LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Ndikimi rus sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

Nga DFC-ja, në analizën e fundit lidhur me ndikimin rus, kanë tërhequr vëmendjen mbi strategjinë e shtetit ndaj vendeve që ndodhen në faza të ndryshme të integrimeve euroatlantike. Veçanërisht kanë theksuar ngjashmëritë në rastin e Malit të Zi dhe Moldavisë.

6 Dhjetor 2025, 09:33 Nga E. D
Analiza: Ndikimi rus sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe
foto ilustruese

MAL I ZI- Kudo që ekziston hapësirë për destabilizim, Rusia do ta shfrytëzojë atë, vlerësoi për Radion Evropa e Lirë analisti i Qendrës së Forenzikës Digjitale të Malit të Zi (DFC), Drashko Jabuçanin.

Nga DFC-ja, në analizën e fundit lidhur me ndikimin rus, kanë tërhequr vëmendjen mbi strategjinë e shtetit ndaj vendeve që ndodhen në faza të ndryshme të integrimeve euroatlantike. Veçanërisht kanë theksuar ngjashmëritë në rastin e Malit të Zi dhe Moldavisë.

“Ballkani Perëndimor dhe Moldavia në strategjinë ruse të destabilizimit shërbejnë të njëjtit qëllim: t’i tregojnë Perëndimit se levat e pushtetit dhe ndikimit janë ende në duart e Kremlinit, pavarësisht sanksioneve dhe izolimit politik”, theksoi Jabuçanin.

Rusia ndodhet që pothuajse katër vjet nën sanksione, pasi nisi pushtimin e Ukrainës fqinje. Pavarësisht se cili shtet ka qenë në shënjestër gjatë dhjetë vjetëve të fundit, Moska, sipas tij, përdor të njëjtat metoda për të ndikuar mbi proceset demokratike, para së gjithash përmes dezinformatave, organizatave fetare dhe shërbimeve sekrete.

Nga Ambasada e Rusisë nuk i janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse qëllimi i tyre është dobësimi i kursit proevropian të Malit të Zi, komprometimi i institucioneve dhe krijimi i një atmosfere të paqëndrueshmërisë politike. Ambasadori i Rusisë së fundmi ka akuzuar autoritetet për armiqësi ndaj Moskës.

Paralele zgjedhore

Në Moldavi, në shtator të vitit 2025 u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat u panë si vendim kyç i këtij shteti të Evropës Lindore për të zgjedhur mes Brukselit dhe Moskës. Një javë para zgjedhjeve, autoritetet moldaviane arrestuan dhjetëra persona nën dyshimin për përgatitjen e trazirave masive. Shumica e tyre rezultoi se ishin trajnuar në Serbi.

Hetimi tregoi se shërbimet ruse të sigurisë kishin organizuar në Serbi një kamp për trajnim special të shtetasve moldavianë dhe rumunë, nën pretekstin e një pelegrinazhi fetar. Instruktorët i kishin mësuar ata me taktika për trazira në rrugë, thyerje të kordonëve policorë dhe përdorim të armëve.

“Qëllimi kryesor i operacionit rus të para-inteligjencës ishte nxitja e rrëmujës dhe trazirave në rast të fitores së shumicës proevropiane në zgjedhjet në Moldavi”.

Fitore bindëse në këto zgjedhje shënoi partia proevropiane e presidentes, Maia Sandu. Këto zgjedhje në DFC janë krahasuar me tentativën për “grusht shteti” në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016 në Mal të Zi. Taktikat e protestave të dhunshme dhe mjetet speciale të planifikuara në Moldavi janë identike me ato të përfshira në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Malit të Zi në rastin e njohur si grusht shteti i vitit 2016, theksoi DFC-ja.

Të pandehurit kishin synuar që në ditën e zgjedhjeve parlamentare të shkaktonin trazira, përplasje me policinë dhe të pengonin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Për organizimin dhe financimin e operacionit janë akuzuar agjentët rusë Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov.

Në mesin e të akuzuarve janë tetë shtetas serbë dhe tre malazezë, ndër ta edhe kryetari aktual i Kuvendit, Andrija Mandiq, dhe deputeti Millan Knezheviq. Gjykata Supreme fillimisht i dënoi me burg, ndërsa në rigjykim i liroi ata. Vendimi nuk është ende i formës së prerë.

"Serbia si qendra kryesore për aktivitetet e GRU-së”

Edhe në rastin e Moldavisë në vitin 2025, edhe në atë të Malit të Zi më 2016, është evidentuar aktivitet i agjentëve të shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse GRU, me qëllim destabilizimin e shtetit përmes nxitjes së trazirave, financimit të strukturave kriminale dhe protestave të dhunshme, theksoi DFC-ja.

“Në të dy rastet, Serbia ka shërbyer si qendra kryesore për aktivitetet e para-inteligjencës të GRU-së. Ndër provat për aktivitetet e planifikuara të paligjshme në Mal të Zi janë fotografi, incizime, uniforma, pranimet direkte dhe para të sekuestruara në shumën prej 125 mijë eurosh, gjë që është konfirmuar nga organet hetimore serbe”.

Pika e përbashkët nuk është vetëm veprimi taktik i operativëve në terren, por edhe faza e integrimit në të cilën ndodheshin të dy shtetet. Mali i Zi në vitin 2016 ishte në prag të anëtarësimit në NATO, ndërsa zgjedhjet në Moldavi në vitin 2025 ishin kyç për integrimin në të ardhmen të këtij shteti në Bashkimin Evropian.

“Skenari moldavian”

Në DFC paralajmëruan se në Mal të Zi që nga viti 2020 po krijohen kushtet për një skenar potencialisht moldavian, i cili ka për qëllim dobësimin e kursit proevropian të shtetit dhe krijimin e paqëndrueshmërisë politike, që i shkon për shtati interesave të Rusisë.

“Instrumentalizimi i partive proruse, infiltrimi i komunitetit fetar në sferën politike, fushata e fuqishme propagandistike përmes mediave dhe rrjeteve sociale proruse, si dhe nxitja e ndasive shoqërore e etnike, pa dyshim pasqyrohen edhe në kontekstin malazez”, u tha në analizën e DFC-së.

Në vitin 2020 u rrëzua nga pushteti pas 30 vjetësh Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviqit dhe pushtetin e mori një koalicion që përbëhej nga partitë proserbe dhe proruse të Frontit Demokratik dhe Demokratëve.

Qeveria e Malit të Zi synon që deri në fund të vitit të ardhshëm të mbyllë të gjitha kapitujt negociues dhe në vitin 2028 të bëhet anëtare e BE-së. Një vit para kësaj pritet të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Ndikimi përmes Kishës Moldavisë dhe Kishës Ortodokse Serbe

Në rastin e zgjedhjeve të fundit moldaviane të mbajtura në shtator të vitit 2025, rol kyç në përhapjen e propagandës antievropiane patën priftërinjtë e Kishës Ortodokse të Moldavisë.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se priftërinjtë në Moldavi një vit para zgjedhjeve shkuan në pelegrinazhe të paguara në Rusi dhe më pas, pas kthimit në Moldavi, morën fonde për themelimin e dhjetëra kanaleve në Telegram, përmes të cilave paralajmëruan për rreziqet nga aspiratat evropiane të autoriteteve moldaviane.

Narrativi i përbashkët ishte “lufta për vlerat tradicionale” nën pretekstin e predikimeve për fenë dhe dashurinë për ortodoksizmin. Në kontekstin ballkanik, Kisha Ortodokse Serbe (KOS) ka një fuqi identike mobilizuese, që e bën ndërmjetësuesen kyç të ndikimit rus, theksoi DFC-ja.

“Para zgjedhjeve lokale në Kotor dhe Podgoricë në shtator të vitit 2024, KOS-i shfrytëzoi të gjithë rrjetin e priftërinjve, të cilët në ceremoni dhe liturgji theksonin rolin kyç të ruajtjes së fesë, popullit dhe të shenjtëroreve si një futje në fushatën zgjedhore”.

Po ashtu, figura kyç të kishës u vunë në funksion të partive proserbe dhe proruse, duke tentuar që të ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor. Pushtetin në këto qytete e kanë parti të afërta me Kishën Ortodokse Serbe.

Përgjigja e Mitropolisë së Kishës Serbe në Mal të Zi

Lidhur me këto pretendime, nga Mitropolia e Kishës Ortodokse Serbe i thanë Radios Evropa e Lirë se ato janë “të kota, të rreme dhe keqdashëse”.

“Pretendimet e pabazuara të të ashtuquajturit DFC për kishën … janë gënjeshtra të rrezikshme dhe të llogaritura, që synojnë vetëm të dëmtojnë KOS-in, nga kush e për çfarë interesash, nuk dihet”, u tha në përgjigje.

Nga Mitropolia pohuan se kisha nuk ka qenë e angazhuar në fushatat zgjedhore në Podgoricë e as në Kotor.

“Kisha, për shkak të rrezikut të madh juridik, është angazhuar shumë hapur për ndryshimin e pushtetit në vitin 2020, por as atëherë e as tani nuk merret e as do të merret me fushata partiake”.

Ata shtojnë se nuk ka logjik që kisha të akuzohet se përkushtimi i saj për “fenë, popullin dhe shenjtorët” është futje në një fushatë zgjedhore.

“Në Mal të Zi nuk ekziston aktivitet hibrid i Kishës Ortodokse Serbe”, u tha në përgjigjen dërguar REL-it.

Shteti – kyç në luftën kundër ndikimit rus

Rol kyç në pengimin e përpjekjeve të Kremlinit duhet të kenë institucionet e sistemit, vlerësoi Drashko Jabuçanin nga DFC-ja.

“Të cilat do të vepronin në mënyrë proaktive kundër përpjekjeve të bashkëpunëtorëve për destabilizim dhe operacioneve të ndikimit mbi opinionin publik. Nga ana tjetër, komunikimi strategjik i vendimmarrësve duhet t’u tregojë qytetarëve rëndësinë e integrimeve evropiane, si dhe motivet e palëve të treta për ta ndalur këtë proces”.

Komisioni Evropian në raportin e fundit i rekomandoi Malit të Zi që të bëjë më shumë për të luftuar ndërhyrjet e huaja dhe dezinformimin. Për të krijuar rezistencë ndaj kërcënimeve hibride, është propozuar miratimi i një strategjie dhe plani veprimi.

Mali i Zi aktualisht është më afër anëtarësimit në BE, pasi ka hapur të gjithë 33 kapitujt dhe ka mbyllur shtatë. Qeveria e Malit të Zi synon që deri në fund të vitit të ardhshëm të mbyllë të gjitha kapitujt dhe në vitin 2028 të bëhet anëtar i BE-së./REL

mal i zi moldavi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale