LIVE UPDATES
Bota

Masat e qeverisë Merz/ Bien me 51% kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet për 'mashtruesit'

Rënien me 51 përqind të aplikimeve për azil e konfirmoi Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF). Edhe komentatorë të gazetave konservatore gjermane, si Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruajnë se "kthesa në politikën e azilit u krye”.  Sistemi gjerman i migrimit në këtë mënyrë lehtësohet dhe ky është një konfirmim i efektivitetit të masave të marra nga qeveria e re.

6 Dhjetor 2025, 08:16 Nga E. D
Masat e qeverisë Merz/ Bien me 51% kërkesat për azil në
foto ilustruese

GJERMANI- Shifrat flasin qartë. Numri i aplikimeve fillestare për azil në Gjermani është ulur me më shumë se gjysmën që nga fillimi i vitit 2025. Këtë vit janë paraqitur 106.298 kërkesa fillestare për azil, krahasuar me 216.861 në vitin 2024.

Rënien me 51 përqind të aplikimeve për azil e konfirmoi Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF). Edhe komentatorë të gazetave konservatore gjermane, si Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruajnë se "kthesa në politikën e azilit u krye”.  Sistemi gjerman i migrimit në këtë mënyrë lehtësohet dhe ky është një konfirmim i efektivitetit të masave të marra nga qeveria e re.

Ndërveprim i disa masave

Suksesi i deritashëm e ka burimin në ndërveprimin e disa masave. Që kur erdhi në pushtet shtatë muaj më parë, qeveria Merz dërgoi sinjale në disa fusha njëkohësisht: me kontrollet kufitare, me sprapësimet në kufi dhe me ruajtjen e një toni të ashpër ndaj migrimit ilegal në diskursin publik.

Koalicioni aktual qeveritar zbatoi masa më të rrepta për mbrojtjen e kufirit. Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt dërgoi në kufi forca të shumta shtesë të policisë federale dhe këmbënguli që ato të qendrojnë atje, megjithë kritikat. Dhe shumica e azilkërkuesve ilegalë vijnë pikërisht nga kufiri tokësor, me shtete të sigurta fqinjë me Gjermaninë. Veçanërisht fakti që ata përpiqeshin të hynin në Gjermani duke ardhur nga shtete të sigurta, pra që të aplikonin kështu edhe ilegalisht për azil në Gjermani, e bëri të lehtë sprapësimin e tyre nga policia.

100.000 kërkesa për azil: për Gjermaninë pak, për të tjerët shumë

Në Gjermani sot, 100.000 kërkesa për azil duken një shifër e ulët aplikimesh. Natyrisht deri në vitin 2012, shifrat e aplikimeve për azil kanë qenë shumë më të ulëta se sot. Por që atëherë lëvizjet migratore kudo në botë janë intensifikuar.

E qartë është se të njëjtat shifra që Gjermania i konsideron të ulëta, janë alarmuese për shtete të tjera evropiane, si. p.sh. për Britaninë e Madhe. Kaq sa erdhën këtë vit në Gjermani, po mbi 100.000 azilkërkues, shkuan vjet në Britaninë e Madhe, për herë të parë një shifër e tillë e lartë në historinë e vendit. Në vitin 2025 atje kanë mbërritur madje 110.000 vetë. Kjo e ka detyruar edhe qeverinë aktuale britanike, një qeveri laburiste nën presionin e rritjes së partisë Reformiste UK të Nigel Farage, të angazhohet për një ashpërsim të ndjeshëm të sistemit të azilit.

Hapa në rrugën e kufizimit të migrimit

Gjermania do të vazhdojë të ofrojë mbrojtje për azilkërkues që rrezikohen, por vitet e fundit ka pasur një shifër të lartë shpërdorimi. Vërtet që Gjermania ka nevojë për të huaj si fuqi punëtore, por kryesisht për fuqi punëtore të kualifikuar, jo për migrim ilegal.

Kryesisht forcat konservatore tani dëshirojnë që koalicioni të vazhdojë të shkojë më tej: të reflektojë për ata që ndodhen ligjërisht në Gjermani dhe duan shtetësinë gjermane. Politikanë konservatorë thonë se që dikush e merr shtetësine gjermane, vetëm se ka plotësuar vitet e qëndrimit të ligjshëm në Gjermani, pa një lidhje të vërtetë me Gjermaninë, nuk ndihmon në forcimin e vendit. Kjo është një fushë delikate, e preferuar edhe nga partia ultra e djathtë AfD, ku avancimi mund të mos jetë i lehtë.

Dhënia e shtetësisë gjermane pritet të vështirësohet

Derisa të arrihet një lidhje "e vërtetë" e dëshirueshme e shtetasve të rinj me Gjermaninë, partitë konservatore, CDU/CSU dhe socialdemokratët e SPD duan të ashpërsojnë më tej ligjin e shtetësisë. Për këtë informoi fillimisht Bild-Zeitung, pastaj edhe burime të tjera.

Ashpërsimi konsiston në një sanksionim të fortë që po përgatitet: në të ardhmen, të gjithë ata që falsifikojnë çertifikatën e provimit të gjermanishtes dhe kapen, nuk do të kenë të drejtë të aplikojnë sërish për shtetësinë gjermane pa kaluar 10 vjet.

Edhe po ta riparaqesin me ankimim aplikimin gjatë periudhës së bllokadës dhjetëvjeçare, kjo nuk do të sjellë dobi. Pasi ata do të jenë shënuar në një regjistër të posaçëm, që shpejton refuzimin e kërkesës, refuzim të mbështetur në ligjin e ndryshuar.

Më tej: personi do të futet në një bllokadë dhjetëvjeçare deri sa të lejohet të riaplikojë, edhe po ta ketë marrë (joligjërisht) shtetësinë. Pra kur mashtrimi i tij zbulohet pasi ai person e ka marrë tashmë shtetësinë gjermane.

Për këtë ndryshim të ligjit, të kërkuar në Komisionin  e Brendshëm të Bundestagut nga partitë në pushtet, Bundestagu planifikohet të votojë këtë vit.

Dihet se natyralizimi i përshpejtuar pas tre vjetësh për persona të mirëintegruar, i miratuar nga qeveria e kaluar, u anulua që në tetor. Këtë të premte (05.12.) ishte sipas planit hedhja në votë edhe e heqjes së detyrimit për shtetin, që të të paguajë një avokat, në rast se të paraburgos para dëbimit.  Kjo ide e detyrimit të shtetit për të paguar avokatin ishte një vendim i qeverisë së kaluar.

Sfondi më i gjerë i ashpërsimit të ligjit të shtetësisë

Ligji forcohet si përgjigje ndaj mashtrimeve të vazhdueshme me çertifikatat e gjuhës gjermane. Dihet se të gjithë ata që duan të marrin shtetësinë gjermane, duhet të jenë në gjendje të komunikojnë në jetën e përditshme gjermanisht. Kjo konfirmohet kur ke çertifikatën e gjuhës të nivelit B1.

Por së fundi, javën e kaluar, u identifikuan në jug të Gjermanisë, pesëmbëdhjetë të pandehur kryesorë, që organizonin falsifikimin e  çertifikatave të gjermanishtes në këmbim të parave. Në landet federale të Baden-Württembergut dhe Hessenit, pati për për këtë kontrolle me forca masive policore.

Thuajse në të njëjtën kohë vitin e kaluar, për të njëjtën vepër penale u nxorr para Gjykatës së Landit në Bonn një grup falsifikuesish. Ata kishin fituar miliona nga falsifikimi i çertifikatave gjuhësore, të cilat i shisnin me çmime deri 3000 euro. Ashpërsimi i ligjit të shtetësisë në këtë drejtim synon të ketë efekt parandalues./DW

gjermani

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë