimeve rreth këtyre çështjeve.
TIRANË- Takimi i ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë u mbyll të enjten me thirrjet për bashkëpunim më të fortë në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër sulmeve kibernetike, si dhe në menaxhimin e kufijve.
Takimi, në të cilin morën pjesë 26 delegacione, u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit që do të zhvillohet më 16 tetor në Tiranë.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, tha se takimi ishte një hap me rëndësi për koordinimin e veprimeve rreth këtyre çështjeve.
“Kemi përcaktuar disa piketa, një ndër to është edhe fokusi më i madh për menaxhimin e integruar të kufijve, duke përfshirë edhe zhvillimin e një strategjie dhe koordinimin e një iniciative mes vendeve të Ballkanit dhe kërkojmë më shumë mbështetje nga BE për të rritur kapacitetet tona. Kemi rikonfirmuar vendosmërinë tonë në luftën kundër krimit të organizuar”, tha Balla.
Balla tha se ka propozuar krijimin e forcave të përbashkëta dhe mbajtjen ushtrimeve të përbashkëta “për të luftuar kundër aspekteve të veçanta të kriminalitetit.”
Përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Johannes Luchner, tha se bashkëpunimi rajonal është përparësi thelbësore për BE-në.
“Dy faktorë kanë qenë kryesorë për rezultatet pozitive. Së pari partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë pasur një përafrim më të mirë me politikën e vizave të Bashkimit Evropian dhe së dyti dhe miratimi i marrëveshjeve të reja status me FRONTEX, që do vijojnë me Shqipërinë (firmoset më 15 shtator) dhe dy me Serbinë e Bosnje Hercegovinën.
Ai theksoi se zbatimi i planit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor nga dhjetori i vitit të kaluar solli uljen e flukseve e emigrantëve përmes rrugës ballkanike gjatë këtij viti.
“Çështja e dytë me rëndësi është lufta ndaj krimit të organizuar dhe përgëzojmë Shqipërinë për arritjet. Sa i përket goditjes së grupeve kriminale në trafikun e drogës, ajo do të mbetet përparësi mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”, theksoi Luchner.
Luchner, po ashtu, nënvizoi se sulmet kibernetike mbeten kërcënim, duke shtuar se do të nisin diskutimet mbi një propozim të ministrit Balla për krijimin e një mekanizmi rajonal për paralajmërim të hershëm të tyre “në mënyrë që reagimi në të tilla raste të mos jetë i vonuar.”
Ai njoftoi se dialogu BE-Ballkani Perëndimor do të vijojë në takimin e ministrave për çështjet e drejtësisë dhe ato të brendshme, që do të mbahet më 26 tetor në Shkup./ REL
Hunder Biden SHBA- Rreth gjysma e amerikanëve thonë se kanë pak ose aspak besim se Departamenti i Drejtësisë po heton Hunter Biden...
Kim Jong Un takon Vladimir Putin RUSI- Putin dhe Kim u takuan të mërkurën në një samit Kore e Veriut – Rusi për t&...
Reinhard Butikofer GJERMANI- Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer ka reaguar lidhur me takimine sotëm në Bruksel, të ...
Memli Krasniqi KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi nëpërmjet një postimi në Fac...
Milan Radoicic SERBI- Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç i kërkuar nga Policia e Kosovës dhe i sanksionuar nga SH...
Një hetim i NASA-s që mori në studim qindra UFO zbuloi se nuk kishte prova që alienët të qëndronin pas fenomeneve të p...
Emigrantë Kërcënime, hile e premtime: Ministria ruse e Mbrojtjes përdor karota dhe shkopinj për të inkurajuar emigrantët...
Donald Trump SHBA- Gjyqi i Donald Trump në Gjeorgji me akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatin zgjedhor nu...
Hunter Biden SHBA- Sipas një dosjeje gjyqësore, Hunter Biden, djali i presidentit amerikan Joe Biden është paditur për tre ak...
Gjurmët Gjatë epokës së mëvonshme të gurit në atë që tani është Namibia, artistët e rock-ut fut...